
Rritja e çmimit të gazit të lëngshëm në Kazakistan ka shkaktuar protesta masive. Trazirat nisën që në ditët e para të vitit, ndërkohë që përleshjet mes protestuesve dhe policisë kanë vazhduar mëngjesin e sotëm në qytetin Alma-Ata. Protestuesit sulmuan ndërtesën e administratës ndërkohë që policia po përdor plumba gome për të thyer turmën.
Kazakistani, një vend me 18 milionë banorë i Azisë Qendrore që ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, është i pasur me burime të energjisë, përfshirë naftën dhe gazin natyror. Andaj, rritja e çmimit të gazit ka nxitur banorët e qyteteve Zhanaozen dhe Aktau të dalin në mitingje për të protestuar kundër këtij vendimi, të cilin Ministria e Energjisë e shpjegoi me faktin se ka rritje ne berzen e shitjeve.
Presidenti i Kazakistanit, Kasim Jomart Tokayev, nënshkroi një dekret për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në rajonin e Almatit. Dekreti gjithashtu vendosi shtetrrethim nga ora 23:00 deri në orën 7 të mëngjesit.
Në protesta janë përmendur edhe pakënaqësi lidhur me çështjet si korrupsioni, papunësia dhe pagat e ulëta.
Sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se 200 persona janë ndalur gjatë protestave “në disa rajone” mirëpo vëzhguesit kanë thënë se shifra reale mund të jetë më e madhe.
Ministria ka thënë se të paktën 95 persona janë plagosur në përleshje.
Reagon Moska
Ka qenë i menjëhershëm reagimi nga presidenca e Putinit, nga ku shprehën shqetsimin e tyre rreth situates ne Kazkistan. Zëdhënësi i Kremlit Peskov tha se ende nuk kane nje kerkese zyrtare per ta ndihmuar Kazakistanin që të tejkalojë këtë situatë, por apeloi që të ketë një zgjidhje nëpërmjet një dialogu të brendshëm, pa ndërhyrje nga jashtë.
Megjithatë, me ligjet e Rusisë, nëse nje shtet i kërkon ndihmë ushtarake apo ndonjë ndërhyrje tjetër, vendimi duhet të merret në parlament (Dumen) dhe pastaj hapet rruga që Putini ta shtrijë edhe ndikimn ushtarak në ndonjë shtet të caktuar.
Nëse do ta shfrytëzojë këtë situatë Putini për të dërguar trupa ushtarake për të mbrojtur presidentin Tokayev ne Kazakistan, do të shihet në ditët në vijim. Megjithatë, protestuesit janë më se të zëshëm në kërkesat e tyre, duke motivuar gjithnjë e më shumë qytetarë t’u bashkohen në protesta, pavarësisht dhunën që sot ka përdorur policia.
Ndërkohë, presidenti i Kazakistanit ka kërkuar ndihmë nga kryeministri Armen Pashinyan në bazë të marrëveshjes CSTO.
Këshilli i Sigurisë Kolektive i CSTO ka marrë vendim për dërgimin e paqeruajtësve në Kazakistan për një kohë të kufizuar me qëllim të stabilizimit të situatës në atë vend, tha kryeministri i Armenisë, Nikola Pashinyan.
Lider i përjetshëm
Kazakistani është vend me sistem formal demokratik, i cili nga pavarsimi në vitin 1990 e deri më 2019 është udhëhequr nga presidenti autokrat Nursulltan Nazarabyev. Ai tani perceptohet si baba i kombit dhe respektohet ende edhe nga diplomatët e huaj. Pas dorëheqjes, kryeqyteti i Kazakistanit u riemërua nga Astana në Nur-Sulltan, për nder të tij. Presidenti i ri Tokayev vlerësohet të jetë nën hijen dhe diktatin pararendësit Nazarabyev. Ndonëse Nazarbayev, 81 vjeç, zyrtarisht dha dorëheqjen si president tre vjet më parë, ai është bërë shënjestër e demonstruesve që thonë: “Plak, largohu!”.
Media pro-Kremlinit i ka portretizuar protestat si pjesë e një fushate më të gjerë perëndimore kundër Moskës dhe aleatëve të saj. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve të mërkurën se këto ishin thjesht “disa pretendime të çmendura ruse” dhe “pjesë e librit standard të dezinformimit rus”.
Kazakistani ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, si fqinje, por së fundmi ka tentuar të ndërtojë raporte edhe me SHBA, BE, Turqinë dhe vendet e rajonit. Bashkë me Rusinë është pjesë e Unionit Euroaziatik dhe, si ish-republikë sovjetike, llogaritet si aleat i Moskës.
G.Venhari
The Geopost