Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

The Geopost March 25, 2026 3 min read
Share the news

Ishte 12 marsi i vitit 1999. Aleksandar Vuçiq atëherë ishte një djalosh me bindje politike radikale, i magjepsur nga lideri i kësaj lëvizje në Serbi, Vojslav Sheshel.

Njëri dhe tjetri ishin shumë armiqësorë në raport me shqiptarët e Kosovës. Edhe ndaj amerikanëve dhe NATO-s, po ashtu.

Këto kohë, vendi i tij – i quajtur Jugosllavi (ku përfshiheshin Serbia dhe Mali i Zi) dhe i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq, lutej nga ndërkombëtarët ta pranonte një plan të paqes për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ku forcat e Beogradit po kryenin masakra, pothuajse në baza të përditshme ndaj shqiptarëve autoktonë. Pjesë e këtij propozimi, ishte edhe futja e rreth 30 mijë trupave të NATO-s në Kosovë, për të garantuar paqen.

Vuçiq, që atë 12 mars kishte qëndruar në Prishtinë, si ministër i Informacionit i qeverisë së Serbisë (Jugosllavisë) pati thënë se vendi i tij e refuzon, pa asnjë mëdyshje, idenë e futjes së trupave të NATO-s në atë që e quante tokë e Serbisë, për të zbatuar çfarëdo marrëveshje për paqe,

“Serbia nuk do të pranojë, me asnjë çmim dhe në asnjë rrethanë, pavarësisht të gjitha presioneve, ultimatumeve dhe shantazheve nga jashtë, trupa të armatosura të huaja, përfshirë trupat e NATO-s, pra asnjë ushtar të huaj në territorin e vendit tone”, pati thënë nga ajo që sot është ndërtesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas një raporti të AP-së të 12 marsit 1999, përcjellë KosovaPress.

“Ata do të konsiderohen agresorë dhe do të trajtohen si të tillë.”

Nuk shkuan as dy javë e NATO nisi projektin për të sjellë trupat e veta në Kosovë. Por, fillimisht, kishte një “obligim” tjetër – të shkatërrojë krejt çka mundet nga armatimi dhe infrastruktura ushtarake dhe e sigurisë së Serbisë/Jugosllavisë. Kjo u bë më fushatën 78 ditore të sulmeve ajrore.

Vuçiq dhe Serbia e tij tentuan ta ndalojnë NATO-n. Nuk ia dolën, sigurisht.

Më 9 qershor nënshkruan kapitullimin, në Kumanovën e Maqedonisë fqinje, dhe tri ditë më pas, ushtarët e huaj “përdhosën” kërcënimin e presidentit aktual të Serbisë se “nuk do të lejojë asnjë ushtar të huaj në territorin e vendit tonë”, siç e konsideronte ai Kosovën, në atë periudhë.

Atë që i ndodhi atij dhe Serbisë, në mars 1999, Vuçiq, që aktualisht është presidenti i shteti të tij, vazhdon ta përjetojë rëndë edhe tashti. Dhe i duket sikur çdo konflikt a lufte tjetër që ndodhi nëpër botë, nga ajo periudhë, e ka bazën te sulmet bombarduese 78 ditore të NATO-s.

Pak a shumë, aludoi se edhe Amerika e Izraeli po e shkelin ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare, me rastin e luftës në Iran. Ndonëse nuk e tha direkt, kështu mund të kuptohet edhe ajo çfarë Rusia bëri ndaj Ukrainës, nga viti 2022. Por jo vetëm këto.

“Çdo luftë që po zhvillohet në botë, çdo dhunë sot, shkelja e parimeve dhe ligjeve sot, të gjitha këto nuk kanë filluar dje, por më 24 mars 1999. Dhe nëse dikush sot pyet pse po shkelet e drejta ndërkombëtare, përgjigjja e vetme e saktë është për shkak të lejes që u dha më 24 mars 1999”, tha Vuçiq, të martën, në sheshin para Galerisë së Muzeut Kombëtar në Vranjë, me rastin e përvjetorit të 27 të sulmeve të NATO-s ndaj shtetit të tij.

Ai shtoi se edhe në pyetjen pse sot disa vendeve u merren territore, u cenohet integriteti territorial dhe sovraniteti, përgjigjja është e njëjtë – “për shkak të praktikës së vendosur më 24 mars 1999”.

“Pse vendoset rendi me forcë dhe me bomba? Pse vriten si zyrtarë ashtu edhe civilë, pse shkatërrohet infrastruktura, rrënohen qytete të tëra, pse ndodh kjo ‘ekzekutim publik’ i çdo humaniteti dhe empatie? Ka vetëm një përgjigje: për shkak të 24 marsit 1999”, deklaroi Vuçiq. /KosovaPress.

Continue Reading

Previous: Rusia emëroi Uvarovin në Kosovë: Mbulim diplomatik apo operacion inteligjence?
Next: MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së 3 min read
  • Ballkan
  • News

Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së

The Geopost April 16, 2026
Mesazh i dyfishtë nga Beogradi: Pushteti forcon lidhjet me Moskën ndërsa flet për paqe dhe stabilitet 2 min read
  • Ballkan
  • News

Mesazh i dyfishtë nga Beogradi: Pushteti forcon lidhjet me Moskën ndërsa flet për paqe dhe stabilitet

The Geopost April 15, 2026
Ndryshim historik në Hungari, opozita në epërsi ndaj pro-rusit, Viktor Orban 2 min read
  • Botë
  • News

Ndryshim historik në Hungari, opozita në epërsi ndaj pro-rusit, Viktor Orban

The Geopost April 12, 2026
Paralajmërimi për ndaljen e fondeve të BE-së për Serbinë, Kearns: Brukseli më në fund po zgjohet 2 min read
  • Ballkan
  • News

Paralajmërimi për ndaljen e fondeve të BE-së për Serbinë, Kearns: Brukseli më në fund po zgjohet

The Geopost April 12, 2026
Rënia e mundshme e Orbanit, goditje direkte për aleatin kryesor të Vuçiqit në BE 3 min read
  • Ballkan
  • News

Rënia e mundshme e Orbanit, goditje direkte për aleatin kryesor të Vuçiqit në BE

The Geopost April 12, 2026
SHBA nis ofensivë globale kundër dezinformimit, udhëzon ambasadat të luftojnë propagandën anti-amerikane 5 min read
  • Botë
  • News

SHBA nis ofensivë globale kundër dezinformimit, udhëzon ambasadat të luftojnë propagandën anti-amerikane

The Geopost April 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.