Ambasada e SHBA-së në Rusi ka paralajmëruar amerikanët në vend “të shmangin turmat” dhe “të kenë plane evakuimi” për t’u larguar nga Rusia, duke cituar raportet e mediave për “kërcënimet për sulme”.
Këshilla shënon një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Rusi në atë që disa vëzhgues tashmë e quajnë një Luftë e re e Ftohtë.
Një njoftim për sigurinë i postuar të dielën në faqen e internetit të ambasadës thoshte: “Sipas burimeve të medias, ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore dhe të metrosë dhe vendeve të tjera të grumbullimit publik në zonat kryesore urbane, duke përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionit të shtuar përgjatë kufirit rus me Ukrainën.”

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999