Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Berisha: AKI dekonspiroi komplet regjimin e Serbisë – përmes Popoviqit

The Geopost August 12, 2025 3 min read
Share the news

Derisa Serbia, përmes luftës hibride, tenton ta sulmojë Kosovën – nga propaganda, dezinformimi, sulmet kibernetike, grupet kriminale e deri te arrestimet – Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, përmes një veprimi që ndodhi këto ditë, ka dekonspiruar të gjithë politikën, spiunazhin dhe mentalitetin e regjimit serb. Kështu vlerëson eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha derisa shton se arrestimi i zyrarit serb, Igor Popoviq është dëshmia më e mirë e gjithë këtij dekonspirimi.

“Qershia mbi tortë – jo veç karshi Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan ai në Facebook.

Sipas Berishës, arrestimi i Popoviqit ishte gjuajtje në shenjë që sfaqi bashkëpunimin e tij me BIA-n serbe, i tregoi BE-së që Serbia nuk kursen as ata në luftën kibernetike, duke incizuar paligjshëm edhe zyrtarët ndërkombëtarë, si dhe shfaqi sa amator dhe i mbetur mbrapa është në këtë çështje shërbimi sekret serb – zyrtarë të lartë që përgjojnë me pajisje të vjetra, ruajnë përgjime në telefona personalë dhe nuk zbatojnë as standardet minimale të sigurisë operative.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10223477196157963&set=a.3839358322363

Arrestimi i Igor Popoviqit, shton ai, tregoi se regjimi serb forcën e ka vetëm në deklarata.

“Ai fyeu e dezinformoi për UÇK-në, por kur u arrestua, me kokë ulur pranoi marrëveshje me institucionet e Kosovës”, shkruan Berisha.

Sipas tij, ky rast nuk është vetëm politik por një shembull praktik i ekspozimit të një operacioni hibrid, ku ndërthuren spiunazhi klasik, dezinformimi dhe dobësitë në sigurinë teknologjike.

“Paraqiti të vërtetën e regjimit të Vuçiç tek vet qytetarët serbë – që “trimërohen” kur shkojnë në shtëpi, e sa ikin në Beograd, e rinisin propagandën duke thënë se është detyruar me presion të bëjë marrëveshje. Një tentim i lodhët për t’u arsyetuar para një publiku që e kanë ushqyer për vite me propagandë, sidomos anti-shqiptare. Në mesin e shumë rasteve që kanë ndodhur kohëve të fundit, institucionet e sigurisë së Kosovës, edhe njëherë dhe sidomos me këtë rast, e treguan se janë një forcë elite, pavarësisht se janë më të rejtat”, thotë ai në shkrimin e tij.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur që

I akuzuari Igor Popoviq është dënuar me gjobë prej tre mijë eurosh dhe dëbim prej dy vjetësh, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë, sipas vendimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 18 korrik 2025, rreth mesditës, Popoviq ka mbajtur një fjalim publik në Rahovec me përmbajtje që, sipas Prokurorisë, nxit urrejtje dhe përçarje ndëretnike. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë deklarata që cilësohen si nxitëse ndaj grupeve etnike.

Për arrestimin e më pas edhe pranimin e fajësisë nga ana e Popoviq, reagime pati edhe në Serbi.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Inteligjenca ukrainase zbulon bisedime sekrete të mbrojtjes midis Rusisë dhe Indisë për të formësuar paktin ushtarak 2025-2026
Next: Dorëzohet Dodik, paguan gjobën për të mos mbajtur burgun

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.