Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza

Rusia ka “riaktivizuar” bazën sekrete të nëndetëseve të epokës sovjetike në Krime

The Geopost March 3, 2025 3 min read
Share the news

Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese janë parë në hyrje të portit natyror në Balaklava në Krimenë e kontrolluar nga Rusia.

Aktivistët proukrainas pretendojnë se barrierat, të cilat mund të mbyllin portin për dronët detarë, janë provat më të fundit që një bazë e madhe e nëndetëseve, e njohur dikur si Object 825 GTS, po kthehet në shërbim.

“Pushtuesit [rusë] po përdorin përsëri një bazë nëtokësore të vjetër nëndetësesh, e cila më parë funksiononte si muze, për qëllime ushtarake”, postoi së fundi në Telegram grupi gueril i Krimesë Tatar Atesh.

Grupi beson se barrierat kundër dronëve tregojnë se baza e nëndetëseve po përdoret për qëllime ushtarake pasi nuk ekzistojnë objekte të tjera të ndjeshme aktualisht në këtë gji. Porti Balaklava u çmilitarizua nga Ukraina në vitin 2008, dhe më pas duke filluar nga viti 2016, derisa ishte nën kontrollin rus, atje u ndërtuan obejkte për ankorimin e jahteve.

Baza e nëndetëseve Balaklava u përfundua në vitin 1961 kur Krimea ishte qendër kryesore e flotës detare sovjetike.

Peizazhi unik i Balaklavës i lejoi planifikuesit sovjetikë të bënin tunele rreth 600 metra drejt detit, përmes një mali mjaft të madh për t’i mbrojtur njerëzit dhe anijet brenda nga një goditje e drejtpërdrejtë bërthamore.

Objekti sekret përmbante strehimore për deri nëntë nëndetëse dhe ekuipazhet e tyre, si dhe një dok të thatë ku mund të riparoheshin anijet, si dhe dhoma ku mund të ruheshin dhe përgatiteshin për vendosje armët bërthamore.

Fshehtësia rreth bazës sovjetike bëri që porti i Balaklavës të shndërrohej në një zonë “të mbyllur”, në të cilën mund të hyje vetëm me leje të veçantë. Gjatë Luftës së Ftohtë, nëndetëset hynin dhe dilnin nga baza nëntokësore vetëm pasi binte errësira.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, baza ra nën kontrollin e Ukrainës, por mbeti e pambrojtur. Një vizitor në vitin 1994 kujtoi hyrjen në vendin dikur sekret që dukej sikur “ishte braktisur si rezultat i ndonjë katastrofe të papritur”, duke shtuar se “në mënyrë të pavullnetshme, të vjen në mendje Çernobili”.

Pjesa e brendshme e saj, konsiderueshëm u prish nga hajdutët gjatë viteve 1990 përpara se Ukraina ta rihapte objektin si muze më 2003.

Pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, baza ra nën kontrollin rus, por vazhdoi të funksionojë si muze.

Raportet e fundit se baza po riaktivizohet për përdorim ushtarak është vetëm një pretendim ndër të tillët. Në tetor të vitit 2022, ushtria ukrainase vuri në dukje një ndërtim që po ndodhte pranë një hyrjeje në bazën e nëndetëseve si dëshmi se po kthehej për përdorim ushtarak. Muzeu, megjithatë, duket se mbetet i hapur për publikun.

John C. K. Daly, një ekspert i mbrojtjes për Fondacionin Jamestown i tha Radios Evropa e Lirë foli lidhur me atë nëse objekti që aktualisht po përdoret nga Marina Ruse, do të ishte për anije dhe jo për nëndetëse.

“Duke pasur parasysh kufizimet e madhësisë së nëndetëseve të klasës Kilo të Flotës së Detit të Zi (rrezja e tyre është shumë e gjerë për konfigurimin aktual të Balaklavas), përdorimi i saj aktualisht përpara rinovimit do të ishte domosdo për anijet sipërfaqësore”.

Me portet detare ruse të shënjestruara nga dronët detarë të Ukrainës, që evoluojnë me shpejtësi, është e mundur që anijet detare ruse të strehohen në pjesë të bazës, duke përfshirë anijet e ankoruara më parë në bazën detare pranë Sevastopolit, e cila është goditur në mënyrë të përsëritur nga dronët e detit dhe raketat ukrainase.

Daly thotë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së dronëve detarë nga Ukraina, ka qenë “një nga zhvillimet më të papritura dhe më domethënëse” të pushtimit rus./REL/

Continue Reading

Previous: Starmer i thotë Evropës në samit: ‘Koha për të vepruar’ për sigurinë e Ukrainës
Next: Kina mund të shantazhojë Gjermaninë me turbina me erë, paralajmëron raporti

BIA e Vuçiqit: Nga mbrojtja e rusëve te përgjimi i opozitës dhe qytetarëve serb 3 min read
  • Analiza

BIA e Vuçiqit: Nga mbrojtja e rusëve te përgjimi i opozitës dhe qytetarëve serb

The Geopost December 15, 2025
30 vjet pas Daytonit – mësime për sot 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

30 vjet pas Daytonit – mësime për sot

The Geopost December 14, 2025
G2 – qetësia para stuhisë? 6 min read
  • Analiza

G2 – qetësia para stuhisë?

The Geopost December 14, 2025
Rishkrimi i kufijve të së vërtetës: Si falsifikon FIMI rus kujtesën historike 6 min read
  • Analiza
  • Botë

Rishkrimi i kufijve të së vërtetës: Si falsifikon FIMI rus kujtesën historike

The Geopost December 13, 2025
Fëmijët e burgosur të Putinit: Si Rusia shkatërron të rinjtë që guxojnë të flasin 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Fëmijët e burgosur të Putinit: Si Rusia shkatërron të rinjtë që guxojnë të flasin

The Geopost December 11, 2025
Rusia një vit pas rrëzimit të Asadit: Humbje e ndikimit të Kremlinit në Damask 2 min read
  • Analiza
  • Botë

Rusia një vit pas rrëzimit të Asadit: Humbje e ndikimit të Kremlinit në Damask

The Geopost December 9, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.