Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Në Serbi arrestohet një person për “spiunazh”, në Kosovë thonë se dha informacione për një varrezë masive

The Geopost July 31, 2026 4 min read
Share the news

Një person me inicialet R.T., i lindur në vitin 1980 dhe me origjinë nga Istogu i Kosovës, është arrestuar në Kralevë të Serbisë nën dyshimin për spiunazh, raportojnë mediat serbe.

Sipas agjencisë Tanjug, Gjykata e Lartë në Kralevë i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në këtë qytet.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Prokuroria e Lartë në Kralevë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht arrestimin. As autoritetet serbe nuk kanë dhënë detaje të plota mbi akuzat ndaj tij.

Sipas raportimeve të mediave serbe, R.T. dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me shërbimin informativ në Kosovë dhe se ka mbledhur e dorëzuar informacione lidhur me aktivitetet e pjesëtarëve të dikurshëm dhe aktualë të Ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe strukturave të tjera të sigurisë.

Në raportime pretendohet gjithashtu se informacionet e mbledhura prej tij kanë çuar në arrestimin e disa personave serbë në Kosovë dhe në largimin e një numri banorësh serbë nga zona e Zubin Potokut dhe veriu i Kosovës.

Arrestimi ka nxitur reagimin e ministrit në detyrë të Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i cili e ka lidhur rastin me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Hoti ka pretenduar se personi i arrestuar ka ndihmuar në zbulimin e një lokacioni ku dyshohet për ekzistencën e një varreze masive në Kalludër të Vogël, në Zubin Potok.

“Ky nuk është shtet që kërkon drejtësi. Ky është një aparat shtetëror që vazhdon të mbrojë kriminelët, të frikësojë dëshmitarët dhe të pengojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai e ka cilësuar arrestimin si “tentim-vrasje ndaj së vërtetës” dhe ka pretenduar se bëhet fjalë për një përpjekje për të penguar procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Megjithatë, Hoti nuk ka dhënë prova apo informacione konkrete që do të konfirmonin se arrestimi i R.T. lidhet drejtpërdrejt me informacionet për varrezën e dyshuar masive në Zubin Potok. Po ashtu, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se personi i arrestuar është i njëjti R.T. që në të kaluarën kishte dhënë informacione lidhur me këtë lokacion.

Arrestimi ka ndodhur vetëm disa ditë pasi autoritetet e Kosovës nisën gërmimet në Kalludër të Vogël, ku dyshohet për ekzistencën e një varreze masive.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka konfirmuar më 30 korrik se gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje mortore me origjinë njerëzore. Sipas tij, identifikimi i viktimave do të kërkojë kohë, pasi mbetjet do t’i nënshtrohen analizave të ADN-së.

Institucionet e Kosovës dyshojnë se lokacioni mund të jetë i lidhur me zhdukjen e 23 civilëve shqiptarë nga Mitrovica, të zhdukur në prill të vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se lidhja e parë e dyshuar e institucioneve me lokacionin është pikërisht me këtë grup personash të zhdukur, por ka theksuar se identiteti i mbetjeve mortore mund të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe analizave përkatëse.

Ndërkohë, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi kanë bërë të ditur se informacioni për një varrezë të mundshme masive në këtë zonë është verifikuar për më shumë se dy dekada.

Sipas këtyre organizatave, informacioni për një varrezë të mundshme masive në Kalludër të Vogël ishte bërë publik më 7 janar 2013, kur gazeta “Zëri” kishte publikuar deklaratën e një personi me inicialet R.T., i cili kishte folur për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë dhe varrosjen e trupave të tyre në luginën e fshatit.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse personi i arrestuar në Kralevë është i njëjti R.T. që kishte dhënë këto informacione. Deri në një konfirmim zyrtar nga autoritetet serbe, lidhja mes arrestimit dhe gërmimeve në Zubin Potok mbetet e pakonfirmuar.

Tags: Kosovë Serbi

Continue Reading

Previous: Ambasada gjermane për deklaratat e Vuçiqit: Gjermania mbështet sovranitetin e Kosovës
Next: Bastiset shtëpia e një të dyshuari për krime lufte në Zubin-Potok, sekuestrohen prova nga periudha e luftës

Freya, sistemi raketor që mund të zëvendësojë Patriot dhe të jetë mburojë për Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Freya, sistemi raketor që mund të zëvendësojë Patriot dhe të jetë mburojë për Evropën

The Geopost August 15, 2026
Polonia rrit ushtrinë mbi 220 mijë efektivë, synon 500 mijë deri më 2039 1 min read
  • Botë
  • News

Polonia rrit ushtrinë mbi 220 mijë efektivë, synon 500 mijë deri më 2039

The Geopost August 15, 2026
Si e fsheh Putini vendndodhjen e tij – zyra identike, takime të regjistruara dhe tren sekret 4 min read
  • Botë
  • News

Si e fsheh Putini vendndodhjen e tij – zyra identike, takime të regjistruara dhe tren sekret

The Geopost August 14, 2026
Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh 2 min read
  • Ballkan
  • News

Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh

The Geopost August 14, 2026
Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 7 min read
  • Botë
  • News

Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

The Geopost August 14, 2026
Matiq: Për pushtetin në Beograd shërbimi sekret rus është autoritet suprem 7 min read
  • Ballkan
  • News

Matiq: Për pushtetin në Beograd shërbimi sekret rus është autoritet suprem

The Geopost August 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.