Skip to content
The Geopost

The Geopost

Rythmic Geostrategic Tracking

  • LAJME
  • SIGURI
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • FACT CHECKING
  • Shqip
    • Shqip
    • Srpski
    • English
  • Analiza

Zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi – në një situatë ‘të jesh apo të mos jesh’

The Geopost March 19, 2023 4 min read
  • Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
  • Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
  • Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re)
  • Klikoni që t’i dërgoni një lidhje një shoku me email (Hapet në një dritare të re)
  • Klikoni për ta shtypur (Hapet në një dritare të re)

Në Mal të Zi po mbahen Zgjedhjet Presidenciale. Këto janë zgjedhjet e para të kësaj natyre në të cilat DPS nuk është në pushtet. Milo Gjukanoviq si president aktual, hyn në garë i dobësuar nga humbja e resurseve shtetërore që e ndihmuan të arrijë një rezultat të mirë në të kaluarën.

Zgjedhjet e fundit u mbajtën në një atmosferë shumë të ndryshme, kur DPS-ja mbajti një kontroll të fortë mbi pushtetin dhe Gjukanoviq fitoi në raundin e parë, duke i lënë të gjithë kandidatët mbrapa. Në atë kohë, opozita ishte në rrëmujë të plotë pas tentativës për grusht shteti nga shërbimet ruso-serbe në ditën e zgjedhjeve të 2016-së.

Pasi Kisha Ortodokse Serbe u rebelua kundër Ligjit për Liritë Fetare dhe solli njerëzit e saj në pushtet në Mal të Zi në vitin 2020, Gjukanoviq u gjend në një situatë të ngjashme me atë të Mikheil Saakashvilit në vitin 2013. Kjo është arsyeja pse këto zgjedhje janë një rast i te jesh apo te mos jesh për Gjukanoviqin dhe bllokun e tij “sovranist”.

Gjukanoviq shpërndau Kuvendin të enjten dhe shpalli Zgjedhjet Parlamentare për 11 qershor. Qeveria e Dritan Abazoviqit dhe partnerët e saj në Kuvend kanë njoftuar se do të kërkojnë vendim nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje. Zgjedhjet nuk i përshtaten Abazoviqit sepse popullariteti i tij po bie. Kjo është arsyeja pse ai po përpiqet t’i shtyjë me të gjitha mënyrat dhe për këtë arsye nuk ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Ajo që ka më shumë gjasa është që Gjukanoviq të fitojë numrin më të madh të votave dhe është vetëm çështje se kush do të dalë i dyti në raundin e parë, pra kush do ta fitojë raundin e dytë të zgjedhjeve me Gjukanoviqin.

Kandidatët

Andrija Mandiq, ish-deputet i Kuvendit të Malit të Zi, një nga liderët e bllokut të Frontit Demokratik, kryetar i Demokracisë së Re Serbe. Lider i Serbëve malazezë dhe kundërshtar shumëvjeçar i Gjukanoviqit.

Ka marrë pjesë në luftën e vitit 1999 në Kosovë dhe ishte ish-zëvendësministër i Ekonomisë në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai dyshohet për orkestrimin e trazirave pro-serbe dhe pro-ruse dhe tentativës për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të 2016-së (madje u dënua, por aktgjykimi u kthye në rigjykim).

Disa media pretendojnë se ai mban titullin e Dukës Çetnik të cilin ai nuk e ka mohuar.

Jakov Milatoviq, një nga dy liderët e lëvizjes Evropa Sad (Evropa Tani), politikan dhe ekonomist.

Ndoshta kandidati më i popullarizuar pas Gjukanoviqit. Milatoviq hyri në garën presidenciale në minutën e fundit, duke zëvendësuar Milojko Spajiq, presidentin e lëvizjes Evropa Tani, për të cilin u konstatua se ka shtetësi serbe dhe vendbanim në këtë shtet. Të dy liderët e Evropës Tani ishin ministra në qeverinë e Zdravko Krivokapiqit, e cila u negociua në manastirin e Ostrogut dhe erdhi në pushtet në vitin 2020, por zgjati vetëm një vit e gjysmë.

Spajiq dhe Milatoviq filluan një program për të rritur pagat dhe pensionet duke reduktuar shpenzimet për shëndetësinë dhe taksat e tjera. Kjo e rriti në mënyrë dramatike popullaritetin e tyre mes njerëzve, ndërsa, sipas kundërshtarëve të tyre, ka shkaktuar inflacion më të lartë dhe mungesë barnash.

Para ndërrimit, Spajiq konsiderohej kryesisht favorit kryesor i zgjedhjeve aktuale. Milatović ishte ndihmësi i tij, por tani ai ka dalë në plan të parë.

Aleksa Beçiq, ish-kryetar i Parlamentit të Malit të Zi (2020-2022). Ekonomist me profesion. Udhëheqës i partisë Demokratska Crna Gora (Mali i Zi Demokratik), e cila u formua nga ndarja e Partisë Popullore Socialiste, ish-franshiza e Millosheviqit në Mal të Zi.

Është afër Kishës Ortodokse Serbe. Ai u bë Kryetar i Parlamentit pas zgjedhjeve të suksesshme të vitit 2020, në të cilat koalicioni i tij “Mir je naša nacija” (Paqja është kombi ynë) fitoi 12.5 për qind dhe dhjetë vende në Parlament. Pas krizës politike të vitit 2022, ai u shkarkua nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe së bashku me qeverinë e Krivokapiqit kaloi në opozitë, ai tashmë është sërish pjesë e mazhorancës qeverisëse dhe mbështetet nga Abazoviqi.

Sondazhet përkatëse parazgjedhore kanë treguar se rivali më i dëshirueshëm i Gjukanoviqit në raundin e dytë është Andrija Mandiq, fushata pajtuese e të cilit po dështon të mashtrojë votuesit sovranistë që nuk do të votojnë për Gjukanoviqin. Nëse ai do të kalonte në raundin e dytë, atëherë fitorja e Gjukanoviqit do të ishte mjaft e sigurt.

Nga ana tjetër, Milatoviq është kandidati më i pafavorshëm për t’u përballur me Gjukanoviq në raundin e dytë, pasi programi i tij populist dhe premtimi për një rritje pagash kanë rezonuar dhe kanë pasur sukses në mesin e votuesve tradicionalisht sovranistë, edhe pse Milatoviq është i afërt me Kishën Ortodokse Serbe.

Largimi i Gjukanoviqit si president do të nënkuptonte një kontroll më të madh nga Beogradi dhe Moska mbi proceset në Mal të Zi dhe një konsolidim të fuqisë së forcave pro-serbe në vend. Nga ana tjetër, fitorja e Gjukanoviqit mund të nënkuptojë kthimin e Malit të Zi në rrugën euroatlantike, por edhe zgjatjen e agonisë.

—

Shkruan për The Geopost: Lubomir Filipoviq

 

Continue Reading

Previous: Arkitektët e vërtetë të “Rusofobisë”
Next: Një përrallë për dy konspiracione ballkanike

“Skenari i Jugosllavisë”: Si synon Rusia të përdorë një përvjetor për luftën e saj të informacionit 8 min read
  • Analiza

“Skenari i Jugosllavisë”: Si synon Rusia të përdorë një përvjetor për luftën e saj të informacionit

The Geopost March 23, 2023
Dezinformimi rus në Ballkan: Parandalimi i një pushtimi? 4 min read
  • Analiza

Dezinformimi rus në Ballkan: Parandalimi i një pushtimi?

The Geopost March 22, 2023
Ndërhyrja ruse në hapësirën mediatike, dhe përpjekjet për të minuar sigurinë kibernetike në Evropë 7 min read
  • Analiza

Ndërhyrja ruse në hapësirën mediatike, dhe përpjekjet për të minuar sigurinë kibernetike në Evropë

The Geopost March 21, 2023
Mediat propagandistike ruse shfaqin video të vizitës së Putinit në Mariupol të Ukrainës të okupuar nga Rusia 3 min read
  • Analiza

Mediat propagandistike ruse shfaqin video të vizitës së Putinit në Mariupol të Ukrainës të okupuar nga Rusia

The Geopost March 20, 2023
Një përrallë për dy konspiracione ballkanike 4 min read
  • Analiza

Një përrallë për dy konspiracione ballkanike

The Geopost March 20, 2023
Arkitektët e vërtetë të “Rusofobisë” 5 min read
  • Analiza

Arkitektët e vërtetë të “Rusofobisë”

The Geopost March 17, 2023
Tweets by theGeopost

logos_together

The Geopost is sponsored by the U.S. Embassy in Kosovo and the Bureau of Educational & Cultural Affairs (ECA) through their TechCamp Kosovo project implemented in partnership with FLOSSK.

The opinions, findings and conclusions stated herein are those of the author[s] and do not necessarily reflect those of the United States Department of State.”

The Geopost

Contact

  • info@thegeopost.com
  • Qendra Tregtare
    Bregu i Diellit, 10000 Prishtinë
Facebook-f Twitter Youtube

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.