Mediumi serb “Nportal” ka publikuar një lajm me titull që pretendon se ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë pranuar fenë ortodokse, ndërsa përmbajtja e artikullit nuk e mbështet këtë pohim.
The Geopost ka analizuar tekstin dhe ka gjetur se nuk ekzistojnë të dhëna që konfirmojnë pretendimin e bërë në titull.
Artikulli përshkruan vetëm një numër të kufizuar ushtarësh që kanë vizituar një manastir, kanë marrë pjesë në ceremoni fetare dhe kanë shfaqur interes për ortodoksinë.
Problemi kryesor qëndron në mënyrën e paraqitjes së informacionit. Ajo që në përmbajtje paraqitet si interes individual dhe personal, në titull transformohet në një proces kolektiv dhe të përfunduar, duke krijuar një perceptim të rremë te lexuesit.
Në informacionet e cituara në artikull thuhet vetëm se “vërehet interes për fenë ortodokse”, çka nënkupton një mundësi apo kureshtje të individëve, por jo vendim për ndryshim të besimit.
Po ashtu, portali i Kishës Ortodokse Serbe, TV Hram, ka raportuar për të njëjtën ngjarje duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për interes, e jo për pranimin e ortodoksisë nga ushtarët amerikanë.
Ndryshe nga kjo qasje, “Nportal”, i cili operon në kuadër të platformës mediatike propagandistike “Novosti”, e ka paraqitur lajmin në mënyrë sensacionaliste.
Përfundim
Në përfundim, ky lajm nuk ofron prova për pretendimin e titullit. Përkundrazi, tregon se si një informacion relativisht neutral për interesin e individëve mund të transformohet në një narrativ klikbejt që paraqet diçka shumë më të rëndësishme se sa konfirmojnë faktet.
/The Geopost/



Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dezinformon: Përmirësimin e sigurisë në urën e Ibrit e paraqet si “represion” ndaj serbëve
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244
Kur propaganda klonon të vërtetën: Si po shndërrohet Ballkani në fushëbetejën e re të dezinformimit
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Si e shndërron Beogradi një incident në Kosovë në instrument të propagandës shtetërore