Rusia përpiqet të manipulojë me shoqërinë ballkanike, sidomos me atë serbe, duke e përdorur Kishën Ortodokse, thotë historiani ukrainas Vladislav Havrylov në një intervistë për The Geopost.
Derisa flet për krimet e Rusisë në Ukrainë, hulumtuesi i krimeve të luftës thekson se Kisha Ortodokse Ruse është e përfshirë në mbështetjen e pushtuesve rusë dhe se ka fakte kur Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar të mbështesë agresionin rus kundër Ukrainës.
Havrylov thekson po ashtu krimet e tmerrshme ruse, militarizimet detyruese dhe deportimet masive, me ç’rast thotë se kanë identifikuar mbi 20 mijë fëmijë.
“Por ne mendojmë se numri mund të jetë më i madh, sepse pushtuesit rusë përpiqen çdo ditë të vjedhin këta fëmijë dhe t’i zhvendosin në Federatën Ruse”, thotë ai.
Mirënjohës shprehet ndaj Perëndimit për ndihmat, porse thekson se iu duhet edhe më shumë.
Intervista e plotë:
The Geopost: Faleminderit Vladislav për këtë intervistë, për The Geopost. Kemi parë këto ditë shumë sulme nga Rusia në Ukrainë si e shihni dhe si e komentoni atë?
Po, keni të drejtë në fakt, sepse ka shumë bombardime tani nga ana ruse në Ukrainë, shumë raketë ruse që bombardojnë qytetet ukrainase. Unë jetoj në Kyiv dhe ende punoj në Kyiv, dhe hulumtimi im, puna ime, konsiderohet hetim i krimeve të luftës ruse. Dhe veçanërisht kur hetoni krime të luftës ruse … Është e tmerrshme, por është e vërtetë, është jeta jonë, por ne jemi ende të fortë dhe vazhdojmë punën tonë. Është një luftë shumë e vështirë për ne, sepse, siç dini, për fat të keq, Rusia, një vend që është më i madh se Ukraina, dhe shumë ushtarë rusë erdhën si armiq në Ukrainë në vitin 2022. Për shembull, unë jetoj në rajonin e Kyivit, në rajonin e Buchansk dhe një pjesë e këtij rajoni në vitin 2022, veçanërisht në shkurt dhe mars të vitit 2022, ishte nën okupacionin rus dhe ishte një kohë shumë e vështirë dhe tmerruese. Shumë burra ukrainas të rinj shkuan në ushtri. Unë punova në atë kohë si një vullnetar ushtarak dhe u përpoqa të ndihmoja forcat tona ushtarake ukrainase, ngase jam një hulumtues, unë jam një shkencëtar sipas edukimit tim dhe fillova të hetoja dhe hulumtoja veçanërisht krimet e luftës ruse. Po, puna ime hulumtuese, kjo punë hetimore konsiderohet në hetimin e deportimit të detyrueshëm dhe militarizimit të popullit ukrainas, por edhe të fëmijëve ukrainas. Rusia erdhi në një invazion të plotë në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022 dhe kur ata okupuan një pjesë të territorit ukrainas, ata u përpiqën të vjedhin njerëzit ukrainas nga territori i okupuar. Dhe sipas faqes zyrtare të UNHCR, sipas Zyrës së Ombudsmanit të të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, të paktën 2.8 milionë njerëz nga Ukraina janë detyrueshëm deportuar në Rusi. Në këto momente, ne kemi të identifikuar mbi 20,000 fëmijë. Por ne mendojmë se numri mund të jetë më i madh, sepse pushtuesit rusë përpjekën çdo ditë të vjedhin këta fëmijë dhe t’i zhvendosin në Federatën Ruse.
Pas kësaj, kur ata zhvendosin fëmijët ukrainas në Federatën Ruse, ata i vendosin këta fëmijë në qendra akomodimi të përkohshme. Është si kampet verore, shkollat, dhe pas kësaj ata përpiqen të shlyejnë identitetin ukrainas në këta fëmijë dhe përpiqen t’u ndryshojnë emrat dhe, për fat të keq, pala ukrainase nuk ka informacion për këta fëmijë dhe është një situatë shumë e vështirë të identifikohet se cilët, veçanërisht fëmijët ukrainas, janë detyrueshëm larguar, detyrueshëm deportuar në Rusi. Dhe pas kësaj, sidomos për këtë, ata përpiqen të militarizojnë, veçanërisht djemtë e rinj, në moshën nga 6 deri në 17 vjeç. Rusët kanë një numër organizatash paramilitare dhe përpiqen t’u mësojnë djemve ukrainasë mbi mësimet ushtarake ruse, për historinë ruse, për kulturën ruse, por jo edhe me mësimet ukrainase. Ata kryejnë këto krime lufte sepse duan të ndryshojnë identitetin ukrainas dhe përpiqen të rrisin burimet e ardhshme të mobilizuara për ushtrinë ruse dhe ne përpiqemi të mbledhim të gjitha këto fakte dhe përpiqemi t’i analizojmë dhe t’i shpërndajmë në Bashkimin Evropian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto informacione dhe t’i ndihmojmë këta persona të kthehen në Ukrainë dhe përpiqemi ti rehabilitojmë këta fëmijë ukrainas. Por është një situatë shumë e vështirë për ne, sepse ju tregova për më shumë se 20,000 fëmijë që janë detyrueshëm të deportuar, por janë kthyer vetëm 388, vetëm një numër të vogël, dhe kur flasim për ndihmën e Bashkimit Evropian, ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi disa bashkëpunime, për shembull, unë bashkëpunoj me Universitetin e Georgetownit, veçanërisht bashkëpunim për çështjet globale të fëmijëve dhe përpiqemi të shpërndajmë hulumtimin tonë për ta dhe përpiqemi të plasojmë artikujt tanë, hulumtimet tona në media ndërkombëtare të ndryshme. Dhe kemi disa publikime për këto krime lufte. Mund t’ju ndaj me juve disa nga këto artikuj. Dhe përveç kësaj, ne mblidhim informacion veçanërisht për individët e krimeve të luftës. Janë individë ruse, veçanërisht autoritetet ruse, qeverinë ruse, njerëzit në krye të disa komandave ushtarake të ushtrisë ruse që janë të përfshirë në procesin e deportimit të detyrueshëm dhe militarizimit të popullit ukrainas. Dhe ne e mbledhim këtë informacion, e vendosim këtë informacion në listë, si një dokument, dhe e ndajmë këtë listë të sanksionuar me partnerët tanë të avokimit në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas kësaj, ata përpiqen të përmirësojnë sanksionet ndaj këtyre personave.
The Geopost: A i ndihmon demokracia perëndimore aq sa duhet popullit ukrainas për të fituar këtë luftë?
Ne jemi shumë mirënjohës për këtë ndihmë, por kjo nuk është e mjaftueshme për disa nga këto çështje, sepse duhet të kemi gjithnjë e më shumë sanksione ndaj individëve të krimeve të luftës dhe duhet të kemi një shans për të pasur më shumë armë, veçanërisht avionë ushtarakë, raketa dhe armë të ndryshme sepse nuk mjaftojnë për Ukrainën. Rusia ka disa nga këto armë, por ne nuk i kemi në këtë numër. Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi më shumë ndihmë ushtarake dhe të kemi më shumë përkrahje për të ndihmuar Ukrainën. Kjo është shumë e rëndësishme për ne.
The Geopost: Cilat janë ndërhyrjet dhe dezinformatat nga mediat ruse, si mbroni nga kjo, sepse ka shumë rusë që ende jetojnë në Ukrainë, kështu që si e menaxhoni këtë situatë?
Po, ne përpiqemi të analizojmë faktet e dezinformimit rus, veçanërisht në median zyrtare ruse në lidhje me çështjet tona kur hetojmë për deportimin e detyrueshëm të njerëzve. Ata nuk përdorin terma të deportimit. Ata thonë, oh, kjo është thjesht evakuimi i njerëzve nga lufta, ne thjesht duam të ndihmojmë këta njerëz, por është e pavërtetë sepse ata nuk i marrin këta njerëz me dëshirë, sepse disa njerëz duan të kthehen në territorin ukrainas, nuk duan të qëndrojnë në territorin e okupuar dhe nuk duan të shkojnë në Rusi, por Rusia nuk ua jep një zgjedhje dhe i merr detyrueshëm në Rusi, por media ruse thotë se këta njerëz duan të shkojnë në Rusi, por është e pavërtetë dhe ne përpiqemi të analizojmë dhe t’u tregojmë, veçanërisht medias ndërkombëtare, medias perëndimore, që është një e pavërtetë. Hapi tjetër është në lidhje me militarizimin detyrues të fëmijëve ukrainas. Janë krime lufte kundër njerëzimit dhe janë krime lufte kundër ligjit ndërkombëtar. Sepse me ligjin ndërkombëtar, Rusia duhet të dërgojë fëmijët prapa në Ukrainë, por ata nuk e bëjnë këtë dhe thonë thjesht se ukrainasit janë një vend nacist! Është një e pavërtetë, dhe thonë se ata po përpiqen të ndihmojnë ukrainasit të vazhdojnë arsimimin e tyre, është një fakt tjetër për dezinformimin rus, sepse nëse duan të ndihmojnë me arsim, duhet t’u japin mësimet ukrainase, sidomos historinë ukrainase, gjuhën ukrainase. Por ata nuk bëjnë këtë, i japin vetëm mësimet ruse, historinë ruse, gjuhën ruse dhe arsimimin ushtarak rus. Dhe këto janë disa fakte në lidhje me dezinformimin rus në punën tonë.
The Geopost: Si e shihni situatën në Ballkan dhe ndikimin rus në Ballkan, veçanërisht në Serbi?
Po, Rusia përpiqet të manipulojë me shoqërinë ballkanike, sidomos me atë serbe, sepse ata përpiqen të përdorin Kishën Ortodokse. Kemi një situatë të vështirë edhe ne, kur Kisha Ortodokse Ruse është e përfshirë në mbështetjen e pushtuesve rusë dhe ne dimë fakte kur Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar të mbështesë Rusinë, ka tentuar të mbështesë Kishën Ortodokse Ruse dhe ka tentuar të mbështesë agresionin rus kundër Ukrainës. Është një situatë shumë e vështirë për ne dhe dimë për situatën tuaj në Ballkan, ku keni kohë të vështira me Serbinë. Kjo situatë për ne është e njëjtë, sepse kemi një vend të madh pranë kufirit tonë dhe një situatë shumë të vështirë në bisedimet me këto vende, një situatë e vështirë në diplomacinë tonë me to, sepse ato nuk duan të respektojnë pavarësinë tonë. Është një situatë shumë e vështirë për ne dhe për ju, dhe ne e kuptojmë qartë këtë situatë dhe ju mbështesim, ndërsa edhe ju na mbështetni neve.
/The Geopost