Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Intervista

Hanna Shelest: Ndikimi rus në Ballkan është në rritje

The Geopost June 25, 2023 5 min read
Share the news

“Edhe një vit pas pushtimit rus në Ukrainë, situata është shumë e paparashikueshme” ka thënë Hanna Shelest, drejtore e Programeve të Sigurisë në Këshillin e Politikës së Jashtme “Prizmi ukrainas” dhe kryeredaktore i Portalit “Ukraine Analytica”.

Në pyetjen tonë se a ka bërë mjaftueshëm Perëndimi par Ukrainën ajo ka shtuar se “situata po përmirësohet, por nuk mund të thuash për perëndimin si diçka të bashkuar dhe të tërë, ke politikanë të ndryshëm dhe vende të ndryshme. Në përgjithësi, më duket se kemi marrë mbështetjen e atyre që janë të rëndësishëm”.

Më tutje bashkëbiseduesja jonë thekson se, fatkeqësisht, ndikimi rus në Ballkan është në rritje, qoftë përmes kishës, mediave apo aktiviteteve të ndryshme ruse në vendet e Ballkanit, siç janë edhe protestat e fundit në veri të Kosovës, ku sipas saj, ndikim ka edhe faktori rus.

Intervista e plotë:

The Geopost: Hana, faleminderit shumë për këtë intervistë për The Geopost, një vit pas pushtimit rus në Ukrainë, si është situata në Ukrainë?

Shelest: Nuk mund të themi se situata po përmirësohet sepse çdo muaj ndodh diçka e re dhe situata është shumë e paparashikueshme. Ne kemi çliruar 50% të asaj që pushtoi Rusia në ditët e para, por në të njëjtën kohë kemi një shkatërrim total të disa qyteteve në lindje dhe kemi tragjedinë e fundit të hedhjes në erë të digës Kakhovka, prandaj nuk mund të thuash që Situata është e qëndrueshme ose duke u stabilizuar, fatkeqësisht është e njëjta gjendje e rrezikshme sepse ka sulme ajrore të përditshme, ka gjuajtje të përditshme të territoreve përreth Ukrainës dhe ka fatkeqësi të shkaktuara nga Federata Ruse.

The Geopost: A ka bërë mjaftueshëm perëndimi për Ukrainën dhe a e kuptojnë mjaft situatën atje?

Shelest: Patjetër që po përmirësohen por nuk mund të thuash për perëndimin si diçka të bashkuar dhe të tërë, ke politikanë të ndryshëm dhe vende të ndryshme. Në përgjithësi, më duket se kemi marrë mbështetjen e atyre që janë të rëndësishëm, mund të jenë vende të vogla ose të mëdha, nuk ka të bëjë me madhësinë, ka të bëjë me mendimin dhe vullnetin e tyre për të ndihmuar Ukrainën, dhe për Ukrainën mbështetja e Portugalisë nuk është më pak e rëndësishme se mbështetja e Shteteve të Bashkuara, sepse ndonjëherë vendet më të vogla mund të kenë një vullnet më të madh për të ndihmuar Ukrainën, për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh.

Ju keni disa vende që janë të etur për të ofruar armë, keni disa vende që janë të etur për të ofruar mbështetjen ekonomike dhe mbështetjen humanitare të Ukrainës. Pra, në të njëjtën kohë, a është e mjaftueshme kjo, nuk mund ta dini, ju jeni gjithmonë të pakënaqur, veçanërisht në aspektin e armëve, sepse ne kërkojmë armë për tu mbrojtur, jo për të bërë ndonjë agresion kundër Federatës Ruse, thjesht na duhen ato për të çliruar tokat tona, për të de-okupuar tokën tonë, për të çliruar njerëzit që jetojnë atje që të mos kemi tragjedi të reja e të reja siç po përjetojmë, dhe në këtë rast, patjetër që duhen më shumë armë, më shumë municion.

The Geopost: Ju keni udhëtuar shumë në Ballkan, Rusia ka shumë ndikim në Ballkan, veçanërisht në Serbi, si e shihni ndikimin rus atje?

Shelest: Fatkeqësisht, ne shohim se ndikimi rus po rritet, më kujtohet konferenca ime në Budva (Mali i Zi) në vitin 2015, kur po flisja për përvojën ukrainase të vitit të parë, dhe në atë kohë, paralajmërova (dhe kishte njerëz nga të gjitha vendet nga rajoni), shikoni aktivitetet ruse, ata punojnë përmes kishës, ata punojnë përmes mediave, a i njihni bizneset qe ne vendet tuaja janë në pronësi të Federatës ruse, a njihni politikanë që po udhëtojnë shumë? Dhe ata po qeshnin, mos u shqetësoni se nuk jemi ne interesin e tyre dhe e pamë vetëm pas pak vitesh si ndryshoi situata.

Ne pamë tentativën e grushtetit në Mal të Zi, pamë demonstrata në vende të tjera, pamë fushatën kundër hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, shohim incidente Kosovë-Serbi, dhe çdo herë aty kishte rrënjë ruse, madje kishim tentativë për vrasjen e disa prej liderëve në territoret që kanë qenë të gatshëm t’i japin një mbështetje Ukrainës, kështu që për fat të keq, për shkak se vendet e rajonit duke u përqendruar aq shumë në çështjet e brendshme dhe problemet që ekzistonin, humbën vrullin e kapjes dhe prerjes së rritjes së ndikimit rus në rajon.

The Geopost: Kemi incidente në veri të Kosovës, cili është komenti dhe këndvështrimi juaj?

Shelest: Çështja është se me incidente të tilla, sidomos rebelime “spontane” që ndodhin në disa zona, filluam të kërkojmë në rrjetet sociale, filluam të kërkojmë nëse ka pasur ndonjë incident apo thirrje për veprime të tilla sepse fatkeqësisht shumë shpesh mund të gjejmë rrënjët ruse atje ose nga dikush që pretendon se është vendas.

Në SHBA ka pasur raste me “Black Lives Matter”, raste me zgjedhjet, ka pasur shumë raste të tilla edhe në vendet e rajonit dhe ne e dimë se interesi rus është në Serbi dhe në Kosovë.

Vitin 1999 mund ta kujtojmë në mënyrë të përkryer, ata ende, në të gjithë argumentimin e tyre për Krimenë, e mbajnë mend Kosovën. Pra, ata bëjnë paralele me Kosovën, është ende shumë në diskursin propagandistik rus, njësoj me Mitrovicën dhe me mbështetjen e Serbisë, kinse po mbrojnë të drejtat e fshatarëve apo të drejtat sllave, kështu që ajo është gjatë gjithë kohës prezente dhe supozoj se po ndodh një mbështetje e caktuar, qoftë në nivel diplomatik apo politik, qoftë në nivelin e parave, por kjo varet nga shërbimet e sigurisë së vendeve të Ballkanit që të mësojnë më mirë situatën dhe ta zbulojnë çfarë fshihet realisht pas këtyre protestave./The Geopsot/

Continue Reading

Previous: Kryeredaktori i “Novaya Gazeta” për “Geopost”: Shpresoj të mos përballemi më kurrë me një Putin tjetër
Next: Noel Hadjimichael: BE-ja s’duhet ta lejojë ndikimin rus në Ballkan

Rrjeti i fshehtë rus në Ballkan dhe mësimet nga Ukraina, flet Kateryna Shymkevych (Pjesa e dytë) 8 min read
  • Intervista

Rrjeti i fshehtë rus në Ballkan dhe mësimet nga Ukraina, flet Kateryna Shymkevych (Pjesa e dytë)

The Geopost May 18, 2025
Kateryna Shymkevych: Vuçiç dhe Fico mbajnë gjallë ndikimin e Putinit (Pjesa 1-rë) 9 min read
  • Intervista

Kateryna Shymkevych: Vuçiç dhe Fico mbajnë gjallë ndikimin e Putinit (Pjesa 1-rë)

The Geopost May 11, 2025
Igor Todorov: Rusia po zhvillon një luftë të gjithanshme kundër Perëndimit dhe Ballkani është një nga frontet më të rëndësishme 8 min read
  • Intervista

Igor Todorov: Rusia po zhvillon një luftë të gjithanshme kundër Perëndimit dhe Ballkani është një nga frontet më të rëndësishme

The Geopost May 4, 2025
Sylë Ukshini: Pa përballje me të kaluarën, Ballkani mbetet peng i hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus 9 min read
  • Intervista

Sylë Ukshini: Pa përballje me të kaluarën, Ballkani mbetet peng i hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus

The Geopost April 27, 2025
Nadiia Nesterenko: “Rusia ka punuar shumë për të bindur botën… se nuk ka pasur ndërhyrje ruse” 3 min read
  • Intervista

Nadiia Nesterenko: “Rusia ka punuar shumë për të bindur botën… se nuk ka pasur ndërhyrje ruse”

The Geopost April 20, 2025
Rizanaj: Përmes Listës Serbe synohet që dora e Serbisë të mbetet në Kosovë 6 min read
  • Intervista

Rizanaj: Përmes Listës Serbe synohet që dora e Serbisë të mbetet në Kosovë

The Geopost April 13, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.