Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Paraburgim për ish-pjesëtarin e MPB-së së Serbisë, i dyshuar për kidnapimin e Milan Vukashinoviqit në Kosovë

The Geopost December 24, 2025 3 min read
Share the news

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ish-pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, i dyshuar për përfshirje në rastin e rrëmbimit të shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq.

Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit me inicialet V.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet nga data 20 dhjetor 2025 deri më 19 janar 2026.

I dyshuari është arrestuar më 20 dhjetor 2025 në fshatin Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në kidnapimin e Milan Vukashinoviqit më 1 nëntor 2025.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se i arrestuari kishte qenë pjesëtar i MPB-së së Serbisë dhe më pas ishte integruar në Policinë e Kosovës sipas Marrëveshjes së vitit 2013, nga ku kishte dhënë dorëheqje. Sipas Sveçlës, ekzistojnë dyshime të bazuara se ai ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur vazhdimisht strukturat e sigurisë së Serbisë.

“Dyshohet se i arrestuari ka qenë i përfshirë në kidnapimin e Millan Vukashinoviqit, i cili gjatë rrëmbimit është plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi,” ka deklaruar Sveçla.

Ministri në detyrë shtoi se Vukashinoviq dyshohet se ka pasur kontakte me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë së Serbisë, se ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë serbe, si dhe se së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

Milan Vukashinoviq
Milan Vukashinoviq

Pas urdhëresës së Gjykatës, autoritetet kanë bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar nëntë telefona celularë, një laptop, tre dokumente në format A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë dhe një tytë arme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Millan Vukashinoviq, shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, në afërsi të Leposaviqit, nga xhandarmëria serbe më 1 nëntor 2025.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Mitrovicës ka intervistuar nënën e viktimës dhe persona të tjerë të afërt. Mediat raportuan se një ditë pas incidentit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme kishte inspektuar zonën kufitare ku dyshohet se ndodhi rrëmbimi.

Sveçla ka deklaruar se Vukashinoviq është rrëmbyer për shkak të kundërshtimit të tij ndaj Listës Serbe dhe se po trajtohet në një spital në Nish të Serbisë, duke shtuar se atij po i mohohet mbrojtja ligjore. Ai ka bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë dhe të ndërmarrë masa ndëshkuese për, siç është shprehur, parandalimin e veprimeve destabilizuese në rajon.

Sipas informatave, ndaj Vukashinoviqit kishte pasur edhe më herët sulme dhe kërcënime, përfshirë një sulm me eksploziv ndaj veturës së tij rreth një vit e gjysmë më parë.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se hetimet lidhur me rastin e plagosjes dhe rrëmbimit janë duke vazhduar./TheGeoPost.

Tags: Kosovë Milan Vukashinoviq Serbi

Continue Reading

Previous: Rusia sponsorizon turne futsalli në Serbi, pjesëmarrës edhe një ekip nga veriu i Mitrovicës
Next: Beogradi ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës: Punësime në institucionet paralele në këmbim të votës

Kuvendi i Shqipërisë është goditur nga një sulm kibernetik – përfshihen hakerë të lidhur me Iranin 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kuvendi i Shqipërisë është goditur nga një sulm kibernetik – përfshihen hakerë të lidhur me Iranin

The Geopost March 11, 2026
Parlamenti serb miraton raportin propagandistik për Kosovën 3 min read
  • Ballkan

Parlamenti serb miraton raportin propagandistik për Kosovën

The Geopost March 10, 2026
Dezinformimi i Kremlinit mbi Ukrainën dhe Kosovën përhapet përmes mediave në gjuhën shqipe 8 min read
  • Ballkan

Dezinformimi i Kremlinit mbi Ukrainën dhe Kosovën përhapet përmes mediave në gjuhën shqipe

The Geopost March 10, 2026
Rrugëtimi 10-vjeçar i Ushtrisë së Kosovës – procesi i transformimit ka hyrë në vitin e tetë 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Rrugëtimi 10-vjeçar i Ushtrisë së Kosovës – procesi i transformimit ka hyrë në vitin e tetë

The Geopost March 10, 2026
Instituti “Octopus”: Serbia po rreshtohet me boshtin ruso-kinez kundër Kosovës, kërcënim për paqen në rajon 4 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Instituti “Octopus”: Serbia po rreshtohet me boshtin ruso-kinez kundër Kosovës, kërcënim për paqen në rajon

The Geopost March 10, 2026
Ndikimi rus në Mal të Zi, paralajmërohen pasoja nëse arrestohet Milo Gjukanoviqi 3 min read
  • Ballkan

Ndikimi rus në Mal të Zi, paralajmërohen pasoja nëse arrestohet Milo Gjukanoviqi

The Geopost March 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.