Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Siguri

Instituti “Octopus”: Serbia po rreshtohet me boshtin ruso-kinez kundër Kosovës, kërcënim për paqen në rajon

The Geopost March 10, 2026 4 min read
Share the news

Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për Kosovën dhe pretendimet që lidhen me vitin 2030 përbëjnë vazhdimësi të një politike agresive ndaj Kosova, ka thënë drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi.

Ai në një intervistë për EO vlerëson se deklaratat e tilla dëshmojnë për një diskurs të vazhdueshëm të militarizuar nga Serbia ndaj Kosovës.

“Për fat të keq, kemi të bëjmë me vazhdimin e një politike agresive kundrejt Kosovës. Nuk është asgjë e re në diskursin e militarizuar të Serbisë kundrejt Republikës së Kosovës, që dëshmon për një qasje të përforcimit të rreshtimit të saj me boshtin revizionist ruso-kinez, dhe që kalkulon në përpjekjet e veta për të përfituar kohë me qëllim të realizimit të apetiteve politike të Serbisë që janë ekspansioniste kundrejt Kosovës dhe jo vetëm kundrejt Kosovës, nëse i referohemi projektit të ‘Botës Serbe’”.

“Pra, kemi të bëjmë me një vazhdimësi të politikës agresive nga Beogradi zyrtar, e cila në vlerësimin e Institutit Octopus, përbën momentin e fundit ku qasja e komunitetit euro-atlantik duhet të ndryshojë nga menaxhimi i Serbisë në kushtëzimin e Serbisë, sepse nuk njeh gjuhë tjetër Serbia si burim destabilizimi në Ballkanin Perëndimor. Pra, në qoftë se do të tolerohet edhe më tutje me projektin e Serbisë 2030, Serbia do të manovrojë edhe më tutje si një aleat besnik i Rusisë për të realizuar qëllimet e saj ekspansioniste në Ballkan, dhe kjo është kërcënimi më i madh hibrid për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ai.

Drejtori i institutit ka folur edhe për situatën e brendshme në Serbi dhe mungesën e hapësirës për zëra kritikë ndaj politikave të regjimit të Vuçiqit.

“Për fat të keq, ajo çfarë ne vërejmë në Serbi është një propagandë agresive e përfshirjes së të gjithë aktorëve atje nën komandën e regjimit të Vuçiqit, përkundër pak zërave liberalë që nuk gjejnë hapësirë për të shprehur kundërshtimin dhe qasjen ose kritikën ndaj kësaj politike të gabuar, e cila rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka thënë ai.

Fetoshi ka theksuar se është e domosdoshme që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të vijnë mesazhe më të qarta dhe masa konkrete ndaj Serbisë.

“Ajo çfarë ne vlerësojmë është domosdoshmëria që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të vijnë mesazhe të qarta, më konkrete, dhe të ndërmerren masa në përputhje me veprimet e Shteteve të Bashkuara përmes sanksioneve dhe përmes Aktit Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare ndaj Serbisë. Që edhe Brukseli të fillojë masat konkrete ndaj Serbisë me qëllim që ta disiplinojë atë sa i përket diskursit kërcënues dhe militarizuar kundrejt Kosovës, dhe që ta disiplinojë atë mbi domosdoshmërinë e pranimit të realitetit të ri gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor me Republikën e Kosovës. Ashtu siç e kanë ritheksuar Serbia duhet të detyrohet të sillet në mënyrë konstruktive drejt epilogut të procesit të dialogut me njohjen reciproke mes dy vendeve, si zgjidhja e vetme që do t’i ndihmonte përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka deklaruar.

Sipas Fetoshit, reagimet nga institucionet e Kosovës ndaj deklaratave të tilla janë të domosdoshme.

“Mendoj që ka pasur vazhdimisht reagime dhe besoj që reagimet janë të domosdoshme në kuptimin e kundërpërgjigjes ndaj kërcënimeve që paraqet ky diskurs i Vuçiqit. Mirëpo, në anën tjetër, siç e thashë, kemi të bëjmë me vazhdimin e logjikës së njëjtë, me vazhdimin e diskursit agresiv, me vazhdimin e një politike e cila ëndërron rikthimin e Kosovës dhe realizimin e apetiteve të saj hegjemoniste”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se faktorët ndërkombëtarë duhet të kenë rol kyç në përmbylljen e konfliktit mes dy vendeve.

“Në këtë kuadër mendoj që faktorët që duhet të tregojnë vëmendje të shtuar janë faktorët ndërkombëtarë, me Bashkimin Evropian si ndërmjetës dhe me SHBA-të si faktor kyç për t’i dhënë shans përmbylljes së duhur të konfliktit përmes njohjes reciproke”, ka shtuar ai.

Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq derisa prezantoi strategjinë kombëtare “Serbia 2030” tregoi hapur oreksin e tij territorial, duke përfshirë dhe Kosovën si pjesë të hartës politike dhe ushtarake të vendit të tij, pavarësisht se pretendoi se nuk kërkon luftë, por vetëm paqe.

“Kushtetuta e Republikës së Serbisë thotë pa mëdyshje se Kosova është një krahinë autonome brenda Serbisë. Kjo është shkruar edhe në Kartën dhe në rezolutën e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht nëse disa në botë e pranojnë apo jo. E vetmja zgjidhje për Kosovën është biseda! Pa konflikte apo luftë, por dialogu, dhe vetëm dialogu… Fatkeqësisht, sot nuk kemi partner për bisedime, dëshira e tyre e vetme është dëbimi i serbëve nga atdheu i tyre shekullor. Ne duhet të forcojmë shkollat, spitalet dhe njerëzit tanë si themel të qëndrimit në Kosovë”, tha Vuçiq.

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: NATO riafirmon mbrojtjen e aleatëve pasi kap raketën drejt Turqisë
Next: Rrugëtimi 10-vjeçar i Ushtrisë së Kosovës – procesi i transformimit ka hyrë në vitin e tetë

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

The Geopost September 13, 2026
Nga “shfajësim” te “dënim i rëndë”: Si po manipulon Vuçiqi me deklaratat për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së 3 min read
  • Ballkan

Nga “shfajësim” te “dënim i rëndë”: Si po manipulon Vuçiqi me deklaratat për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

The Geopost September 12, 2026
“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

The Geopost September 12, 2026
25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan 3 min read
  • Ballkan
  • News

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

The Geopost September 12, 2026
Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.