
Portali rus Sputnik Serbia ka publikuar një lajm në të cilin dezinformon për avionin amerikan të patrullimit P-8A “Poseidon”, duke pretenduar rrejshëm se është “aeroplan spiun” dhe se mbikalimi i tij është provokim i SHBA-së dhe NATO-s.
Sputnik Serbia shkruan:
Sipas të dhënave të “Flightradar” mbi Detin e Zi në perëndim të Krimesë është parë një aeroplan spiun amerikan. Avioni P-8A ‘Poseidon’ u ngrit nga baza Sigonella në Sicili.
Analiza:
P-8A “Poseidon” nuk është një aeroplan spiun, siç raportohet nga Sputnik, por një aeroplan patrullimi detar që përdoret për të gjurmuar nëndetëset, anijet dhe monitorimin e korsive detare. Këto misione janë pjesë e strategjisë mbrojtëse të NATO-s për të ruajtur stabilitetin në rajon, veçanërisht në dritën e aktiviteteve ruse në Detin e Zi pas aneksimit të Krimesë.
Avioni po fluturonte mbi ujërat territoriale të hapësirës ajrore të anëtarëve të NATO-s, përfshirë Greqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Fluturime të tilla janë plotësisht të ligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Sputnik, megjithatë, e portretizon këtë operacion si një provokim, duke injoruar rregulloret ndërkombëtare për operacionet ajrore.
/The Geopost