Mënyra e Vuçiqit për të rrotulluar njerëzit në krye të organeve që kanë mundësinë e përdorimit legjitim të forcës ndoshta do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në këtë shpërndarje të re të kartave, Bratislav Gashiq, njeriu që në pesë vitet e fundit udhëhoqi Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit, dhe në qeverinë e parë të Vuçiqit ishte në krye të departamentit të mbrojtjes, në të ardhmen do të jetë kreu i Ministrisë së Punët e brendshme.
Me këtë emërim, Gashiq do të mund të “shkrijë” anëtarësimin e tij në Partinë Përparimtare Serbe, të cilën e pezulloi në vitin 2017 për të përmbushur kërkesën ligjore për t’u bërë drejtor i BIA-s.
Çfarëdo funksioni që ai mbante, punët që e ndiqnin nga pozicioni në pozicion ishin të vazhdueshme.
Koha e kaluar në Ministrinë e Mbrojtjes u shënua nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak, ku humbën jetën gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe fëmiu që po përpiqeshin ta shpëtonin. E megjithëse në publik u shfaq versioni se Gashiqi urdhëroi ngritjen e helikopterit, Prokuroria konstatoi se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi penale në këtë aksident. Vetë Aleksandar Vuçiq ka thënë dikur: “Nuk do t’i jap Gashiqin dhe Lonçarin”, duke pretenduar se ministrat e atëhershëm të Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë nuk kanë bërë asgjë të keqe.
Megjithatë, jo shumë kohë pas kësaj, Vuçiq e shkarkoi Gashiqin për shkak të një komenti seksist që u regjistrua nga kamera të shumta. Gjegjësisht, derisa gazetarët po përgatiteshin për të marrë një deklaratë prej tij, Gashiq tha se “i pëlqejnë gazetaret femra që gjunjëzohen lehtë”.
Gashiq “zgjati” edhe një vit e gjysmë pa detyrë, pas së cilës Vuçiq e emëroi në postin e drejtorit të BIA-s. Edhe pse ai ishte dukshëm më pak i ekspozuar ndaj mediave në këtë funksion, aferat e kapën edhe këtu Gashiqin.
Kështu u dëgjua emri i tij vitin e kaluar në procedurën gjyqësore kundër Zoran Jotiq Jotka, kriminel i dënuar nga Krushevci, për shkak të vrasjes. Përkatësisht, një person i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit të Jotiqit është regjistruar duke thënë se “Bratislav Gashiq është në kazan” tek Jotiqi. Drejtori i BIA-s nuk e ka bërë të ditur këtë rast publikisht, përveç se ka paditur portalin KRIK për publikimin e tekstit.
Gashiq nuk bëri reklamë as pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se drejtori i BIA-s ishte duke parë pronarin e plantacionit të Jovanjica, Predrag Koluvija, i cili po gjykohet për lëshimin e 1.6 tonëve kanabis.
Megjithatë, siç tha Vuçiq, kontakti ishte i palidhur dhe Gashiq bëri një shënim zyrtar për këtë.
“Por nuk kam problem që të rishqyrtohet, gjithçka të rishqyrtohet dhe prokuroria të ketë njohuri të plotë që të mund të merret një vendim përfundimtar në gjykatë”, tha Vuçiq.
Me hipotekën e atyre aferave të shumta, Gashiq tani shkon në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke dëshmuar se në Serbi nuk ka histori që mund të dëmtojë rejtingun e partisë në pushtet./Danas/