Bashkimi Evropian ka shprehur mbështetje të fuqishme për ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke përshëndetur vendimin e përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, për të përdorur kompetencat e tij të Bonit në funksion të përgatitjeve për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2026.
Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke e quajtur Schmidt-in “shkatërrues të BeH-së”. Në një konferencë për shtyp në Banja Llukë, Dodik deklaroi se veprimet e Schmidt përfaqësojnë “shembjen e politikës evropiane” dhe akuzoi përfaqësuesin e lartë për veprimtari të paautorizuar dhe antikushtetuese.
Megjithatë, sipas BE-së, vendimi i Schmidt – që i mundëson Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fillojë prokurimet për zgjedhjet e planifikuara në tetor 2026 – ishte i domosdoshëm për shkak të mungesës së buxhetit shtetëror për vitin 2025, që kishte vënë në rrezik të madh organizimin e zgjedhjeve. BE-ja theksoi se ndërhyrja ishte e vetmja rrugë për të siguruar funksionimin e institucioneve demokratike.
“Ruajtja e besimit të qytetarëve në zgjedhje është thelbësore për të ardhmen evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës”, u tha në deklaratën e BE-së.
/The Geopost

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999