Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Si po e ndihmojnë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut Rusinë në përballjen me Perëndimin

The Geopost July 28, 2026 4 min read
Share the news

Partneriteti në rritje mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut përbën një nga ndryshimet më të rëndësishme gjeopolitike të nxitura nga lufta në Ukrainë, duke krijuar një rrjet bashkëpunimi që synon të dobësojë ndikimin amerikan dhe të anashkalojë presionin perëndimor.

Kështu ka deklaruar Andrea Kendall-Taylor, bashkëpunëtore e lartë dhe drejtoreshë e Programit për Sigurinë Transatlantike në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane (CNAS), në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, ky grupim nuk duhet parë si një aleancë tradicionale ushtarake, pasi nuk bazohet në traktate formale, por si një rrjet fleksibil partneritetesh që u mundëson këtyre vendeve të rrisin kapacitetet ushtarake dhe të ulin efektin e sanksioneve perëndimore.

“Partneritetet e tyre forcojnë kapacitetet ushtarake të të gjithë kundërshtarëve të SHBA-së dhe aleatëve të saj, ndërsa njëkohësisht dobësojnë efektivitetin e instrumenteve të politikës së jashtme, siç janë sanksionet”, ka thënë Kendall-Taylor.

Ajo ka vlerësuar se lufta në Ukrainë ka shërbyer si një katalizator për thellimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe partnerëve të saj.

Sipas saj, Koreja e Veriut i ka ofruar Rusisë sasi të mëdha municionesh dhe mbështetje ushtarake, ndërsa Irani në fazat e para të luftës ka furnizuar Moskën me dronë dhe teknologji të tjera ushtarake.

“Kina ka qenë partnerja më e rëndësishme. Ajo i ka mundësuar Rusisë të shmangë sanksionet dhe kontrollet perëndimore të eksporteve, duke i siguruar qasje në gjysmëpërçues, komponentë dhe teknologji kritike për industrinë ruse të mbrojtjes”, ka deklaruar ajo.

Gjithashtu, sipas saj, blerja e naftës ruse nga Kina ka qenë një burim jetik financiar për Moskën dhe ka ndihmuar në vazhdimin e luftës në Ukrainë.

Kendall-Taylor ka thënë se ajo që i mban të bashkuara këto vende është kundërshtimi i përbashkët ndaj ndikimit amerikan dhe rendit aktual ndërkombëtar.

“Këto vende besojnë se sistemi aktual ndërkombëtar nuk u jep ndikimin dhe statusin që mendojnë se u takon. Duke vepruar së bashku, ato mund ta sfidojnë këtë sistem në mënyrë më efektive”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kina përfiton nga paqëndrueshmëria që e shpërqendron Perëndimin, ndërsa Irani përfiton duke angazhuar burimet amerikane në Lindjen e Mesme.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht dallimeve mes tyre, këto vende kanë interesa të përbashkëta që i shtyjnë drejt bashkëpunimit afatgjatë.

Duke folur për atë se çfarë i ofron Rusia partnerëve të saj, analistja amerikane ka thënë se Moska po ndan përvojën e fituar nga lufta në Ukrainë dhe po transferon teknologji ushtarake.

Sipas saj, marrëdhënia me Korenë e Veriut është transformuar më së shumti gjatë luftës, me Phenianin që kërkon nga Rusia ndihmë në teknologjinë satelitore, raketa, nëndetëse dhe sisteme të tjera ushtarake.

Ndërkohë, për Kinën, Rusia ofron veçanërisht përvojë nga fusha e betejës në Ukrainë, duke ndihmuar Pekinin të përmirësojë kapacitetet e tij ushtarake.

Sa i përket Iranit, Kendall-Taylor ka thënë se Rusia po i ofron mbështetje në inteligjencë dhe teknologji të dronëve, duke u bazuar në përvojën e fituar gjatë luftës.

Kina mbetet partnerja kryesore e Moskës

Sipas Kendall-Taylor, pavarësisht rëndësisë së Iranit dhe Koresë së Veriut, Kina mbetet partnerja më e rëndësishme strategjike e Rusisë.

“Putini nuk ka marrëdhënie më të afërt me asnjë udhëheqës tjetër sesa me Xi Jinpingun”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se Rusia është bërë shumë e varur ekonomikisht nga Kina.

Ajo ka thënë se kjo varësi krijon shqetësime në Moskë, pasi Rusia rrezikon të shndërrohet në partnerin më të dobët në këtë marrëdhënie.

Megjithatë, sipas saj, për shkak të luftës në Ukrainë dhe përballjes me SHBA-në, Putini është i gatshëm ta pranojë këtë varësi.

Kendall-Taylor ka thënë se Uashingtoni nuk duhet të fokusohet vetëm në përpjekjet për të krijuar përçarje mes këtyre vendeve, por duhet të punojë për kufizimin e ndikimit të tyre.

Sipas saj, SHBA-ja duhet të forcojë marrëdhëniet me shtetet që nuk janë të rreshtuara qartë, si Turqia, Brazili, Vietnami dhe Afrika e Jugut, si dhe të kufizojë qasjen e këtij grupimi në teknologji të avancuara.

“Synimi duhet të jetë frenimi i këtij rrjeti, e jo supozimi se ai mund të shpërbëhet”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka paralajmëruar se sfida kryesore për Perëndimin është fakti se ky rrjet mund të krijojë kriza në disa rajone njëkohësisht – në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Indo-Paqësor.

Sipas saj, treguesit kryesorë për të ardhmen do të jenë vazhdimësia e udhëheqjes së Putinit dhe Xi Jinpingut, si dhe mundësia që vende të tjera, si Bjellorusia, Kuba apo Venezuela, t’i afrohen më shumë këtij rrjeti.

The GeoPost

Tags: Irani Kina Korea e Veriut Rusia

Continue Reading

Previous: Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus
Next: Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës

Sulmet ruse me dronë shumëfishohen në Moldavi 4 min read
  • News

Sulmet ruse me dronë shumëfishohen në Moldavi

The Geopost October 28, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik 3 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik

The Geopost October 27, 2026
Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme? 5 min read
  • News

Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme?

The Geopost October 27, 2026
Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia 3 min read
  • News

Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia

The Geopost October 26, 2026
Bursaç pas humbjes së Vuçiqit: Ngushëllime Mandiqit, Knezheviqit dhe Dodikut, mbetën pa mbrojtësin e tyre politik 5 min read
  • News

Bursaç pas humbjes së Vuçiqit: Ngushëllime Mandiqit, Knezheviqit dhe Dodikut, mbetën pa mbrojtësin e tyre politik

The Geopost October 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.