
Rreth 80% e 600 komenteve të analizuara në mediat sociale në Austri dhe Gjermani janë me një tendencë pro-ruse, thuhet në një deklaratë për shtyp të ZDM-së.
“Dezinformimi rus mund të depërtojë lehtësisht, aty ku na mungojnë njohuritë e caktuara. Ne kemi nevojë për më shumë edukim për çështje komplekse, jo vetëm kontrolle faktesh për ngjarje të veçanta. Qëllimi i propagandës së Kremlinit është të demonizojë Ukrainën për të thyer solidaritetin tonë”, tha Dietmar Pichler, bashkë-themelues I ZDM-së dhe analist i dezinformimit.
“Sanksionet nuk funksionojnë, ato vetëm po na dëmtojnë”, “Fajin e ka Perëndimi”, “Krimet e luftës ruse janë inskenuar” dhe “ukrainasit kanë ndaluar gjuhën ruse dhe kanë ekzekutuar 8 vjet gjenocid në Donbas”, janë shprehjet më të zakonshme të narrativës pro ruse në rrjetet sociale.
Veçanërisht versioni rus i ngjarjeve në Donbas që nga viti 2014 dhe ndalimi i supozuar i gjuhës ruse, u përhap nga rreth 90% e diplomatëve dhe politikanëve rusë në intervista për mediat perëndimore. Propaganda ruse përfiton nga boshllëqet e mëdha në njohuritë e audiencës perëndimore, duke justifikuar kështu pushtimin në vitin 2022. Në fakt, agresioni në Donbas u nis nga kryekomandantët rusë, të iniciuar dhe financuar nga Rusia, si dhe me ndihmën ushtarake të Rusisë. Një figurë kyçe ishte Igor Girkin, ish “ministri i Mbrojtjes” në “Republikën Popullore të Donetskut”. Ai është mbajtur përgjegjës për disa krime lufte, duke përfshirë rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve MH17 në korrik të 2014-ës. Luftimet 2014-2022 në Donbas morën jetën e 3,404 civilëve, në të dy anët e vijës së frontit. Në 3 vitet e fundit, më pak se 100 civilë vdiqën, gati gjysma e tyre nga aksidentet me mina. Kështu, teza e “gjenocidit ukrainas të popullsisë në Donbas” mund të zhvlerësohet qartë; pa ndërhyrjen e gjerë ruse, në radhë të parë nuk do të kishte pasur asnjë konflikt ushtarak.
“Ndalimi i gjuhës ruse”
Në korrik 2022, Vitali Klitschko i dha një intervistë në gjuhën ruse gazetarit ukrainas Dmitry Gordon në Kiev. Seriali i njohur televiziv “Shërbëtorët e Popullit” me Volodymyr Zelenskyy, është kryesisht në Rusisht. Në mars, këngëtari rus Andrey Makarevich ishte i ftuar në TV ukrainas dhe këndoi në rusisht. Këta janë vetëm disa shembuj, por nuk e pengojnë Ministrin e Jashtëm rus Lavrov që të përhapë përsëri pretendimin e rremë se gjuha ruse është e ndaluar në Ukrainë dhe se “do të ishte e rrezikshme të flisje rusisht në Kiev (intervistë në BBC, qershor 2022). Akuzat që çdo vizitor i kryeqytetit ukrainas do t’i njohë menjëherë si absurde, por që shpesh besohen dhe përhapen nga njerëz që nuk kanë lidhje me vendin. Mohimet e krimeve të luftës të Rusisë janë përhapur gjerësisht dhe besohen gjithashtu në mediat sociale. Një rast veçanërisht i rëndë ishte goditja me raketa në qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk, e cila shkaktoi shumë viktima. Versioni i Kremlinit për ngjarjet se “Amstor Mall” është mbyllur që nga muaji mars dhe mund të përgënjeshtrohet në shumë mënyra: ka regjistrime, video dhe fatura nga arka. pak para ndikimit (sulmit) dhe dyqanet reklamonin produktet e tyre në ditët para ndikimit. Megjithatë, ky dezinformim u shpërnda vazhdimisht në mediat sociale, prania e viktimave u mohua dhe u quajt “një komplot kundër Rusisë” nga shumë përdorues në internet.