Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

“Luftë hibride dhe dezinformim”, si po e kombinon Rusia propagandën me sulmet ushtarke në Ukraine

The Geopost December 4, 2025 3 min read
Share the news

Një analizë e re e ekspertit të sigurisë Petryk Valentyn Mykhailovych tregon se operacionet informative të Rusisë kanë hyrë në një fazë të re gjatë viteve 2022–2025, duke shkuar përtej propagandës klasike dhe duke u shndërruar në një instrument të plotë të luftës moderne. Sipas raportit, Kremlini tani kombinon dezinformimin, sulmet kibernetike, goditjet me raketa dhe operacionet e inteligjencës në një strategji të vetme të quajtur “luftë njohëse”, një përpjekje për të kontrolluar perceptimin, ritmin e informacionit dhe reagimin e kundërshtarëve.

Dezinformimi si armë e sinkronizuar me sulmet ushtarake

Analiza thotë se çdo sulm i madh rus me raketa pasohet nga fushata të koordinuara narrative në Telegram dhe platforma të tjera, të cilat zgjasin 3 deri në 6 orë dhe synojnë të minimizojnë humbjet civile, të dëmtojnë moralin ukrainas dhe të krijojnë konfuzion te publiku ndërkombëtar.

Kremlini përdor ekosisteme të tëra botnet-esh, kanale Telegrami dhe gjeneratorë të përmbajtjes me inteligjencë artificiale që funksionojnë 24/7 për të shpërndarë informacione të rreme, duke e trajtuar informacionin si një front paralel lufte.

Rastet e identifikuara në vitin 2025

Raport/analiza paraqet disa fushata konkrete të Moskës:

Gusht 2025 – Një video e falsifikuar e presidentit Zelensky që bën thirrje për kapitullim, e prodhuar nga një model i inteligjencës artificiale në Sevastopol.

Tetor 2025 – Një histori e rreme për kryengritje në Brigadën e 59-të të Ukrainës, e krijuar dhe shpërndarë nga një njësi e GRU-së.

Operacioni “Skvozniak” – Manipulimi i të dhënave për energjinë, me statistika të rreme që synojnë të krijojnë panik për ndërprerjet gjatë dimrit 2025/26.

Operacioni “Trafiku – Narrativa për kontrabandë armësh të NATO-s, për të diskredituar logjistikën perëndimore.

Raporti thotë se kanalet ruse shpërndajnë edhe urdhra të rremë evakuimi, duke imituar institucionet ukrainase për të prishur zinxhirët e komandës.

Inteligjenca artificiale në shërbim të operacioneve psikologjike

Platforma ruse Miratets-2, sipas raportit, analizojnë ndjenjat e përdoruesve ukrainas dhe gjeneron mesazhe të personalizuara për audienca specifike, të cilat shpërndahen nga mijëra llogari të automatizuara në disa gjuhë.

Në zonat e frontit, civilët dhe ushtarët marrin SMS nga numeral rusë me mesazhe depresive ose kërcënuese, të kombinuara me sulme DDoS që synojnë të krijojnë izolim.

Kundërpërgjigjja e Ukrainës

Ukraina ka kaluar në ofensivë kundër këtyre operacioneve:

“Stuhia e Zezë”, një operacion kibernetik që synon infrastrukturën e propagandës ruse.

Njësia Molfar-2, që verifikon dhe çmonton deepfake-et brenda 90 minutave.

Qendra për Operacione të Perceptimit, e krijuar në vitin 2025, që bashkon instrumentet ushtarake, mediatike dhe teknologjike në një komandë të vetme.

Sipas autorit, qëllimi i Rusisë nuk është më të ndërtojë narrativë të besueshme, por të krijojë konfuzion masiv dhe të dobësojë kohezionin e vendimmarrjes në Ukrainë dhe Perëndim.

Megjithatë, ai thotë se ndikimi i Kremlinit po bie në Evropë dhe SHBA, duke mbetur kryesisht efektiv vetëm në Jugun Global ose në mjedise tashmë pro-ruse.

Raporti përfundon se në vitin 2025, kontrolli i ritmit të informacionit është një hapësirë e re beteje: kush arrin të shpërndajë informacion të saktë më shpejt, fiton epërsinë njohëse.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Previous: Serbia aspiron BE-në, ndërkohë që po forcon lidhjet ekonomike dhe ushtarake me Kinën dhe Rusinë
Next: Politikani serb Dragan Shormaz: “NIS”-i për Rusinë është instrument destabilizimi në Evropë dhe platformë inteligjence

Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina

The Geopost October 30, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit 4 min read
  • Analiza

Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

The Geopost October 25, 2026
Sheshi i mbushur me studentë dhe qytetarë: ‘Studentët fitojnë’, mesazhet kundër pushtetit jehojnë në Beograd 3 min read
  • Analiza

Sheshi i mbushur me studentë dhe qytetarë: ‘Studentët fitojnë’, mesazhet kundër pushtetit jehojnë në Beograd

The Geopost October 23, 2026
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit

The Geopost October 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.