Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Vendim historik: Gjykata Speciale për agresionin rus do të bëhet në Holandë

The Geopost July 4, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Holanda ka rënë dakord të presë Tribunalin Special për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës, duke e cilësuar këtë hap si një “vendim historik”.

Në një deklaratë të së premtes, më 3 korrik, pas një bisede telefonike me kryeministrin holandez Rob Jetten, Zelensky falënderoi Holandën për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe e mirëpriti vendimin për të pritur tribunalin.

“Ky vendim do të mundësojë që udhëheqja e lartë politike dhe ushtarake e Rusisë të mbahet përgjegjëse konkretisht për krimin e agresionit, e jo vetëm për pasojat e tij,” tha Zelensky.

Udhëheqësit diskutojnë sulmet ruse dhe mbrojtjen ajrore

Gjatë bisedës, Zelensky informoi Jetten mbi pasojat e sulmit të fundit në shkallë të gjerë të Rusisë në Kiev, raporoton Kyivpost.

Ai tha se operacionet e shpëtimit kishin përfunduar pas sulmit të së enjtes, i cili vrau 30 persona.

“Është e rëndësishme që miqtë e Ukrainës të jenë të gatshëm të ndërmarrin hapa për të mbrojtur jetët, dhe mbrojtja ajrore mbetet një nga fushat kryesore të bashkëpunimit tonë me Holandën”, tha Zelensky.

Planifikohet bashkëpunim i mëtejshëm

Dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu për orarin e takimeve të ardhshme dypalëshe dhe riafirmuan bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Zelensky falënderoi qeverinë holandeze për atë që ai e përshkroi si solidaritet me Ukrainën dhe gatishmërinë e saj për të vazhduar mbështetjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Holanda ka qenë një nga partnerët kryesorë evropianë të Ukrainës, duke ofruar ndihmë ushtarake, duke mbështetur përpjekjet ndërkombëtare të llogaridhënies dhe duke marrë pjesë në iniciativa për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

I mbështetur nga një koalicion në rritje prej 36 vendesh dhe Bashkimit Evropian, Tribunali Special është krijuar për të mbushur një boshllëk të rëndësishëm në të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa Gjykata Ndërkombëtare Penale merret me krime specifike lufte, ky tribunal i veçantë do të përqendrohet drejtpërdrejt në ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë politikë dhe ushtarakë rusë për “krimin e përgjithshëm të agresionit” – vendimi fillestar për të nisur një luftë të paligjshme.

Muajin e kaluar, parlamenti i Norvegjisë ka ratifikuar unanimisht pranimin e vendit në Tribunalin Special për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës dhe në Komisionin Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën. Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha falënderoi ligjvënësit norvegjezë, duke thënë se ky veprim forcon përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse.

The GeoPost

Tags: Haga Holanda Rusi Ukraina Volodymyr Zelensky

Continue Reading

Previous: Hungaria zhbllokon pjesërisht negociatat e Ukrainës për anëtarësim në BE
Next: Rusia mbështetet te studentët për të kompensuar humbjet në rritje në Ukrainë

Si Rusia rekruton të huaj për luftën në Ukrainë përmes mashtrimit në rrjetet sociale 9 min read
  • Botë

Si Rusia rekruton të huaj për luftën në Ukrainë përmes mashtrimit në rrjetet sociale

The Geopost August 19, 2026
Çfarë janë dronët britanikë që përdoren nga ukrainasit në sulmet e thella brenda Rusisë? 2 min read
  • Botë

Çfarë janë dronët britanikë që përdoren nga ukrainasit në sulmet e thella brenda Rusisë?

The Geopost August 18, 2026
Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh

The Geopost August 18, 2026
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244 4 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244

The Geopost August 18, 2026
Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës 7 min read
  • News

Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës

The Geopost August 17, 2026
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit – çfarë mund të nënkuptojë kjo? 9 min read
  • News

SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit – çfarë mund të nënkuptojë kjo?

The Geopost August 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.