Në një dëgjim të zhvilluar në Komitetin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ligjvënës amerikanë dhe ekspertë të sigurisë paralajmëruan se moszgjidhja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të krijojë paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia mbetet një nga pikënyjet kryesore të ndikimit rus në rajon.
Zyrtarë dhe studiues të fushës së politikës së jashtme u shprehën se marrëdhëniet Kosovë–Serbi janë një nga faktorët më të rëndësishëm që po e pengojnë konsolidimin e sigurisë në Evropën Juglindore.
Sipas tyre, Serbia vazhdon të mbajë qëndrim të dyfishtë në raport me Perëndimin, duke kultivuar aleancën strategjike me Rusinë. Ata theksuan se ndikimi rus në Beograd po reflektohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës.
“Çështja e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është vetëm një konflikt i ngrirë, por një burim aktiv i paqëndrueshmërisë në Ballkan”, u tha gjatë dëgjimit. “Sa herë që intensifikohen tensionet, rrezikohet jo vetëm Kosova, por edhe siguria më e gjerë euro-atlantike.”
Në raportim u theksua gjithashtu se Serbia po e përdor hapësirën institucionale dhe politike në Bosnje e Hercegovinë përmes Milorad Dodikut, duke e shtuar presionin mbi strukturat shtetërore të Bosnjës dhe duke e thelluar krizën e brendshme.
Disa prej folësve kërkuan që Shtetet e Bashkuara të rishikojnë qasjen “e pabalansuar” ndaj dy vendeve, duke theksuar se trajtimi simetrik i Kosovës dhe Serbisë nuk reflekton realitetin në terren.
“Serbia nuk mund të vazhdojë të shihet si aktor neutral. Beogradi po mbështet vazhdimisht struktura destabilizuese dhe po refuzon njohjen e realitetit në Kosovë”.
Dëgjimi u mbyll me thirrje që diplomacia amerikane të forcojë presionin mbi Serbinë dhe të rrisë angazhimin me Kosovën, në mënyrë që të shmangen skenarët e përshkallëzimit dhe të stabilizohet rajoni./TheGeoPost.
https://www.youtube.com/watch?v=b6OTytjZysc

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi