Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Zelensky paralajmëron për sulme të koordinuara ‘terroriste’ të Rusisë dhe Iranit

The Geopost April 16, 2024 3 min read
Share the news

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmet me dronë të Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se “bashkëpunimi i dukshëm” midis Rusisë dhe Iranit në “përhapjen e terrorit” duhet të përballet me “një përgjigje të vendosur dhe të bashkuar nga bota”.

“Veprimet e Iranit kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë për një konflikt më të madh”, tha Zelensky, shkruan The Geopost.

Zelenskyy e lidhi situatën e Izraelit me Ukrainën duke thënë se sikurse Izraeli, Ukraina është sulmuar nga dronët dhe raketat Shaheed të prodhuar nga Irani.

“Ne në Ukrainë e dimë shumë mirë tmerrin e sulmeve të ngjashme nga Rusia, e cila përdor të njëjtat dronë ‘Shahed’ dhe raketa ruse, të njëjtat taktika të sulmeve masive ajrore”, tha ai.

Një përgjigje e koordinuar perëndimore kapi shumicën e 300 dronëve dhe raketave që Irani lëshoi kundër Izraelit të shtunën, duke bërë që shumë ukrainas të kritikojnë aleatët perëndimorë për mos të shfaqur të njëjtën mbështetje vendimtare dhe të gjerë për Ukrainën që treguan për Izraelin.

Zelensky tha se vetëm “ndihma e prekshme” mund të mbrojë Ukrainën nga raketat dhe dronët – dhe kërkoi zhbllokimin e ndihmës luftarake të SHBA-së për Ukrainën që është bllokuar prej kohësh nga Kongresi.

“Është kritike që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të marrë vendimet e nevojshme për të forcuar aleatët e Amerikës në këtë kohë kritike,” tha ai.

Instituti për Studimin e Luftës, një grup kërkimor me bazë në Uashington, paralajmëroi se vonesat e mëtejshme në ndihmën ushtarake të SHBA-së do të minonin gjithnjë e më shumë kapacitetin e Ukrainës për të zmbrapsur përparimet ruse.

Ndërsa Kievi pret ndihmën dëshpërimisht të nevojshme të SHBA-së që ka ngecur në Kongres, Gjermania njoftoi të shtunën se do të dorëzonte një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, i treti i tij deri më tani, duke përmendur “sulme ajrore masive dhe të vazhdueshme ruse”.

Zelensky falënderoi kancelarin gjerman Olaf Scholz për “një manifestim të vërtetë të mbështetjes për Ukrainën në një kohë kritike për ne”.

Ushtria ukrainase është gjithashtu e penguar nga mungesa e trajnimit adekuat që ajo kërkon për të përmirësuar aftësitë e saj për të operuar “pajisje ushtarake dhe armë perëndimore”, vuri në dukje komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi.

Aleatët evropianë të Ukrainës janë të angazhuar për stërvitje për forcat e Kievit.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, tha të premten se pilotët e ardhshëm ukrainas që mund të fluturojnë me aeroplanët amerikanë F-16 po marrin trajnimin e tyre fillestar në jug të Francës.

Vende të tjera, duke përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Rumaninë, po ndihmojnë Ukrainën për të trajnuar pilotët e saj.
Disa ukrainas, pasi morën trajnimin fillestar në Britani, tani po i nënshtrohen “stërvitjes së avancuar” në një vend të pazbuluar për të mësuar se si të fluturojnë avionët luftarakë, sipas një burimi ushtarak, sipas VOA./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Kina, Rusia dhe Irani po ringjallin epokën e perandorive
Next: ‘Më e mira’ për Putinin: Si mund të përfitojë Kremlini nga sulmi i Iranit ndaj Izraelit

A po lëviz BE-ja drejt një rendi pa veto – dhe pse kjo ka rëndësi? 5 min read
  • Analiza

A po lëviz BE-ja drejt një rendi pa veto – dhe pse kjo ka rëndësi?

The Geopost April 27, 2026
A po i vjen fundi regjimit të Vuçiqit në Serbi? 8 min read
  • Analiza

A po i vjen fundi regjimit të Vuçiqit në Serbi?

The Geopost April 27, 2026
Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike 7 min read
  • Analiza

Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike

The Geopost April 25, 2026
Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë 6 min read
  • Analiza

Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë

The Geopost April 17, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston 4 min read
  • Analiza
  • News

Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston

The Geopost April 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.