Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ish-presidenti i Republikës Sërbska, Milorad Dodik po akuzohen për organizim dhe manipulim të votuesve në zgjedhjet e Republikës Sërbska.
“Importimi i votuesve” nga Serbia po shihet si një taktikë që disa opozitarë thonë se ka anuar rezultatin në favor të kandidatit të SNSD-së, Sinisha Karan.
Sipas rezultateve paraprake, Karan e mposhti ngushtë kandidatin e opozitës, Branko Blanuša, me pak më shumë se 12,000 vota. Partitë opozitare, përfshirë Partinë Demokratike Serbe (SDS), e kanë refuzuar rezultatin si të manipuluar dhe po kërkojnë përsëritje të votimit në Doboj, Laktashi dhe Zvornik, shkruan rks.neës, transmeton The Geopost.
Akuza pati nga disa politikanë opozitarë në Republikën Sërbska.
Liderët e opozitës vlerësojnë se këto taktika minojnë demokracinë dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit zgjedhor.
Se Vuçiq ka ndërhyrë drejtpërdrejt në këto zgjedhje thotë edhe kryetari i listës opozitare “Lista për Drejtësi dhe Rend”, Nebojsha Vukanoviq.
“Vëzhguam aktivitet të pazakontë të votuesve përgjatë kufirit me Serbinë. Kandidati i opozitës Blanusha fitoi kudo përveç në qytetet kyçe pranë kufirit—Bratunac, Zvornik, Rudo, Vishegrad dhe Srebrenica. Nuk ka dyshim se kjo u orkestrua nga Vuçiq në favor të Dodik,” deklaroi ai.
Vukanoviq pretendon se autobusë me mijëra votues nga Serbia mbërritën në Republikën Sërbska për të marrë pjesë në tubime dhe për të votuar nën udhëzime të drejtpërdrejta nga SNSD. Ai gjithashtu tha se Vuçiq u takua fshehurazi me Dodik gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore dhe përdori mediat serbe për t’i siguruar Dodikut mbulim të favorshëm.
“Edhe pasi e kritikoi publikisht Dodikun, Vuçiq organizoi mbështetjen gjatë dhjetë ditëve të fundit për të siguruar fitoren e tij. Kjo është inxhinieri zgjedhore e pastër,” tha ai.
Sipas tij, votues me shtetësi të dyfishtë u organizuan dhe u drejtuan të votonin për Dodik. Ai tha se regjistrime të shumëfishta në të njëjtën adresë tregojnë për koordinim të qëllimshëm të votimit në qytetet kufitare.
“Disa mijëra votues të importuar e përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve, të cilat u vendosën me një diferencë shumë të vogël,” theksoi ai.
Se parregullsitë zgjedhore janë identifikuar tha edhe politologu Velizar Antiq. Ai tha edhe pse “importimi i votuesve” mund të jetë i ekzagjeruar, zgjedhjet sërish u njollosën nga parregullsi sistematike.
“Edhe nëse votat e importuara kanë qenë minimale, problemet e vërteta lidhen me listat e vjetruara të votuesve, shifrat e fryra të pjesëmarrjes dhe numërimin e dyshimtë të votave. Në disa qytete, pjesëmarrja i kaloi 80 për qind, dhe Karan mori 95 për qind të votave. Kjo është manipulim, jo thjesht votim përtej kufirit,” shpjegoi ai./The Geopost/

Si po shndërrohet inteligjenca artificiale në heshtje një problem i zinxhirit të furnizimit
Kërkimi i Rusisë për arin e dezinformimit
Modelet kineze të inteligjencës artificiale përhapin propagandën globalisht
Propaganda shtetërore kundër realitetit: Historia e adoleshentëve rusë të akuzuar për terrorizëm
Tashëgimia politike e Millosheviqit dhe fytyra e pandryshuar e Vuçiqit
Ndikimi i padukshëm i Kinës në përmbajtjen mediatike në Kosovë