Foto credit: EPA
Në një dëgjim të zhvilluar në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, u diskutua thellësisht mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ndikimin rus, kinez dhe çështjet e korrupsionit në rajon.
Kongresmenja Young Kim theksoi rëndësinë strategjike të Malit të Zi në NATO dhe BE, duke shtuar se narrativat ruse përmes Serbisë, po ndotin Malin e Zi.
“Mali i Zi ka refuzuar kërkesat e Rusisë dhe më pas u bashkua me NATO-n, duke ia mohuar Rusisë një port të ngrohtë në Adriatik. Megjithatë, narrativat ruse përmes partnerit strategjik, Serbisë, po ndotin Malin e Zi dhe po krijojnë ndarje në momentin kur ky shtet i vogël ka shansin më të madh për t’u bashkuar me BE-në”, u shpreh Kim.
Nga ana tjetër, investimet kineze në rajon u përmendën si një rrezik serioz.
“Rreziku është shumë i lartë”, tha Max Primorac, duke shtuar se investimet kineze shpesh shoqërohen me korrupsion dhe kushte financiare të papërballueshme, duke krijuar varësi politike.
Ai përmendi rastin e Novi Sadit, ku një projekt i ndërtuar nga Kina shpërtheu dhe shkaktoi protesta masive.
Më tej u përmend ballafaqimi i politikave të dyanshme të Serbisë.
“Në letër, Serbia aspiron të bashkohet me BE-në, por në të njëjtën kohë, ajo po forcon lidhjet ekonomike dhe ushtarake me Kinën dhe Rusinë. Kjo nuk duhet të na mashtrojë.”
Në pyetjen e lidhur me heqjen e sanksioneve ndaj politikanit Millorad Dodik, bashkëpunëtor i Lartë, Qendra për Evropën dhe Euroazinë, Luke Coffey dhe Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, e konsideruan vendimin si gabim strategjik.
“Heqja e këtyre sanksioneve vetëm po krijon më shumë paqëndrueshmëri,” tha Joseph, duke shtuar se ky veprim dërgon një mesazh negativ tek aleatët dhe bën precedent për korrupsion dhe ndikim të huaj.
Duke folur për krimin e organizuar dhe korrupsionin, Coffey theksoi se “korrupsioni është oqeani ku mund të lundrojnë organizatat kriminale transnacionale, duke u bërë këto vende një portë për drogë, armë dhe larje parash. Kjo kërcënon sigurinë në Evropë dhe SHBA.”
Deputetja Sarah McBride nga Dhomë e Përfaqësuesve e SHBA-së nga Delaware komentoi mbi mungesën e një strategjie koherente të administratës Trump.
“Ndërkohë që rajoni i Ballkanit Perëndimor shpesh nuk merr vëmendjen e duhur, tensionet e tij të nënkuptuara janë një rrezik i drejtpërdrejtë për interesat amerikane dhe evropiane”, tha ajo.
Në përfundim, kongresistët diskutuan nevojën për presion mbi Serbinë për të respektuar marrëveshjet me Kosovën, për të mbrojtur minoritetet dhe për të garantuar stabilitet rajonal.
Përfaqësuesi Kim njoftoi një projekt-ligj që do të kërkojë raportim nga Departamenti i Shtetit mbi trajtimin e minoriteteve shqiptare nga Serbia, duke përmendur pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës./TheGeoPost.

Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston
Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
Nga propaganda te ndikimi: Rrjeti global i separatizmit i mbështetur nga Rusia