Studentë të shumtë u mblodhën dje në sheshin e qytetit të Nishit, në Serbi, në prag të zgjedhjeve vendimtare të 25 tetorit.
Demokratët Evropianë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, e kanë cilësuar mobilizimin e studentëve si një përgjigje të qytetarëve serbë ndaj asaj që e përshkruajnë si kontroll gjithnjë e më autoritar të pushtetit nga Vuçiqi.
Sipas tyre, qeveria serbe në krye me Aleksandar Vuçiq po ua vështirëson votimin mijëra qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, përmes kufizimit të numrit të qendrave të votimit dhe vendosjes së orareve të votimit sipas kohës lokale në Serbi.
“Qeveria e tij po ua vështirëson votimin mijëra qytetarëve serbë që jetojnë jashtë vendit, duke kufizuar numrin e qendrave të votimit dhe duke imponuar oraret e votimit sipas kohës lokale në Serbi, edhe në rastet kur kjo nënkupton që qytetarët të votojnë në mes të natës”, thuhet në postim.
Në reagimin e tyre, Demokratët Evropianë kanë bërë një krahasim mes presidentit serb dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, duke shtuar se Vuçiqi po ndjek rrugën e ish-aleatit të tij politik.
“Aleksandar Vuçiqi duket i vendosur të ndjekë gjurmët e mikut të tij të dikurshëm, Viktor Orbánit. Le të shpresojmë që historia të përsëritet!”, thuhet në mesazhin e tyre.
The GeoPost

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së