Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Ageler porosi qeverisë së re në Shkup: Të eleminohet varësia nga gazi rus

The Geopost June 12, 2024 5 min read
Share the news

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut (RMV), Angela Ageler, tha të marten në Shkup se siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që duhet të tejkalojnë politikën partiake.

“Përfundimi i gazsjellësit Greqi – RMV do ta eleminojë varësinë nga Rusia si dhe kërcënimet për disa ndërprerje të caktuara në furnizimin me gaz natyror”, tha ajo në kuadër të Forumit të 7-të të Energjisë Maqedonase (MEF). “RMV-ja në masë të madhe u rimëkëmb nga fqinjësia e paqëndrueshme energjetike në periudhën e kaluar, por vijnë edhe sfida tjera. E ardhmja e sigurtë energjetike, sjell nevojën për inovacione tjera energjetike duke llogaritur edhe përfundimin e gazsjellësit Greqi – RMV”.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e diversifikimit dhe sigurisë së energjisë për vendin dhe rajonin, si dhe nevojën për të vazhduar lëvizjen drejt energjisë së rinovueshme.

“Si një vend me diell të bollshëm, me vende të bollshme të përshtatshme për energjinë e erës dhe potencial të konsiderueshëm hidroelektrik, ka një sërë mundësish për zgjerimin e energjisë së gjelbër në Maqedoninë e Veriut”, tha Ageler.

Me interkonektorin në Greqi, Ageler tha se RMV do të jetë në gjendje të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë kalimin nga qymyri në burime të tjera. Ajo theksoi se vendi ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e tranzicionit të gjelbër.

Problemi kryesor që e bën RMV-në të varur nga gazi rus është kontrata afatgjate që operatori Bullgar i gazit e ka me Gazpromin rus për transmisionin në linjën e interkonektorit me vendin. Kjo bën që RMV të mos ketë alternativë të gazit rus pasi Gazprom nuk lejon shfrytëzimin e gazsjellësit në Bullgari për transmision të gazit tjetër, përveç atij që vjen nga Rusia. RMV shfrytëzon rreth 400 milion m3 gaz në vit, ndërkohë që më shumë se 220 milion m3 gaz vjen nga Rusia.

Nga ana tjetër, Bullgaria vetë nuk shfrytëzon gazin rus për nevojat e brendshme. Pas agresionit së Rusisë ndaj Ukrainës Moska ndali shitjen e gazit për Bullgarinë për shkak se refuzoi ta paguante me monedhën ruse. Deri vitin 2022 Gazprom-i ishte një nga furnizuesit kryesorë të gazit në Bullgari. Megjithatë, Bullgaria mbeti një nga rrugët e pakta për dërgimin e gazit të Gasprom-it në BE dhe rajon, pas sanksioneve që BE i vendosi Rusisë. Gati gjysma e gazit rus nga gazsjellësi i destinuar për në BE aktualisht kalon përmes Bullgarisë, duke hyrë përmes tubacionit TurkStream.

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, i cili ishte pjesëmarrës i Forumit të sotëm në Shkup, tha se efiçenca energjetike do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, por edhe se përfundimi i gazsjellësit greko-maqedonas nuk do ta kompletojë tablonë pa interkonektorë shtesë për Evropën Qendrore dhe Qendrore-Lindore.

Sipas Mickoskit, paralelisht me tranzicionin energjetik, vendi do të duhet të ketë parasysh edhe aspektet sociale, por edhe për ngrohjen, sepse ndotja duhet të jetë ndër prioritetet kryesore.

“Ne mund të jemi të vegjël, por jemi të rëndësishëm kur bëhet fjalë për lidhjen me vendet dhe tregjet fqinje. Ndaj them shpesh se jemi një pjesë shumë e rëndësishme për sa i përket rrjetit energjetik në këtë pjesë të botës. Prioriteti ynë më i madh në të ardhmen do të jetë balancimi i tregtisë së energjisë, nga njëra anë, dhe krijimi i zgjidhjeve të qëndrueshme, nga ana tjetër. Nevojitet riorganizimi i tregut tonë të energjisë elektrike në mënyrë që në vend të importit, të eksportojmë rrymë”, tha Miskoski.

Pjesëmarrësit e Forumit diskutojnë çështjet e vendosjes së sigurisë dhe sigurisë energjetike në rajon, transformimin e infrastrukturës energjetike, qëndrueshmërinë mjedisore, aplikimin e teknologjisë dhe inovacionit, si dhe financimin e reformave drejt një tranzicioni të gjelbër.

Ekspertët thonë se varshmëria energjetike po bëhet gjithnjë e më sfiduese për shkak të rëndësisë së saj për ekonominë e një vendi. Rritja ekonomike e një shteti është në proporcion të zhdrejtë më kostot e energjisë. Pra, sa më energji të lirë të kesh, aq më konkurrues je në treg dhe rrjedhimisht ke bruto prodhim më të lartë. Kjo është si pasojë e prodhimit, i cili gjithnjë e më shumë bazohet në teknologji dhe makina të cilat punojnë me energji.

Kjo ka bërë që Rusia të realizojë fitime maramendëse ekonomike nga shitja e gazit, ndërkohë që çmimet e të njëjtit i ka shfrytëzuar për të shtrirë ndikimin e saj gjeopolitik. Para agresionit ne Ukrainë, gazi rus ka përbërë rreth 45% të tregut Evropian. Në këtë mënyrë ekonomitë e vendeve të BE-së kanë krijuar një varësi substanciale nga gazi Rus.

Greqia dhe Maqedonia e Veriut vitin e kaluar kanë marrë vendimin përfundimtar të investimit për të ndërtuar një tubacion gazi 123 kilometra. Ndërlidhja e tyre e parë me gaz natyror do t’i jepte Maqedonisë së Veriut një alternativë ndaj rrugës së vetme të furnizimit nga Bullgaria.

Interkonektori i gazit pritet të përfundojë në fund të vitit 2024. Ai do të jetë 100% i gatshëm për hidrogjen, duke mbështetur kalimin në një sistem energjie më të qëndrueshëm dhe me pak karbon në rajon.

Gazsjellësi do të shtojë një rrugë të re të furnizimit me energji për Maqedoninë e Veriut duke forcuar më tej rolin e Greqisë si një portë energjetike për Evropën Juglindore.

Financimi për mbikëqyrjen është miratuar nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB). Granti prej 2.47 milionë eurosh është paguar përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Interkonektori do të kalojë nga Nea Mesimvria në Negotinë përmes vendkalimit Evzoni në Gjevgjeli. Kapaciteti fillestar i tij do të jetë 1.5 miliardë metër kub në vit, me mundësi zgjerimi në tre miliardë metër kub. / The Geopost

Continue Reading

Previous: Vulin pritet nga Shoigu në Moskë, diskutojnë “kundër ndërhyrjeve perëndimore”
Next: SHBA dhe Polonia do të ndihmojnë Ukrainën kundër dezinformatave të Rusisë

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.