
“HORROR NË KOSOVË Theret gjimnazisti!” – shkruhet në titullin tronditës të portalit serb Alo për tekstin e publikuar më 22 nëntor, me një fotografi nga operacioni policor i EULEX-it. Nuk është e vërtetë që në Kosovë ka ndodhur një incident i rëndë, siç aludohet nga Alo. Madje, ky portal ka publikuar një titull krejtësisht kontradiktor në lidhje me përmbajtjen e tekstit që ka transmetuar nën titullin e përmendur.
Portali Alo ka publikuar një artikull me titull “HOROR NË KOSOVË Vritet një gjimnazist!”, duke iu referuar lajmit të portalit KoSSev.
Në fjalinë e parë të tekstit, nën titullin tronditës për “tmerrin” dhe “masakrimin”, Alo shprehet se i mituri “fatmirësisht ka pësuar lëndime të lehta”.
Në lajmin e portalit KoSSev thuhet qartë se nxënësi i mitur ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Nxënësi N.K (18 vjeç), sipas policisë, e ka therur me thikë në pjesën e përparme të këmbës të miturin L.M dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”, shkruan KoSSev, e përcjell Alo.
Alo ka përcjellë edhe një citim nga portali KoSSev, i cili edhe një herë thekson se nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda.
“I mituri është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në tekstin e KoSSev dhe portalit Alo, ku po ashtu thuhet se i plagosuri L.M. është dërguar në Qendrën për Punë Sociale për të dhënë deklaratë.