Frosina Tashevska Remenski, profesoreshë universitare nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, thotë se vrasja e Vanja Gjorçevskës (14) dhe Pançe Zhezhovskit (74) mund të ketë lidhje edhe me ndikimet e huaja malinje në vend, sidomos atyre ruse.
Në një bisedë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, ajo konsideron se hetimi ndaj grupit të Ljupço Palevskit duhet të zgjerohet, sepse sipas saj, veprimet e tyre janë të barasvlershme me terrorizëm.
“Ai grup, sipas informacioneve të mia jozyrtare, kishte plane shumë më të mëdha. Kishte lista likuidimi. Kishte lista të zhvatjeve. Ka pasur lista kërcënimesh, lista rrëmbimi, që do të thotë se kjo është një sfidë për autoritetet hetimore. Një sfidë për policinë, për shërbimet e sigurisë. Të prishin planet dhe t’i prezantojnë publikut dhe kjo do të ishte përgjegjësi e tyre shtesë në gjithë këtë rast”, tha Remenski.
Sipas saj, çdo kundërshtim ndaj interesave strategjike, si anëtarësimi në BE, e më herët, në NATO, vjen pikërisht nga ato struktura proruse, të cilat e përdorën atë maqedonizëm të madh për të kryer krimet më të mëdha si ndaj qytetarëve, ashtu edhe ndaj shtetit.
“Me vetë faktin se ne jemi bërë një fole e vërtetë e atyre ndikimeve të jashtme, të huaja, do të thosha, kryesisht ruse. Këtu nxirren logjikat e lidhjes së tij pikërisht me ato struktura politike-atdhetare që pagëzohen në Rusinë mëmë”, shton Remenski.
Profesoresha është e bindur se efektet e rrëmbimit dhe vrasjes së studentes Vanya janë taktikë terrorizmi: “Ju keni radikalizëm ekstrem që manifestohet me akte terrorizmi që në fillim mund të mos cilësohen si terrorizëm. Këtu, në këtë rast kemi rrëmbim dhe vrasje. Por ato përfaqësojnë gjithashtu taktika të kryerjes së terrorizmit. Për të shkaktuar ankth të përgjithshëm, publik, dëmtim të marrëdhënieve shoqërore, marrëdhënieve ndërpersonale, mosbesimit në institucione, drejtimit të proceseve politike”.
Sipas Remenskës, ka mundësi që pensionisti Pançe Zhezovski të ketë ditur për veprimtarinë e grupit: “Nga pikëpamja kriminalistike dhe operacionale, teza se borxhi prej 500 eurosh dhe thjesht marrja e një makine është shkak për vrasje nuk mban. Në asnjë rast, në të gjitha rastet e hetuara dhe të vërtetuara më parë të vrasjes, nuk mund të jetë shkak. Prandaj po aludoj se ndoshta ai ka qenë pjesë e kësaj pesëshe…Nuk e di sa veta kanë qenë… Megjithatë, shikoj të dyshuarit dhe të arrestuarit se mund ta ketë prishur planin dhe përbënte rrezikun që ata të tradhtoheshin prej tij dhe i nënshtrohej likuidimit”.
Ndryshe, pesë persona të përfshirë në krim janë në paraburgim në Shkup kurse i dyshuari i dy vrasjeve, Lupço palevski, është arrestuar të mërkurën në Turqi. Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, ka nënshkruar dhe dërguar menjëherë kërkesën për ekstradim. Nuk dihet nëse dhe kur shteti turk do të përgjigjet ndaj kësaj kërkese.
/The Geopost

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Kush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin që çoi te raporti i Dick Marty-t për Gjykatën Speciale
Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën…
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë