Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 240-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.
Moska bërët të ditur të hënën se nuk do t’i dërgojë një mesazh urimi Shteteve të Bashkuara për të shënuar Ditën e Pavarësisë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se urimet “vështirë se mund të konsiderohen të përshtatshme” duke përmendur ato që ai i quajti “politika jomiqësore” të Shteteve të Bashkuara.
SHBA-të e kanë kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Uashingtoni i ka dërguar Kievit armatime si dhe e ka ndihmuar atë me stërvitjen e trupave ushtarake të vendit, ndërsa udhëheq përpjekjet për sanksione kundër Rusisë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar udhëheqësit e mëparshëm amerikanë për festën, përfshirë ish-presidentët Donald Trump dhe Barack Obama.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një postim në Twitter të hënën ka uruar Presidentin Biden dhe popullin amerikan për “paqe e prosperitet”.
“E vlerësoj ndihmën që paraprin të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, sikurse liria, demokracia e pavarësia”, shkruante zoti Zelenskyy.

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit