Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

The Geopost September 12, 2026 3 min read
Share the news

Një flamur amerikan, qirinj dhe një tablo me emrat e 2 mijë e 977 viktimave rikthejnë kujtimet e një prej ditëve më të dhimbshme të shekullit 21. Kanë kaluar 25 vjet, por pamjet e Kullave Binjake, tymi mbi Nju-Jork dhe dhimbja e mijëra familjeve mbeten pjesë e kujtesës kolektive.

Për Kosovën, 11 Shtatori ka edhe një dimension të veçantë. Një popull që vetëm dy vjet më parë kishte dalë nga një luftë, me humbje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime të shumta, shoqata ”Miqtë e Amerikës” në Kosovë e sheh këtë përvjetor si një moment për të shprehur solidaritet me popullin amerikan, por edhe një shprehje mirënjohjeje.

“Veprimi jonë është një veprim që është dasht me bë. Mendoj dhe shpresoj që institucionet e vendit dhe shoqëria civile dhe të gjithë ata që kanë një rrespkt për SHBA-në le të veprojnë sot. Me një veprim me një flamur me një postim në rrejte sociale me një fjalë të mirë me një dëshirë për tejkalimin e kësaj krize e shkaktuar nga sulmi terrorist”, tha Agim Rexhepi, nga shoqata ”Miqtë e Amerikës” në Kosovë.

Aktivitetit iu bashkua edhe shoqata “Çamëria” në Kosovë, duke shprehur mbështetjen për popullin amerikan dhe mirënjohjen për rolin e Shteteve të Bashkuara në historinë e Kosovës.

“Jemi në mbështetej të popullit amerikan që t’i kujtojmë viktima që ndodhën në 2001-tën. solidarizohemi komplet populli. Fal shtetit amerikan, ne sot jemi aty ku jemi që i patëm gjithmonë në krah, nga lirimi, formimi i shtetit. Ne gjithmonë jemi më popullin amerikan do të jemi dhe kemi qenë”, tha Besim Dinolli, kryetari i Shoqatës “Çamëria” Kosovë.

Mesazhi i solidaritetit u përcoll edhe nga Ilir Mezelxhiu, një nga mbështetësit e këtij aktiviteti.

“Sot qëndrojmë së bashku me popullin amerikan për të kujtuar një prej ditëve më të errëta në histori, 11 shtatorin të 2001-tës. 25 vite pas kanë kaluar, por ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë 2977 njerëz ta pafajshëm të humën jetët e tyre atë ditë”, tha Ilir Mezelxhiu, mbështetës i aktivietetit.

Mes viktimave ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Në nderim të tyre dhe të të gjitha viktimave, homazhe bënë edhe nxënës të shkollave dhe qytetarë të Prishtinës.

Edhe Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka shprehur solidaritetin me popullin amerikan, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

“25 vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Kosova qëndron në solidaritet me popullin amerikan, duke nderuar jetët e humbura dhe guximin e pjesëtarëve të ekipeve të para të shpëtimit”, thuhet në një postim të Ambasadës së Kosovës në SHBA në X.

Ambasada theksoi se Kosova dhe SHBA-ja rikonfirmojnë miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Edhe Peja shënoi 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Takimit Veror Përkujtimor “Të Kujtojmë – Kurrë Mos të Harrojmë”.

Ngjarja u organizua nga Peja Peace Forum, me përkrahjen e Universitetit “Haxhi Zeka”, Komunës së Pejës dhe Rotary Club Peja, në kuadër të aktiviteteve përkujtimore kushtuar 25-vjetorit të 11 Shtatorit.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionalë, akademikë, përfaqësues të organizatave dhe qytetarë, duke krijuar një hapësirë për përkujtim, reflektim dhe diskutim mbi paqen, sigurinë dhe sfidat e shoqërisë bashkëkohore.

Në kuadër të programit u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën “Rruga përpara: A na bën Inteligjenca Artificiale më produktivë sot – por më pak të aftë nesër?”.

Në diskutim morën pjesë Dr. Neshad R. Albani, themelues i Peja Peace Forum, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, Tina Ramirez nga Hardwired Global, kryetari i Rotary Club Peja, Ilir N. Albani, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, akademikë dhe të ftuar.

Tags: 11 shtatori Kosova Kullat Binjake SHBA

Continue Reading

Previous: Trump nga Pentagoni: Irani nuk do të ketë kurrë, kurrë një armë bërthamore
Next: Studentë iranianë kthehen nga Rusia me njohuri mbase vdekjeprurëse rreth dronëve dhe IA-së

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026
Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën 3 min read
  • Ballkan

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën

The Geopost October 27, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.