Është e njohur që në etnogjenezë se ortodoksia serbe është e lidhur fort si me krijimin e shtetit e po ashtu edhe të politikës serbe në Ballkan. Kisha Ortodokse Serbe përfaqëson boshtin e lëvizjeve politike të Serbisë, çoftë brenda apo edhe jashtë saj. Si në kriza e luftëra por edhe në paqe, fjala dhe strategjia e KOS është e fundit. Këtë pozicion në raport me politikat serbe e mban me shumë krenari, edhe atëherë kur me bekimin e saj u kryen masakra e gjenocide në hapësirën e shteteve të ish-Jugosllavisë. Krejt kjo me synimin e qëllimin e ruajtjes së identitetit kombëtar serb.
Raportet e KOS me legjislaturat drejtuese politike të Serbisë kanë pasur momente të ndryshme përshtatje, mirëpo asnjëherë duke tejkaluar koordinimet për ruajtjen, siç thonë ata të serbëve. Marrëdhënia e KOS me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është e ndarë në dy periudha. Në të kohës së Patriarkut Irinej dhe Patriarkut Profirije!
Në vitin 2013, kur nënkryetar i parë i Qeverisë së Serbisë ishte Aleksandër Vuçiq, Kisha Ortodokse Serbe kishte lëshuar një varg kritikash për Vuçiqin dhe për pasoj ai ishte i ftuar në takimin e
Kuvendit të KOS për të informuar e shpjeguar drejtuesit e Kishës në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit mes Serbisë dhe Kosovës. Vuçiq frikësohej për veprimet e KOS, meqë raste ai sqaron pozicionin e tij para KOS në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit të 2013. Duhet shtuar këtu se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej nuk është se kishte raporte për tu veçuar me Aleksandër Vuçiqin. Kur patriarku Irinej vdiq në 2020, interesi thelbësor ishte për Aleksandër Vuçiqin të jepte maksimumin e ndikimit të tij në përzgjedhjen e patriarkut të ri të KOS.
Pas zgjedhjeve e përzgjedhjes, në krye të Kishës Ortodokse Serbe erdhi mitropoliti i Zagrebit e Lubjanës, ish-murg i Manastirit të Deçanit, i doktoruar në Athinë në 2004, Prvosllav Periq i emëruar Patriarku Profirije. Patriark Profirije ishte me siguri përzgjedhja që i përgjigjej edhe rrethanave politike në të cilat ndodhej Serbia. Shpjegues për zgjedhjen e patriarkut të ri, Profirije të Kishës Ortodokse Serbe, në vitin 2021, ishte edhe një analizë e gazetës Figaro, e cila fletë për kuadrin e presionit që bënte lidershipi i shtetit në lidhje me zgjedhjet në KOS. Marrë parasysh ndikimin e Kishës, vendimtare për Aleksandër Vuçiqin është që në krye të KOS të vinte një njëri i bindur ndaj tij, shpjegonte Figaro.
Në takimin e parë të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe të drejtuar nga Patriarku i sapo-zgjedhur Profirije, në maj të 2021, presidenti i Serbi, Vuçiq organizoi një drekë për të gjithë kryepeshkopët në Klubin e deputetëve në Dedinje. Ky moment përfaqësonte një risi në ritualizimin e simfonisë së shtetit dhe kishës serbe. Këtë traditë presidenti Vuçiq provoj ta vazhdojë, mirëpo nuk është se i shkuan gjithë kryepeshkopët. Sidomos mungoi peshkopi Grigorie, i njohur si ai që më së shpeshti demonstron pakënaqësi e shpreh kritika.
E gjithë kjo atmosferë e raportit të KOS me lidershipin shtetëror për synim ka vazhdimësinë e traditës së bashkë dyzimit politik mes tyre. KOS asnjëherë nuk ka qenë vetëm kishë, që i dedikohet religjionit, mirëpo thellësisht ka koordinuar politika me pushtetin. Takimet mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të presidentit të entitetit Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë,
Millorad Dodik dhe Patriarkut të KOS, Profirije, janë gjithmonë të shpeshta dhe me synim ruajtjen e boshtit të politikës serbe.
Afërsia aktuale e liderëve shtetëror serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe si dhe takimeve të njëpasnjëshme ka për synim finalizimin e ndërtimit të “faltores gjithëserbe”, e cila i ishte premtuar KOS-it nga Aleksandër Vuçiq. “Faltorja gjithëserbe” përfshin vendet e Ballkanit ku serbët jetojnë.
Në vazhdën e ruajtjes së boshtit të politikës serbe, Kisha Ortodokse Serbe është e angazhuar në Bosnje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi, në Kosovë por edhe në Maqedoninë e Veriut pavarësisht që kësaj të fundit ia njohu pavarësinë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë. Në Mal të Zi, i angazhuar maksimalisht ishte tashmë i ndjeri Peshkopi Amfilohije, i cili vdiq nga Covid19. Protestat e organizuara në Mal të Zi dhe përkrahja që KOS i jepte ish-kryeministrit Zdravko Krivokapiq përafruan momentin e nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Përmes kësaj Marrëveshje, KOS veç ekzistencës së saj në Mal të Zi, garantoj edhe fuqinë politike në këtë shtet. Ndrydhi në maksimum Kishën Ortodokse Malazeze dhe pavarësoi çdo veprim të sajin nga shtetit Malazez.
Në Kosovë, pavarësisht se as Serbia e as KOS nuk e njeh pavarësinë e saj, në Pajtimin e fundit të Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit të ndodhur në Bruksel gjatë vitit rrjedhës, Kosovës i ishte bërë obligim dhënia e Statusit special për Kishën Ortodokse Serbe. Status që duket se i tejkalon edhe kompetencat aktuale që i ka KOS në Kosovë me Planin e Ahtisarit.
Gjitha këto manovrime janë në sinkron me deklarimet zyrtare të drejtuesve të Kishës Ortodokse Serbe1 Patriarku Profirije që në fillim të karrierës së tij prej drejtuesi të KOS, kishte deklaruar: “Kisha fuqishëm e mbron popullin serb, e ruan gjuhën dhe kulturën atje ku mungon shteti serb”./The Geopost/