Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026 2 min read
Share the news

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në kanalin e saj në Telegram ka rikthyer një sërë dezinformatash për intervenimin e NATO-s në Jugosllavi.

Ministria pretendon se NATO gjatë bombardimeve “shkelte të drejtën ndërkombëtare” dhe se veprimet e tij shkaktuan “pasoja afatgjata të paparashikuara për shëndetin e civilëve”.

Çfarë nënvizon Ministria ruse:

“Pasojat afatgjata të agresionit të NATO-s në vitin 1999 kundër Jugosllavisë ndihen ende.”
 “NATO përdori municion me uranium të varfëruar, gjë që supozohet se ‘shkaktoi një rritje të paparë të llojeve të ndryshme të kancerit’.”
“Nën ombrellën e agresionit të NATO-s, anëtarët e ashtuquajturës ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës’ kryen krime të rënda, përfshirë rrëmbime të serbëve për tregti të paligjshme të organeve njerëzore.”

Analizë:

Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 erdhi si një përgjigje ndaj represionit të regjimit të Slobodan Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, dokumentuar nga organizata ndërkombëtare si Human Rights Watch.

MPJ i Rusisë nuk përmend faktin që intervenimi kishte karakter humanitar dhe ndaloi pastrimin etnik dhe krimet masive ndaj shqiptarëve.

Një nga dezinformatat më të zakonshme nga Moska është se gjatë intervenimit u përdor municion me uranium të varfëruar që shkaktoi rritje të kancerit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaron qartë se nuk ka prova për rritje masive të kancerit për shkak të uraniumit të varfëruar.

Ekspertët mjekësorë të NATO-s kanë përfunduar se rreziku nga uraniumi i varfëruar është i ulët dhe nuk ka prova për rritje të sëmundjeve tek ushtarët dhe civilët.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin konfirmon se ekziston ndotje lokale, por jo katastrofë shëndetësore siç përpiqet të paraqesë Rusia.

MPJ i Rusisë gjithashtu referohet në akuza të pabazuara nga raporti i Dick Marty për tregti organesh, të cilat nuk janë konfirmuar ndonjëherë me vendime gjyqësore të formës së prerë.
Gjykata në Hagë po zhvillon procese, por nuk ka prova që të ketë pasur tregti të organizuar organesh siç pretendojnë burimet ruse dhe serbe.

Përfundim:

Pretendimet e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme përbëjnë një shembull tipik të narrativit propagandistik që është shpërndarë për vite në Serbi për të justifikuar politikën pro-ruse dhe për të diskredituar NATO-n, Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk ka prova për “epidemi kanceri” tek civilët për shkak të uraniumit të varfëruar.

Akuza kundër UÇK-së nuk janë konfirmuar nga vendimet gjyqësore.

Intervenimi i NATO-s kishte karakter humanitar dhe parandaloi pastrimin etnik në Kosovë.

Rusia përdor përvjetorët e bombardimeve të NATO-s për të shpërndarë gënjeshtra me motive politike, të cilat nuk pasqyrojnë faktet e konfirmuara nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet gjyqësore. /The Geopost/

Tags: Kosovo Propaganda ruse Serbi

Continue Reading

Previous: Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei
Next: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi 9 min read
  • News

Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

The Geopost October 12, 2026
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.