Amerikanët insistojnë se nuk ka prova të qarta për tërheqjen e trupave ruse nga kufijtë e Ukrainës dhe se Putin mund ta sulmojë atë në ҫdo moment, transmeton Gazeta Metro.
SHBA’të ende insistojnë se një sulm rus mbi Ukrainën është shumë i mundshëm dhe nuk lëvizin nga qëndrimi se të gjithë amerikanët e mbetur të largohen nga Ukraina. Madje edhe Ambasada e SHBA’ve është evakuuar nga Kievi në drejtim të Lvivit.
Kristina Kvien, ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, pranoi se amerikanët kanë shkatërruar dokumente të ndjeshme dhe kanë hequr serverët e kompjuterave përpara se të largoheshin nga kryeqytetin ukrainas.
E pyetur në një intervistë për mediumin Fox News se nëse Putin po bënte bllof me kërcënimin për pushtim të Ukrainës, ambasadorja tha: “Frikësohem se jo”.
Po ashtu, ajo theksoi se nuk ka prova për tërheqje të trupave ruse në afërsi të Ukrainës dhe se mbi 150.000 forca ushtarake ende janë të gatshme për sulm.
Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken u deklaruan rishtaz se sulmi rus është i mundshëm dhe kanë kërkuar nga Rusia qetësimin e situatës duke tërhequr trupat.

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj