Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Intervista

Noel Hadjimichael: BE-ja s’duhet ta lejojë ndikimin rus në Ballkan

The Geopost July 2, 2023 4 min read
Share the news

“Pushtimi ilegal në Ukrainë ka qenë një mundësi reale zgjimi për njerëzit që jetojnë në shoqëri të sigurta, është rikujtim brutal se si gjërat mund të shkojnë keq kaq spejt”, ka thënë në intervistë për The Geopost Noel Hadjimichael, Kryetar, Rrethi i Mbrojtjes dhe Sigurisë, Klubi Kombëtar Liberal Londër.

Ai lavdëron të rinjtë në Unkrainë, të cilët, sispas tij, kanë qenë të zgjuar dhe të guximshëm me mënyrën se si kanë luftuar.

Tutje flet edhe për ndihmën e madhe të Perëndimit, e cila sipas tij sa shkon e rritet çdo ditë.

“Rusia ka interesat e saj në Ballkan” shton ai, dhe si pasojë ka edhe ndikim, por kjo nuk duhet të lejohet nga shtetet e BE-së.

“Është  e rëndësishme për BE-në, të kesh komunitetet e njerëzve të Ballkanit brenda BE-së, ashtu siç duhet dhe me sukses dhe të respektohen si një partner i barabartë. Unë jetoj në Londër, jam nga Britania e Madhe, ne jemi miq të mirë të Evropës, marrëdhënia jonë, veçanërisht me Ballkanin është më shumë përmes NATO-s dhe NATO është një organizatë që ka vlera, që janë reflektuese dhe pozitive për njerëzit e Ballkanit, njerëzit e Ballkanit duan prosperitet, duan paqe dhe duan siguri dhe ne e dëshirojmë këtë edhe për ta”.

“Ballkani është një pikë e ndezur për Evropën, por kjo nuk mund të lejohet të dalë jashtë kontrollit”, thekson Noel Hadjimichael.

Intervista e plotë :

Geopost: Zoti Noel, faleminderit për këtë intervistë për The Geopost, cilI është komenti juaj një vit pas agresionit rus në Ukrainë, si e shihni këtë situatë për sfidat e Evropës për sigurinë?

Faleminderit që më kërkuat të intervistohem, më e rëndësishmja, unë jetoj në Londër, por me origjinë jam nga Australia, kështu që kam një pamje të hapur, më të madhe se Evropa. Ky pushtim, ky pushtim ilegal ka qenë një mundësi reale, një thirrje zgjimi për njerëzit që jetojnë në shoqëri të sigurta, në shoqëri si Mbretëria e Bashkuar që nuk janë pushtuar kurrë për gati 1000 vjet, pra, ky është një rikujtim brutal se si gjërat mund të shkojnë keq kaq shpejt, por edhe se si të rinjtë, të rinjtë e sotëm janë përgjigjur me kaq sukses, kanë luftuar, ata kanë qenë të zgjuar si dhe të guximshëm në mënyrën se si luftuan.

Geopost: A ka bërë perëndimi mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën të luftojë Rusinë?

Mendoj se emocionalisht, psikologjikisht, politikisht, perëndimi, BE, NATO, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Polonia veçanërisht, ka pasur një ndihmë të madhe. Ajo që na ka treguar, duhet kohë për të kaluar nga një shoqëri civile në ekonomi në një shoqëri ekonomike që është e përgatitur për luftë, kështu që, po, ne mund të kishim bërë më shumë, por po shkon më shpejt dhe më ashpër, çdo ditë çdo muaj po arrin më shumë në Ukrainë.

Geopost: Si e shihni ndikimin rus në Ballkan?

Ballkani ka qenë në histori një vend i kundërshtimeve, një vend lidhjeje, një vend konkurrimi. Rusia ka interesat e saj kombëtare të natyrshme, legjitime dhe strategjike. Ajo dëshiron të jetë e fuqishme në Ballkan, por, njerëzit e Ballkanit, njerëzit që jetojnë atje dhe kanë jetuar atje për qindra vjet, të feve të ndryshme, traditave të ndryshme, gjuhëve të ndryshme, ata duhet të respektohen, ata nuk duhet të kenë ndikim të jashtëm dhe ndikim negativ toksik nga dikush që nuk ka interesin e tij më të mirë në zemër. Është një pikë e ndezur për Evropën; kjo nuk mund të lejohet të dalë jashtë kontrollit.

Geopost: A ka bërë BE sa duhet për të integruar më shpejt shtetet e Ballkanit Perëndimor?

Siç tha më herët në mëngjes kryeministri i Letonisë në konferencën ku gjendemi sot, të kesh njerëz zyrtarisht pjesë e një aleance ose një organizate është shumë e rëndësishme, të kesh komunitetet e njerëzve të Ballkanit brenda BE-së, ashtu siç duhet dhe me sukses dhe të respektohen si një partner i barabartë, është e rëndësishme për ta, por gjithashtu e rëndësishme për BE-në, por, unë jetoj në Londër, jam nga Britania e Madhe, ne jemi miq të mirë të Evropës, marrëdhënia jonë, veçanërisht me Ballkanin është më shumë përmes NATO-s dhe NATO është një organizatë që ka vlera, që janë reflektuese dhe pozitive për njerëzit e Ballkanit, njerëzit e Ballkanit duan prosperitet, duan paqe dhe duan siguri dhe ne e dëshirojmë këtë edhe për ta. /Geopost/

Continue Reading

Previous: Hanna Shelest: Ndikimi rus në Ballkan është në rritje
Next: Andrej Nikolaidis për Geopost: Kisha Ortodokse Serbe është sot, në një kuptim simbolik, ajo që ishte APJ për Millosheviqin

Kateryna Shymkevych: Vuçiç dhe Fico mbajnë gjallë ndikimin e Putinit (Pjesa 1-rë) 9 min read
  • Intervista

Kateryna Shymkevych: Vuçiç dhe Fico mbajnë gjallë ndikimin e Putinit (Pjesa 1-rë)

The Geopost May 11, 2025
Igor Todorov: Rusia po zhvillon një luftë të gjithanshme kundër Perëndimit dhe Ballkani është një nga frontet më të rëndësishme 8 min read
  • Intervista

Igor Todorov: Rusia po zhvillon një luftë të gjithanshme kundër Perëndimit dhe Ballkani është një nga frontet më të rëndësishme

The Geopost May 4, 2025
Sylë Ukshini: Pa përballje me të kaluarën, Ballkani mbetet peng i hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus 9 min read
  • Intervista

Sylë Ukshini: Pa përballje me të kaluarën, Ballkani mbetet peng i hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus

The Geopost April 27, 2025
Nadiia Nesterenko: “Rusia ka punuar shumë për të bindur botën… se nuk ka pasur ndërhyrje ruse” 3 min read
  • Intervista

Nadiia Nesterenko: “Rusia ka punuar shumë për të bindur botën… se nuk ka pasur ndërhyrje ruse”

The Geopost April 20, 2025
Rizanaj: Përmes Listës Serbe synohet që dora e Serbisë të mbetet në Kosovë 6 min read
  • Intervista

Rizanaj: Përmes Listës Serbe synohet që dora e Serbisë të mbetet në Kosovë

The Geopost April 13, 2025
Volodymyr Shcherbachenko: Propaganda është një armë lufte, një armë e përgatitjes për luftë 6 min read
  • Intervista

Volodymyr Shcherbachenko: Propaganda është një armë lufte, një armë e përgatitjes për luftë

The Geopost April 6, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.