Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiç se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren” çon drejt luftës dhe jo Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se duhet që t’i ndalen mjetet financiare Serbisë që i përfiton nga Bashkimi Evropian.
“E mjera Serbi! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës, jo drejt Bashkimit Evropian. Më nuk duhet të ketë para nga BE-ja për Serbinë”, shkroi ai.
Deklaratën e Daçiç-it e kanë dënuar edhe autoritetet e Kosovës.
Kosova ka kërkuar që ndërkombëtarët ta dënojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga Serbia.

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit