
Aktivistja Aida Çoroviq nga Novi Pazari dje ka dërguar një mesazh që duhet të jetë bubullimë – shteti nuk duhet të mbrojë kriminelët e luftës. Emri i saj dje bëri jehonë në publikun serb. Ajo hodhi vezë në një mural me imazhin e Ratko Mlladiqit dhe pas kësaj ata që supozohet se duhet të mbrojnë popullin, e jo muralet e kriminelë ve të luftë s, e sulmuan atë.
Punonjësit e policisë, të cilët ndodheshin aty pranë dhe që sipas mediave kanë qenë me furgonin e policisë gjatë gjithë ditës të vendosur jo shumë larg muralit, ata nuk kanë reaguar menjëherë kur qytetarët e pranishëm i kanë telefonuar dhe i kanë kërkuar parandalojnë personat me rroba civile që arrestuan Aida Ćoroviqin dhe që supozohet se janë oficerë policie, shkruan Zë ri i Amerikës.
Një video e postuar në Facebook shihet se si Aida Coroviq mbahet me duar në një shtyllë rruge, derisa disa burra me rroba civile duke u përpjekur ta tërheqnin zvarrë.
Pak çaste më vonë, kur Coroviq u përpoq të largohej, një burrë me rroba civile e kapi me dorë, të cilit iu bashkuan edhe të tjerët, ndërsa policët me uniformë bënë një rresht mbrojtë s, duke i distancuar të mbledhurit dhe duke ua mundësuar – me sa duket policëve me rroba civile – ta largojnë Aiden nga aty.
Sipas informacioneve jozyrtare, Coroviq është dërguar në Policinë e Vraçarit, nga ku më pas është liruar.
shkruar për lirinë. Përveç saj është liruar edhe Jelena Jacimovic, e cila ishte arrestuar dje.
Më heret, pas arrestimit të saj, aktivistët kishin paralajmëruar protestë, e cila u mbajt në orën 19:00 para Shtëpisë së Sindikatës.
Lidhur me kë të rast, policia serbe ka arrestuar sot gjashtë persona, siç thuhet në njoftimin e MPB-së, për shkelje të rendit publik te murali i një të dënuari të Hagës dhe ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska Ratko Mlladiq në rrugën “Njegoševa” në Beograd.