Skip to content
The Geopost

The Geopost

Rythmic Geostrategic Tracking

  • LAJME
  • SIGURI
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • FACT CHECKING
  • Shqip
    • Shqip
    • Srpski
    • English
  • Analiza

Propagandimi nacionalist serb përmes kulturës, sportit e filmit

The Geopost July 31, 2023 5 min read

Angazhimi për të interpretuar nxitjen dhe nisjen e luftërave dhe të konflikteve në ish-Jugosllavi, sidomos gjatë viteve të ’90, si ato për të cilat kanë kontribuar të tjerët e assesi elitat kulturore, politike e intelektuale serbe, Republika e Serbisë dhe regjimi i Aleksandër Vuçiqit po e bënë në mënyrë të organizuar prej vitesh. Interpretimi nacionalist i së kaluarës pa ndjenjën e përgjegjësi intelektuale është imperativi mbi të cilin merr jetë çdo angazhim intelektual e kulturor serb. Organizimet kulturore e sportive në kor nacionaliste, e parasëgjithash urryese për të tjerët nuk janë të rastit e momentit. Shpalosja e koreografive nacionaliste e raciste në terrenet sportive, kulturore e muzikore serbe është pjesë angazhimit të orkestruar të regjimit politik aktual në Serbi. Të gjitha këto përqasje urryes ndaj gjithçkaje jo-serbe në Ballkanin Perëndimor, mirëmbahen e kurohen me kujdes dhe në mënyrë të strukturuar. Propaganda përmes kulturës, sportit, filmit e muzikës serbe mirëmban emocionin nacionalist, i cili jo se nuk është në traditën e mendësisë politike serbe, mirëpo ajo i jep energji edhe regjimit drejtues të shtetit serb.

Në 2019 ministrit e kulturës të Serbisë dhe entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, kishin nënshkruar një Kartë e cila për synim kishte orientimin e ruajtjen e kulturës serbe, në siç thuhet, hapësirën kulturore serbe. “Me hapësirën kulturore serbe nënkuptojmë hapësirën ku populli serb ka jetuar ose jeton për një periudhë të gjatë historike, duke lënë gjurmë të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, qoftë brenda kufijve apo jashtë kufijve të krijimeve të tij shtetërore. Me fjalë të tjera, nuk është e mundur të reduktohen kufijtë e hapësirave kulturore në kufijtë e një hapësire të vetme politike ose shtetërore”, shpjegon në nenin e saj të dytë, Karta për Hapësirën Kulturore Serbe, gjithë përfshirjen e angazhimit kulturor serb. Narracioni thelbësor i Kartës është që të trajtojë të gjithë serbët që jetojnë jashtë Serbisë si pjesë e një trupi të vetëm serb, etnikisht e kulturalisht. Jehona e qartë e ideve vazhdon të jetë ajo historikja e projektit serbomadh, e nxjerr me shpjegimet e “botës serbe”, e cila synim ka të bashkojë të gjithë serbët. Me shtjellimin për hapësirën kulturore serbe interpretohet versioni i një hapësirë të vetme politike e territoriale. Mundësisht, me çdo kusht pa tjetrin e të ndryshmen!

Karta mbështet e fuqizon ruajtjen e interpretimin e kulturës së popullit serb, në Serbi dhe në Srpska, në rajon dhe në diasporë apo emigracion, nga Trebinja dhe Herceg-Novi në Suboticë e Vrshac, nga Vranja dhe Graçanica në Banja Llukë. Sipas Kartës, kultura serbe “do të zhvillohet në vlerat e saj dhe traditat, në fushën e krijimtarisë bashkëkohore dhe në fushën e ruajtjes, studimit dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore”. Fryma e idetë e kësaj Karte si dokument zyrtar e orientues, nuk janë të reja. Ato janë të pranishme në diskursin historiografikë e politikë serb prej dekadash, veç se regjimi shtetëror i Aleksandër Vuçiqit u jep mbulim e themel shtetëror. Mbi këtë mbulim shteti serb është angazhuar që të kujdeset edhe për shkrimin cirilik, të cilin e mbron me ligj. Në 2021, Kuvendi Popullor i Serbisë kishte aprovuar ligjin për mbrojtjen e gjuhës serbe dhe shkrimit cirilik, përmes të cilit rritej rrethi i akterëve e subjekteve të cilat janë të obliguara të shfrytëzojnë shkrimin cirilik. Tani, kultura, gjuha dhe çirilica në dokumentet zyrtare të Serbisë trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare. Kjo kuptohet edhe nga “Strategjia kombëtare e sigurisë e Republikës së Serbisë”.

Në r0elacion me këtë Kartë, Kuvendi Popullor i Serbisë, vite më parë kishte aprovuar “Strategjinë e zhvillimit kulturor të Republikës së Serbisë 2020-2029”. Ky dokument do të rregullonte mënyrën e “ruajtjes së gjuhës serbe e çirilicës dhe ndërlidhjen e hapësirës kulturore serbe”. Strategjia jep udhëzime ideologjike për prodhimet kulturore të cilat fuqishëm do të mbështeten nga Ministria e Kulturës e Serbisë. Menjëherë pas aprovimit të kësaj strategjie e në frymën e Kartës së Hapësirës Kulturore Serbe, ishte prodhuar filmi “Dara nga Jasnovci”, i cili portretizon vuajtjen serbe të shkaktuar nga të tjerët. Kritika profesionale ndërkombëtare ndaj filmit ishte moment i volitshëm për regjimin që të portretizonte serbët si ata që ua kanë inati të tjerët dhe që nuk i duan. Skenaristja ishte nderuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq me Urdhrin e Karagjorgjit të Yllit të tretë, medalje kjo presidenciale. Shpërblimi shtetëror për ekipin është mbështetja që të bëhet edhe remake i filmit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit për “Betejën e Kosovës”. Në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi për “ruajtjen e hapësirës kulturore serbe” në janar të vitit rrjedhës ishte bërë edhe shfaqja e filmit të ri “Stuiha”. Në qendër të këtij krijimi kulturor e filmik paraqitet dogma se populli serb gjithmonë ka vuajtur nga të tjerët pa kryer kurrë asnjë krim.

Edhe në fushën e sportit është i njëjti angazhim. Dhe jo vetëm angazhim i tifozërisë, por edhe i sportistëve drejtpërdrejt, të të gjitha kalibrave. Tenisesri Novak Gjokoviq është frymëzimi e modeli sesi propagandohet në llogari të politikave nacionaliste e raciste, por që brenda trupit politikë të regjimit të Aleksandër Vuçiqiq konsiderohet akt kombëtar. Mos ndëshkimi nga instancat që janë të thirrura për kulturën e rendin e sportit, është veç energji për propaganduesit e tifozët racist serb.

Pasoj e këtij rendi është fakti që faktori ndërkombëtar, pas rënies së regjimit gjenocidial të Sllobodan Millosheviqit nuk e kushtëzojë sa duhet ose fare nuk e kushtëzojë Serbinë me rregullin e denacifikimit të mendësisë politike serbe, pavarësisht rrethanat që i kishte krijuar ajo politikë. Veç kësaj ish-ministri i informacionit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq nga faktori ndërkombëtar u pa si ndryshim e përparim demokratik i Serbisë, e assesi si vazhdimësi e asaj mendësie politike që kishte shkatërruar jetët e njerëzve e të popujve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor. /TheGeopost

Continue Reading

Previous: Si të ekspozohet kolonializmi rus në “Jugun Global”.
Next: Beteja me dezinformatat ruse në Maqedoninë e Veriut

Memorialët dhe grafitët serbë për Kosovën – rritje e agresionit të luftës hibride 6 min read
  • Analiza
  • Lajme

Memorialët dhe grafitët serbë për Kosovën – rritje e agresionit të luftës hibride

The Geopost September 20, 2023
Si të zhvillohet një luftë financiare kundër ekonomisë ruse 3 min read
  • Analiza

Si të zhvillohet një luftë financiare kundër ekonomisë ruse

The Geopost September 19, 2023
Ndikimi i fortë nëpërmjet kishës: Kush murg rus që u dëbua nga Shkupi? 4 min read
  • Analiza

Ndikimi i fortë nëpërmjet kishës: Kush murg rus që u dëbua nga Shkupi?

The Geopost September 19, 2023
“Moska dhe Beogradi në harmoni: Mediat ruse për “Nyjën ballkanike” 4 min read
  • Analiza

“Moska dhe Beogradi në harmoni: Mediat ruse për “Nyjën ballkanike”

The Geopost September 13, 2023
Kundërofensiva ukrainase në Rusi 4 min read
  • Analiza

Kundërofensiva ukrainase në Rusi

The Geopost September 12, 2023
NATO duhet t’i përgjigjet Rusisë në mënyrë më agresive, thotë gjenerali polak 4 min read
  • Analiza

NATO duhet t’i përgjigjet Rusisë në mënyrë më agresive, thotë gjenerali polak

The Geopost September 11, 2023
Tweets by theGeopost

logos_together

The Geopost is sponsored by the U.S. Embassy in Kosovo and the Bureau of Educational & Cultural Affairs (ECA) through their TechCamp Kosovo project implemented in partnership with FLOSSK.

The opinions, findings and conclusions stated herein are those of the author[s] and do not necessarily reflect those of the United States Department of State.”

Impressum

Contact

  • [email protected]
  • Qendra Tregtare
    Bregu i Diellit, 10000 Prishtinë
Facebook-f Twitter Youtube

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.