Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Beogradi ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës: Punësime në institucionet paralele në këmbim të votës

The Geopost December 24, 2025 2 min read
Share the news

Serbia ka vazhduar lojën e saj për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë dhe të ndikojë në votën e lirë, nëpërmjet punësimit.

Një shpallje e një konkursi nga Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë për 350 vende të reja pune në institucionet paralele shëndetësore serbe në Kosovë, vjen në një moment politikisht të ndjeshëm – në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë serbe, siç shkruan radio serbe “kim”, ‘bëhet fjalë për 300 vende të reja pune të shpallura së fundmi dhe 50 të tjera nga një konkurs i hapur më 22 dhjetor 2025’, të gjitha në kuadër të të ashtuquajturit sistem shëndetësor serb në Kosovë.

Në Beograd, këtë veprim e paraqesin këtë si “kujdes për popullin serb” dhe si mbështetje për qëndrimin e tyre në Kosovë, KosovaPress mëson nga burime të veta se “buxheti i ndarë për këto konkurse nuk mund të mbulojë këto konkurse, Serbia ka fryrë numrin e tyre me qëllim të ndikimit te serbët e Kosovës për të marrë më shumë vota për Listën Serbe.”

Kjo nuk është hera e parë që Beogradi vepron në këtë mënyrë. Edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara, ishte vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai që publikisht njoftonte hapjen e vendeve të reja të punës në institucionet paralele në Kosovë, duke i përdorur këto masa si instrument politik në momente kyçe zgjedhore.

Hapja e vendeve të punës në institucionet paralele pikërisht gjatë fushatës zgjedhore ngre dyshime për përdorim politik të punësimeve, me qëllim ndikimin në vullnetin elektoral të komunitetit serb në Kosovë.

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Paraburgim për ish-pjesëtarin e MPB-së së Serbisë, i dyshuar për kidnapimin e Milan Vukashinoviqit në Kosovë
Next: Vota në këmbim të punës: Roli i Serbisë në manipulimin elektoral në Kosovë

Pas dëbimit nga Mali i Zi, themeluesi i rrjetit rus Rybar mbërrin në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Pas dëbimit nga Mali i Zi, themeluesi i rrjetit rus Rybar mbërrin në Serbi

The Geopost October 10, 2026
Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia? 6 min read
  • Ballkan
  • News

Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?

The Geopost October 10, 2026
I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin parazgjedhor të SNS me djalin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan
  • News

I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin parazgjedhor të SNS me djalin e Vuçiqit

The Geopost October 10, 2026
Mali i Zi do ta dëbojë kreun e rrjetit të lidhur me operacionet hibride ruse, Rybar 4 min read
  • Ballkan
  • News

Mali i Zi do ta dëbojë kreun e rrjetit të lidhur me operacionet hibride ruse, Rybar

The Geopost October 10, 2026
Kërcënime me bomba ndaj institucioneve në Shqipëri, mesazhet përmendin Kosovën 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kërcënime me bomba ndaj institucioneve në Shqipëri, mesazhet përmendin Kosovën

The Geopost October 9, 2026
EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.