Në tribunën e stadiumit Čika Daça, një tifoz futbolli me kapuç dhe i maskuar thirri turmën të ngrihej në këmbë dhe të ngrinte duart.
“Tre, dy, një…” burri bëri një numërim mbrapsht përmes altoparlantit të tij.
“Kosova është Serbi”, bërtitën njëzëri disa qindra tifozë, pak çaste para fillimit të ndeshjes.
Mbështetësit ishin anëtarë të Delije, emri i ultras famëkeq të Ceverna Zvezdës të Beogradit, të cilët kanë pasur prej kohësh një reputacion për dhunë të jashtëzakonshme dhe janë të njohur për pikëpamjet e tyre nacionaliste të ashpra. Për të parë lojën e ekipit të tyre, tifozët udhëtuan të shtunën e fundit në qytetin industrial të Kragujevacit, nja 90 minuta me makinë në jug të Beogradit.
Thirrjet e tyre pro Serbisë u duartrokitën dhe u përsëritën nga tifozët e ekipit vendas, Radnički 1923, të ulur në ndenjëset me tulla në anën tjetër të stadiumit.
Para pjesës së parë, Delije shpalosi një pankartë ku shkruhej: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
Pak vende në Ballkan e shfaqin dhe e zbulojnë politikën e paqëndrueshme etnike të rajonit, aq sa ndodh kjo në stadiumet e futbollit, ku tifozët rregullisht këndojnë dhe thirrin me sharje, të cilat i kujtojnë aksionet e spastrimit etnik të viteve të 90-ta.
Ai nuk i referohej kundërshtarit të ekipit të tij, por popullatës etnike shqiptare.
Me pjesën më të madhe të lojës që kaloi duke hedhur fishekzjarre, ndeshja aktuale e futbollit u shfaq dytësore.
Ultras e Ceverna Zvezdës, si shumë të tjerë atë ditë, kishte veshur një bluzë të zbukuruar me fytyrën e Stefan Nedeljkoviqit, një prej tre terroristëve serbë të vrarë gjatë përleshjes me Policinë e Kosovës.
Beteja mes policisë së Kosovës dhe 30 serbëve të armatosur të strehuar në një manastir përkohësisht e ktheu një fshat të qetë në veri të Kosovës në një zonë lufte.
Serbët e vrarë gjatë pritës së muajit të kaluar nga paraushtarakët serbë ndaj policisë kosovare që shkaktoi një nga krizat më serioze rajonale ndër vite mes Beogradit dhe shtetit separatist.
Beteja mes policisë së Kosovës dhe 30 serbëve të armatosur të strehuar në një manastir përkohësisht e ktheu një fshat të qetë në veri të Kosovës në një zonë lufte.
“Stefani është një hero dhe duhet hakmarrje për vdekjen e tij”, tha mbështetësi i Ceverna Zvezdës, duke treguar këmishën e tij.
Ultranacionalizmi është një terren i njohur për tifozët e ‘Yllit të Kuq’. Themeluesi i ekipit dikur e përshkroi ekipin si rojtarin e identitetit serb dhe besimit ortodoks.
Por kritikët e liderit serb, Aleksandar Vuçiq, thonë se përzierja e fuqishme e presidentit të shovinizmit etnik dhe demagogjisë, e cila i ngjan asaj të Vladimir Putinit të Rusisë, ka lejuar që ndjenjat ultranacionaliste të rriten jashtë stadiumeve të futbollit të Serbisë.
“Një pjesë e urrejtjes së nxitur nga huliganët është normalizuar plotësisht në shoqëri. Ata nuk përfaqësojnë vetëm skajet, mesazhet e tyre anti-perëndimore rezonojnë në të gjithë vendin,” tha Vladimir Arsenijević, një shkrimtar i shquar serb që kryeson një OJQ, që promovon dialogun dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor.
“Vuçiq e kuptoi se kjo është një zonë e fuqishme dhe e rrezikshme që mund të bëjë ose të prishë një president”, tha Montague.
“Ultras mund të mobilizohen shpejt për qëllime politike nëse është e nevojshme. Në të njëjtën kohë, autoritetet dëgjojnë me kujdes se çfarë bërtet turma në tribuna”.
Ndërsa ultrasit e Ceverna Zvezdës nuk marrin pjesë më në dhunën e drejtpërdrejtë ndëretnike, siç ishte rasti në vitet 1990 kur kryekomandant Arkan komandonte një grup huliganësh, ata ende shfaqen në skena që përfshijnë rrahjen e grave dhe ndërprerjen e marshimeve LGBTQ+ në Beograd.
Vuçiç, rrënjët politike të të cilit janë në nacionalizmin e ekstremit të djathtë, ka dhënë intervista rreth asaj se si ishte në tribuna gjatë një lufte mitike futbolli të vitit 1990 mes ekipeve të Ceverna Zvezdës dhe Dinamo Zagrebit, që ndonjëherë është parë si fillimi i vërtetë i luftërave ballkanike.
Duke ecur nëpër Beograd, një tjetër gjurmë më e dukshme e nacionalizmit serb është e vështirë të injorohet.
Mes butikëve të lartë dhe kafeneve në qytet, mund të dallohen lehtësisht murale pro-ruse dhe ultranacionaliste, shpesh të përziera me fytyrat e tifozëve të futbollit të vrarë në përleshje dhe kriminelëve famëkeq të luftës, duke përfshirë ish-komandantin serb të Bosnjës të burgosur Ratko Mladić.
“Të jetosh mes këtyre muraleve e ndot mendjen”, tha Arsenijević.
Një pjesë e punës thelbësore të OJQ-së “Krokodil” të Arsenijević është lufta kundër muraleve në të gjithë vendin që grupi në fjalë konsideron se “e miraton urrejtjen, racizmin dhe seksizmin”.
“Duke i parë vazhdimisht muralet, njerëzit që do të ishin më të denjë, i pranojnë pak nga pak këto mesazhe urrejtjeje. Në fund, kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë me situatën politike me Kosovën”, vazhdoi Arsenijeviç.
Në terren në veriun e Kosovës, Jovana Radosavljeviç thotë se ndien që marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve po përkeqësohen, pas luftimeve të fundit.
“Ju mund ta shihni ndryshimin e sjelljes së njerëzve. Kjo është diçka që më shqetëson mua”, tha Radosavljeviç, e cila e kryeson Iniciativën E Re Sociale, një OJQ që punon në pajtimin e komuniteteve etnike.
Por, përkundër tensioneve në rritje, analistët besojnë se nuk ka gjasa që Vuçiq, duke e përmendur një kërcënim për pakicën serbe që jeton në Veriun e Kosovës, do të sjellë trupa përtej kufirit dhe ta aneksojë rajonin, një skenar që i mban zgjuar natën politik bërësit perëndimorë.
“Ne nuk po i afrohemi një përshkallëzimi të ri: nuk do të ketë luftë siç e kemi para në vitin 1999”, thotë Ivan Vejvoda, një anëtar senior i Institutit të Shkencave Humane në Vjenë.
“Politikanët serbë e kuptojnë shumë mirë që nuk duhet të hysh në thes dhe ta prekin NATO-n”, shton Vejvoda, duke iu referuar rreth 4,000 ushtarëve të NATO-s, që aktualisht operojnë në Kosovë.
Pas paralajmërimeve të SHBA-ve se mund të përballen me masa ndëshkuese për atë që Shtëpia e Bardhë e quajti një grumbullim “të paprecedent” të trupave dhe blindave serbe në kufi, Vuçiq njoftoi se e kishte tërhequr një pjesë të trupave të tij nga kufiri me Kosovën.
Sidoqoftë, pavarësisht shenjave të parë që kriza është zbutur, Arsenijeviç mbetet i zymtë dhe në dyshim për të ardhmen e afërt të Serbisë.
“Shoqëria e jonë është një spirale në rënie”, thotë ai.
Derisa Arsenijeviç i përshëndeti dhe i mirëpriti protestat e fundit kundër dhunës, në të cilat u mblodhën mijëra njerëz në Beograd pas të shtënave mes grupeve që i lanë të vrarë 18 njerëz, ai frikësohet se shoqëria do të vazhdojë të jetojë me gjendjen e “tensioneve të vazhdueshme”.
“Autoritetet po mbajnë klimë dhunë”, përfundoi ai./The Guardian/