Maqedonia e Veriut ka arritur tërësisht të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian (BE) që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë. Këtë e ka evidentuar Raporti i Progresit të Komisionit Evropian (KE), i publikuar sot në Bruksel, ku thuhet se në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (CFSP), shkalla e përafrimit të vendit me Brukselin është 100 për qind.
“Kjo përfshin të gjitha masat kufizuese të BE-së që synonin pas luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, theksohet në Raport.
Sipas dokumentit, ky është një sinjal i fortë i përkushtimit strategjik të Maqedonisë së Veriut në rrugën e tij drejt BE-së. “Maqedonia e Veriut gjithashtu u rreshtua me të gjitha deklaratat e BE-së të dorëzuara në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë rezolutën e miratuar në Sesionin Special Emergjent të Asamblesë së
Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën më 23 shkurt 2023”, thuhet në Raport.
Rekomandimet e Brukselit janë që autoritetet në Shkup të vazhdojnë të forcojnë kapacitetin e tyre për të zbatuar sanksionet në fuqi. Pasi harmonizimi me masat kufizuese të BE-së nuk ka efekt të drejtpërdrejtë ligjor, Raporti thekson se Qeveria e Maqedonisë së Veriut me vendim të veçantë e bën të plotfuqishme çdo masë sanksionuese, gjë që është e bazuar në Ligjin vendas për masat restriktive. Kjo, sipas dokumentit, krijon një hendek kohor midis harmonizimit formal dhe zbatimit në praktikë.
Në Raport përmendet edhe ndërprerja e Marrëveshjes të Vizave me Rusinë, masë që hyrë në fuqi në janar të vitit 2023, ndërkohë që theksohet edhe tërhoq lejes së Konsullit të Nderit të Rusisë në Manastir.
Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë përgatitjeje në fushën e politikës së përbashkët të jashtme,
Në vitin e ardhshëm, Brukseli rekomandon Shkupin që “të ruajë harmonizimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së” dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme për “të mbyllur hapësirën për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit, duke përfshirë dezinformimin”, si dhe të ndërmarrë veprime drejt forcimit të resiliencës shoqërore ndaj dezinformimit apo formave të tjera të kërcënimeve hibride.
Në vitin 2023, thuhet në Raport, Maqedonia e Veriut ka luajtur një rol aktiv në një kontekst kompleks gjeopolitik gjatë mandatit të saj si kryesuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka përkeqësuar ekonominë e vendit, duke sjellë çmime të larta të energjisë, mallrave dhe ushqimeve dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.
“Rritja e Prodhimit Bruto të Brendshëm (PBB) u ngadalësua, pasi ekonomia u godit nga pasojat e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Pas një rikuperimi të pjesshëm nga recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19, rritja vjetore e PBB-së u ngadalësua në 2.1% në 2022, nga 3.9% në 2021, pasi kërkesa e jashtme u dobësua, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit global vazhduan dhe çmimet globale të ushqimit dhe energjisë u rritën me shpejtësi”, thuhet në Raport.
Marrëdhëniet me Ukrainën, sipas dokumentit, janë intensifikuar që nga fillimi i agresionit të Rusisë. “Maqedonia e Veriut deklaroi mbështetjen për Ukrainën si prioritet për kryesimin e saj të OSBE-së në vitin 2023. Maqedonia e Veriut mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, duke dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Maqedonia e Veriut ka ofruar ndihmë humanitare dhe ushtarake dhe është plotësisht në përputhje me paketën e masave kufizuese të BE-së kundër Rusisë. Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë marrëveshje për tregtinë, mbrojtjen e investimeve, kulturën, arsimin, turizmin, transportin dhe bashkëpunimin ushtarak. Një regjim pa viza ka qenë në fuqi për qëndrime të shkurtra që nga viti 2019”, thotë Raporti.
Në Raportin e Progresit të KE-së për këtë vit, Maqedonia e Veriut lavdërohet se që nga janar i vitit 2023, kur vendi mori pozicionin e kryesuesit të OSBE-së, “ka promovuar në mënyrë aktive standardet dhe vlerat evropiane dhe ka kërkuar përballje me kërcënimet që dalin nga lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës”.
Ndryshe, Raporti ka kritikuar mungesën e reformave në gjyqësor, polarizimin e Parlamentit dhe mungesën e reformave zgjedhore. Brukseli ka bërë thirrje që partitë politike të kapërcejnë dallimet dhe të miratojnë ndryshimet kushtetuese në përputhje me Propozimin Francez, i cili nënkupton përfshirjen e bullgarëve etnikë në Kushtetutë, si parakusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE. /The Geopost/

Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë?
Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Kush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin që çoi te raporti i Dick Marty-t për Gjykatën Speciale
Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën…
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu