Sulmet e fundit ruse ndaj objekteve energjetike në Ukrainë këtë dimër synojnë, sipas zyrtarëve ukrainas, të thyejnë rezistencën e popullit dhe të detyrojnë vendin të pranojë kushtet e Moskës.
Një valë të ftohtë ekstreme, me temperatura që në Kiev arritën deri në -17 gradë Celsius, shoqëroi sulmet, duke privuar mijëra banorë nga ngrohja dhe energjia elektrike. Më 15 janar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpalli gjendje të jashtëzakonshme në sektorin energjetik, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të sulmeve mbi jetën e përditshme të qytetarëve.
Edhe pse shumë zona janë rimëkëmbur pjesërisht, zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se sulmet e vazhdueshme janë një mjet i qartë për të detyruar qytetarët në nënshtrim. Një zyrtar i quajti këto veprime “një përpjekje për të shkatërruar njerëzit”, ndërsa banorët e Kievit tregojnë se, pavarësisht të ftohtit, janë të vendosur të mos dorëzohen. Një qytetare tha për gazetarët: “Është shumë e vështirë, por është më mirë të jetosh në të ftohtë dhe errësirë sesa nën një flamur rus.”
Paralelisht, Kremlini dhe mediat pro-ruse kanë intensifikuar fushatat e dezinformimit, duke fajësuar udhëheqjen ukrainase për krizën energjetike dhe duke paraqitur shkatërrimin e infrastrukturës si një masë të nevojshme. Sipas këtyre narrativave, qytetarët ukrainas do të përjetojnë dhimbje si pasojë e vendimeve të qeverisë së tyre, dhe jo për shkak të sulmeve ruse me raketa dhe dronë.
Ekspertët rusë dhe komentatorët pro-Kremlin shpesh përshkruajnë krizën energjetike si një problem teknik që vetëm përfundimi i luftës sipas kushteve ruse mund ta zgjidhë. Në disa artikuj triumfalistë, sulmet ndaj objekteve energjetike shihen si një strategji për të maksimizuar vuajtjet e qytetarëve dhe për të vënë presion mbi Kievin, raporto EUDisinfo.
Madje, artikuj të cituar nga media perëndimore, si New York Times, janë rishkruar dhe manipuluar në Telegram për të përforcuar mesazhin pro-Kremlin, duke paraqitur vuajtjet si një shenjë se populli ukrainas është i gatshëm të dorëzohet.
Analistët nënvizojnë se kjo është një strategji e dyfishtë e Rusisë: përdorimi i dimrit dhe privimi nga energjia për të shkaktuar dhimbje fizike, dhe shfrytëzimi i kësaj dhimbjeje në propagandën pro-Kremlin për të minuar moralin dhe rezistencën e ukrainasve. Ukraina përballet jo vetëm me të ftohtin dhe mungesat, por edhe me një luftë psikologjike të orkestruar nga Moska.
Ky valë sulmesh dhe manipulimi mediatik tregon qartë se luftra nuk është vetëm në front, por edhe mbi qytetarët dhe perceptimet e tyre, duke e kthyer nevojën për ngrohje dhe energji në një armë të dhunshme për të shtypur moralin dhe për të ndikuar në qëndrimin politik të popullit ukrainas.
The Geo Post

Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
Si po e ndihmojnë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut Rusinë në përballjen me Perëndimin
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë