Drejtuesi i portalit Raskrinkavanje, Darko Brkan thotë se mediet që drejtohen nga Kremlini po ndihmojnë në përhapjen e dezinformatave.
Brkan në një intervistë për The Geopost thekson se Sputinik dhe RT janë ato që po ndihmojnë mediet vendore në Ballkan në shtrirjen e propagandës ruse.
“Njerëzit harrojnë se pjesa më e madhe e dezinformatave vjen nga akterët vendas. Akterët e huaj si Sputnik e RT përdoren vetëm si disa lidhje informacioni me akterët vendas”, thekson Brkan.
Ai shton se ekziston një strukturë e krijuar dezinformuese që po sundon rajonin, që u shërben interesave gjeopolitike të Rusisë në rajon.
“Tashmë ekziston një strukturë e krijuar dezinformuese që sundon rajonin. Do të thosha prej dekadash dhe nuk është diçka e re, madje edhe të dhënat tona që kemi mbledhur gjatë pesë viteve të fundit që Raskrankavanje ka ekzistuar, tregojnë se është madje e mundur të krijohet një strukturë e përcaktuar e rrjeteve të mediave, agjencive që shërbejnë ekskluzivisht për promovim dhe propagandën nëpërmjet algoritmeve kompjuterike, që kryesisht nga njëra anë u shërben disa interesave gjeopolitike që Rusia ka në këtë fushë”, shton ai.
Sipas Brkan, është shumë e lehtë të shihet se si akterët vendorë i amplifikojnë dezinofrmatat ruse.
“Ekziston një numër i madh i akterëve vendorë që amplifikojnë dezinformatat dhe kështu në BeH është shumë e lehtë të shihet ndikimi i dezinformatave për Kosovën, Malin e Zi, lokalizimi i temave për Kosovën po ndodh në BeH dhe Mal të Zi”, shprehet Brkan.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për punën e Raskrinkavanje dhe ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe në përhapjen e narrativave.
Intervista e plotë
The Geopost: Ju jeni themeluesi dhe udhëheqësi i Raskrinkavanje në BeH, i cili shërben si një portal kundër lajmeve të rreme, si funksionon?
Raskrinkavanje është në thelb një portal për kontrollin e informacioneve, pra për renditjen e manipulimeve mediatike. Ideja është të tregojmë në mënyra të ndryshme dhe përmes vlerësimeve të ndryshme që u japim artikujve mediatikë se çfarë lloj manipulimesh mediatike po ndodhin në BeH dhe në rajon, duke mbuluar të gjithë zonën e të folurit.
Aktualisht, ne kemi 14 vlerësime që tregojnë strategjitë e ndryshme që media ose kushdo që prezantohet si media dhe dëshiron të manipulojë informacionin dhe ia bën këtë audiencës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Thee Geopost: Jemi dëshmitarë se si propaganda serbe e drejtuar nga Rusia krijon narrativa të rrezikshme kundër vendeve të rajonit, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Nga përvoja juaj, si e shihni dhe komentoni?
Tashmë ekziston një strukturë e krijuar dezinformuese që sundon rajonin. Do të thosha prej dekadash dhe nuk është diçka e re, madje edhe të dhënat tona që kemi mbledhur gjatë pesë viteve të fundit që Raskrankavanje ka ekzistuar, tregojnë se është madje e mundur të krijohet një strukturë e përcaktuar e rrjeteve të mediave, agjencive që shërbejnë ekskluzivisht për promovim dhe propagandën nëpërmjet algoritmeve kompjuterike, që kryesisht nga njëra anë u shërben disa interesave gjeopolitike që Rusia ka në këtë fushë.
Ekziston një fenomen që ne e quajmë ‘lokalizimi’ i këtyre rrëfimeve, ku këto rrëfime marrin një imazh lokal, ku temat që lidhen me komunitetet lokale këtu janë tërhequr në të vërtetë përmes të njëjtave struktura dhe që në fakt shërbejnë për të mbështetur interesat e të gjithë atyre të cilët i mbështesin, d.m.th., qëndrojnë në anën e Rusisë në atë tablo gjeopolitike. Kjo i referohet shumicës së partive politike nga Serbia, një pjese të partive politike nga BeH, veçanërisht nga Republika Srpska, përkatësisht elementeve të caktuara në vende të tjera të rajonit.
The Geopost: Kremlini, i mbështetur nga propaganda e Kishës Ortodokse dhe Qeverisë së Serbisë, vazhdon të interesohet për Ballkanin. Çfarë duhet të bëjnë këto vende për të përballuar ndikimin rus në Ballkan?
Janë disa nivele, mendoj se në thelb kemi një problem, që është niveli i përgjithshëm i ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe cili është imazhi mediatik dhe cili është vetë informacioni, si bëhet, si konsumohet, është e gjitha një nivel i problemit. Niveli i dytë i problemit është se disa rregulla, të cilat ndoshta nuk do të mund të ndikojmë shumë, sesa ndonjë rregullore botërore, ndoshta një rregullore evropiane që mund të ndikojë në platformat teknologjike për të reduktuar modelet që promovojnë dezinformimin.
Ekziston një nivel i caktuar politik, domethënë shoqëror, ku ne në fakt duhet të njohim se cilat janë këto ndikime të huaja, në kontekstin tonë është ndikimi rus dhe ka të tjera, nga Kina, vendet e Lindjes së Mesme, pjesërisht nga Turqia, në mënyrë që të gjithë kanë nevojë të njihet dhe të kuptohet se çfarë është nga ai tregim dhe cili është informacioni i saktë dhe t’i mësojë njerëzit se si të lidhen me të.
The Geopost: Si e shikon Raskrinkanje nga Bosnja dhe Hercegovina këtë situatë në veri të Kosovës, gjegjësisht a keni vërejtur ndonjë ndikim të huaj propagandistik, rus dhe serb në kombinim?
Gjëja e parë që duhet thënë është se perspektiva që kemi nga Bosnja dhe Hercegovina është se akterët më të fortë lokalë janë kryesisht dhe kjo është ajo që njerëzit harrojnë kur flasim konkretisht për këtë. Njerëzit harrojnë se pjesa më e madhe e dezinformatave vjen nga akterët vendas. Akterët e huaj si Sputnik, RT… përdoren vetëm si disa lidhje informacioni me akterët vendas.
Duhet të kuptojmë se në fakt në një numër të madh rastesh njerëzit mashtrohen nga fakti se nuk ka ndikim të huaj sepse ne lexojmë vetëm mediet vendase. Ato media lokale në një numër të madh rastesh në fakt i shërbejnë interesave të ndikimit të huaj dhe madje ata që luftojnë kundër tij vijnë dhe thonë “e dini çfarë, këtu nuk ka ‘gjurmë ushqimore’ ruse sepse ndikimi i Sputnik-ut dhe mediave të tjera është shumë i vogël“, kjo nuk është e vërtetë.
Ekziston një numër i madh i akterëve vendorë që amplifikojnë dezinformatat dhe kështu në BeH është shumë e lehtë të shihet ndikimi i dezinformatave për Kosovën, Malin e Zi, lokalizimi i temave për Kosovën po ndodh në BeH dhe Mal të Zi. Që Kosova të marrë dimensionin e saj në BeH, ndarjen e territorit, çështjen e vizave, e gjithë kjo shumë lehtë merr një komponentë rajonale që ne e shohim në BeH si diçka që është emocionalisht afër nesh.
Ne nuk e shohim Kosovën si një territor tjetër, por problemin e Kosovës e shikojmë nga perspektiva jonë dhe anasjelltas, çështjen e Malit të Zi. Këto narrativa lidhin problemet tona dhe ndikojnë në reagimet emocionale të njerëzve në vende të tjera, të cilët më pas bëhen edhe më të prirur të besojnë në ndikimin e huaj.
The Geopost: Si e komentoni hapjen e platformës së re Russia Today në Ballkan? A e rrit kjo rrezikun e dezinformimit dhe ndikimit rus në Ballkan?
Secila prej këtyre platformave, veçanërisht ato me ndikim të drejtpërdrejtë të huaj, është një rrezik më vete. Mbetet për t’u parë se si do të shfaqet kjo në këto rrjete që ne identifikojmë dhe sa do të forcohen disa kanale dezinformimi. Mendoj se do ta bëjnë pasi ne shohim teknika të ndryshme manipulimi. Për shembull, ju keni një agjenci që bën një pjesë të punës, keni një lidhje të mundshme me faqet e mediave anonime që bëjnë një pjesë tjetër të punës, kështu që ata përdorin njëri-tjetrin si burime.
Krijohet një rrjet mediash, burimesh, ekspertësh, i cili përdoret sipas nevojës dhe më pas bëhen lehtësisht reportazhe, raporte, deklarata zyrtarësh, ekspertësh. Krijohet një histori që formalisht të duket shumë e mirë dhe që ka elementë shumë të rëndësishëm të një reportazhi gazetaresk dhe që përmban dezinformata në ekspertizën e tij.
Kjo është diçka që ne e shohim dhe që është shumë e rrezikshme për t’u përdorur në këtë rajon. Nga akterët vendas te akterët e huaj, përdoren burime të ndryshme, të cilat Russia Today sigurisht do të ndihmojë që ai rrjet të duket më i besueshëm për njerëzit që duhet t’i besojnë ndikimit të huaj. /TheGeopost/