Fermerët ukrainas si Anatolii Kulibaba nga Bilka kanw vwshtirwsi nga tragjedia pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë. Një bombardim ushtarak rus vrau djalin e tij 45-vjeçar dhe trupat ruse pushtuan fermën e tij, duke e lënë pjesën më të madhe të saj në gërmadha.
“Arat e mia u shkatërruan nga granatimet”, tha Kulibaba për NPR.
Imazhet satelitore nga Maxar Technology të publikuara në fillim të qershorit tregojnë dëmin nga lufta e zgjedhur e Vladimir Putin, e cila synon fermat ukrainase me sulme ajrore.
Duke përdorur imazhe nga NASA, Maxar vlerëson se, krahasuar me shifrat e vitit 2021:
- Fermerët ukrainas mbollën 30% më pak sipërfaqe pranverore.
- Prodhimi i misrit është ulur me 54%.
- Prodhimi i lulediellit është ulur me 40%.
Pushtimi, i cili filloi më 24 shkurt, jo vetëm që shkatërroi shumë fusha të Ukrainës, por gjithashtu ndërpreu mbjelljen e kulturave pranverore dhe transportin e inventarit ekzistues të grurit, tha Maxar, një kompani e teknologjisë hapësinore me seli në Westminster, Kolorado.
Synimi i qëllimshëm i fermave
30 për qind e tokës bujqësore të Ukrainës është ose e pushtuar nga forcat ushtarake ruse ose e pasigurt, sipas ministrisë së bujqësisë së vendit.
Disa zona janë goditur më fort. Në Zaporizhzhia, një rajon (provincë) i vendosur në Ukrainën juglindore, trupat ruse zënë 85% të tokës bujqësore të rajonit, raportoi Zëri i Amerikës.
Zaporizhzhia zakonisht ka prodhuar 2.4 milionë tonë metrikë grurë në vit. Këtë vit fermerët parashikojnë se prodhimi do të arrijë vetëm 236,000 tonë metrikë.
Në fshatin Shestakove, 30 kilometra në verilindje të Kharkiv, imazhet satelitore të marra në prill sugjerojnë “një sulm të qëllimshëm në një objekt të madh të prodhimit bujqësor” të quajtur ferma e qumështit Agromol, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).
CSIS vlerëson se granatimet ruse dëmtuan rëndë gjashtë nga 20 kasolle të bagëtive në fermën e qumështit Agromol. Ferma është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në rajon.
Raportet për vjedhjen e grurit nga Rusia
Maxar tha se imazhet e tij satelitore, që shihen më poshtë, tregojnë gjithashtu se si qeveria e Putinit vazhdon të marrë grurë nga Ukraina dhe ta transportojë atë në rajone të tjera të botës.
Në të majtë, imazhet satelitore tregojnë një anije transportuese me flamur rus të ankoruar në portin e Sevastopolit të Krimesë të kontrolluar nga Rusia duke u ngarkuar me grurë. Ditë më vonë, Maxar tha se satelitët e tij mblodhën imazhe të së njëjtës anije të ankoruar në Siri, me kapakët e saj të hapura dhe gjysmë kamionë të rreshtuar gati për të tërhequr grurin larg (përshkruar në imazhin në të djathtë).
Duke shkaktuar krizë globale
Sipas Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën mbështeten në Ukrainë për furnizimin e tyre ushqimor. Ai tha se lufta rrit çmimet e ushqimit dhe energjisë dhe kontribuon në paqëndrueshmërinë ekonomike dhe ushqimore në disa rajone të botës.
“Plumbat dhe bombat në Ukrainë mund ta çojnë krizën globale të urisë në nivele përtej çdo gjëje që kemi parë më parë”, tha në mars drejtori ekzekutiv i WFP, David Beasley.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vepron në disa fronte për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale. Kjo përfshin:
- Sigurimi i 2.6 miliardë dollarëve ndihmë të re humanitare për sigurinë ushqimore që nga fillimi në shkurt 2022 i sulmit të fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.
- Puna për të rritur prodhimin e plehrave dhe nxitja e partnerëve të bëjnë të njëjtën gjë.
- Bashkimi me aleatët në G7 për të rritur ndihmën humanitare dhe zhvillimore për sigurinë ushqimore.
- Fukusimin në pasigurinë ushqimore të nxitur nga konflikti gjatë presidencës së Shteteve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në maj.