Gjatë tre muajve të fundit, Beogradi filloi zbatimin praktik të “Botës Serbe” me destabilizimin e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, shkruan në Facebook ish Ministri Për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.
“Diplomacia kishtare” serbe, me inteligjencën ruse dhe me kreditë sllavëruese kineze, gati se nuk e falimentuan Malin e Zi. Ambasadori Rus në Beograd vëzhgonte vendosjen e ushtrisë serbe në kufirin verior të Kosovës, ndërkaq që Rusia dhe Kina vazhdonin bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB.
I njejti duet Ruso-Kinez në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, javën e kaluar e mbështeti Dodikun kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, pa reaguar fare kundër planit të tij për shkëputjen e Republika Srpska nga Federata dhe ndezjen e luftës së re.
Alarmin e ngritur në Uashington, e kuptoi edhe Brukseli, i cili dje publikoi strategjinë e sigurisë 10 vjeçare, “EU Strategic Compass”, ku Rusia dhe Kina kualifikohen si kërcënim për BE-në.
Mirëpo, kjo nuk e pengon Serbinë, të përkëdhelurën e BE-së, që ndonëse e negocion anëtarësimin me BE-në, tashmë u anëtarësua në Unionin Euro-Aziatik të Putinit dhe që me fonde të BE-së, paguan kompaninë kineze për ndërtimin e hekurudhës, Budapest-Beograd.
Si mund të negociojë Brukseli me Serbinë, kur kjo e fundit qartë e mbronë aleancën strategjike ruso-kineze?
Javën e ardhshme Vuçiçi takohet në Moskë me Putinin, për të marrë instruksione të reja. Pastaj vazhdon me negociatat për anëtarësim me BE-në.

Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
Sheshi i mbushur me studentë dhe qytetarë: ‘Studentët fitojnë’, mesazhet kundër pushtetit jehojnë në Beograd
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit