Gjithnjë e më shumë po shtohen akuzat dhe faktet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përdorur agresionin rus kundër Ukrainës për fushatën e tij për zgjedhjet e ardhshme. Serbia ka mbetur pothuajse e vetme në Evropë duke refuzuar t’i bashkohet izolimit ndërkombëtar të Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. A do të ndryshojë kjo pas zgjedhjeve në Serbi?
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, megjithatë, ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndonëse ka deklaruar disa herë se “nuk beson se do të kandidojë përsëri”. Presidenti serb, i cili është i bindur se do të fitojë edhe një mandat presidencial, drejtoi një fushatë të pandërprerë. Dihet se ai dhe partia e tij janë të angazhuar në frikësim dhe shantazh për të marrë pothuajse çdo votë, sepse sistemi në Serbi ka kohë që po kalbet dhe fajtori i vetëm për këtë është vetë Vuçiqi.
Duket se ai gëzon mbështetjen e madhe të popullit të Serbisë, por e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Përveç llogarisë në mbështetjen e Rusisë në bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus. Zyrtarët vendas pohojnë se e kanë marrë me një çmim të mirë, çka është pikërisht ajo që po konteston Vuçiq, se në cilën rrugë do të shkojë, nëse është rruga drejt BE-së dhe Perëndimit, apo Rusisë.
Megjithatë, muajin e kaluar, Serbia u pajtua për herë të parë me disa masa kufizuese të Bashkimit Evropian në lidhje me krizën në Ukrainë që nga shpërthimi i saj në 2014. Më 3 mars, Këshilli i BE-së zgjati sanksionet kundër ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë ukrainase që nga koha e mandatit të tij, dhe Serbia, e cila nuk respektoi këtë masë në vitin 2014, tani e ka bërë.
E gjithë kjo tregon se politikës së Vuçiqit për t’u ulur në dy karrige po i vjen fundi dhe se ai ende duhet të vendosë nëse në të ardhmen do t’i drejtohet Perëndimit apo Rusisë.
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, krahu i djathtë i Vuçiqit, deklaroi se nuk pret që qeveria e re serbe të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, ndër të tjera sepse socialistët, të cilët udhëhiqen nga ai, do të marrin pjesë në punën dhe vendimet e saj.
“Ne kundërshtojmë sanksionet kundër Rusisë. Kjo është edhe politika jonë shtetërore për të gjithë tetë vitet e fundit, që nga koha kur Perëndimi ka aplikuar sanksione kundër Rusisë”, përsëriti ai qëndrimin e tij.
Ai ka thënë se do të përpiqet që Serbia t’i qëndrojë “besnike” Rusisë dhe në të njëjtën kohë do të përpiqet që sa më shpejt të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, gjë që është e pamundur.
Te bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet, Daçiq si kryeministër i ardhshëm dhe Vuçiq ende si president, kanë një marrëveshje të fortë për të vazhduar bashkëpunimin pas zgjedhjeve dhe për të ndjekur një politikë të përbashkët, një politikë fillimi i së cilës nuk kishte fund, pikë, por vetëm një presje që fshihet lehtësisht.

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Kush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin që çoi te raporti i Dick Marty-t për Gjykatën Speciale
Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën…
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë