Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Balkans
  • Lajme

Kosovarët në shënjestër: Serbia arreston gjashtë persona dhe rrëmben një tjetër në 2025

The Geopost December 11, 2025 3 min read
Share the news

Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në çështje problematike për qytetarët e Republikës së Kosovës që i përdorin ato për transit.

Gjatë këtij viti, MPJD-ja e Kosovës ka përsëritur disa herë thirrjen që shtetasit kosovarë të shmangin udhëtimin përmes territorit të Serbisë, duke vlerësuar se “Serbia nuk është më një territor, i cili ofron siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të shtetasve të Republikës së Kosovës, në veçanti ndaj shqiptarëve”.

Territori i këtij vendi shfrytëzohet sidomos nga shtetasit që duan të kalojnë në territor të BE-së, duke hyrë fillimisht nga Serbia në Hungari, si dhe anasjelltas nga diaspora që viziton Kosovën.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, vetëm gjatë vitit që po e lëmë pas, gjashtë qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet e Serbisë, ndërsa ka pasur edhe një rast rrëmbimi nga territori i Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me shtetasit e Kosovës, të arrestuar në Serbi këtë vit.

Të arrestuarit, sipas autoriteteve serbe, dyshohen për “krime lufte” ose “vepra kundër rendit kushtetues të Serbisë”.

Rastet e të arrestuarve në Serbi

Arbnor Spahiu – i arrestuar në qershor nën dyshimet për “vrasje të rëndë” në Banjskë; u lirua më 21 nëntor.

Lulzim Halili – i arrestuar në korrik, i akuzuar për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.

Sasha Gjorgjeviq – i arrestaur në korrik, nën dyshimet për “bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”; mbetet në paraburgim.

Behar Preniqi – i arrestuar në gusht, si “pjesëtar i dyshuar i UÇK-së”; mbetet në paraburgim.

Hazir Haziri – i arrestuar në shtator nën dyshimet për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.

Avni Qenaj – i arrestuar në nëntor për “krime lufte”; gjykata në Beograd i dha një muaj paraburgim.

Millan Vukashinoviq dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq – pjesa veriore e Kosovës – më 1 nëntor.

Më 14 gusht, autoritetet serbe kanë njoftuar se i kanë ndaluar edhe dy persona me inicialet X.E. dhe B.E. (Xhemajl dhe Bashkim Emini) në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se si pjesëtarë të UÇK-së, “kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile”. Pesë ditë më pas, ata janë liruar.

Shifrat që nuk i di askush

Avokatët nga Kosova nuk mund t’i mbrojnë qytetarët e ndaluar në Serbi pa licenca serbe, por bashkëpunojnë me avokatë vendas.

Arianit Koci, i angazhuar në disa prej rasteve, thotë se shifrat zyrtare janë “relativisht të pasakta”.

“Ka raste kur biznesmenë të caktuar janë ndaluar – me pretendimet se kanë kryer krime të luftës – dhe më pas janë liruar. Por, ata kanë insistuar që të mos bëhen publike këto informata, për shkak se, sipas tyre, ata duhet të vazhdojnë të kalojnë nëpër Serbi”, thotë Koci për Radion Evropa e Lirë.

Ai përmend edhe rastin e një ish-polici që u ndalua për disa orë dhe u lirua pa u marrë vesh nga askush.

“Ka shumë raste të tilla”, thotë ai dhe shton se Serbia “i zvarrit qëllimisht procedurat”.

“Në rastin e Hazir Hazirit, dëshmitarët e kanë shfajësuar. Por, prokuroria tani kërkon ta kontrollojë telefonin e tij të vitit 2025 për një ngjarje të vitit 1999. Si është e mundur kjo?”, pyet ai.

Sipas tij, Haziri ka kaluar dhjetëra herë më parë nëpër territorin e Serbisë dhe nuk është ndaluar deri në shtatorin e sivjetmë.

“Qytetarët janë [dëm] kolateral. Gjithmonë pëson individi kur dy shtetet kanë probleme. Këtë mekanizëm, si duket, Serbia po e shfrytëzon në mënyrë brutale”, shton Koci./TheGeopost.

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Viqentijeviq bashkë me 120 persona ishte trajnuar në bazën ushtarake serbe ku u përgatit grupi i Radoiçiqit
Next: Regjimi i Vuçiqit në krizë të thellë: Protestat masive të studentëve, tirania e jo-shtetësisë dhe çmenduria pro-regjim

Polonia prezanton sistemin më të madh anti-dron në Evropë, pjesë e përgatitjeve kundër kërcënimeve ruse 5 min read
  • Lajme

Polonia prezanton sistemin më të madh anti-dron në Evropë, pjesë e përgatitjeve kundër kërcënimeve ruse

The Geopost January 22, 2026
Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’ 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’

The Geopost January 20, 2026
Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira

The Geopost January 20, 2026
“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit 5 min read
  • Botë
  • Lajme

“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit

The Geopost January 20, 2026
Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë? 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë?

The Geopost January 19, 2026
Kush është pjesë e ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit për Gazën? 9 min read
  • Lajme

Kush është pjesë e ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit për Gazën?

The Geopost January 19, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.