Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vazhduar hetimet intensive lidhur me arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte kundër popullësisë civile gjatë vitit 1999.
Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, hetimet lidhen me arrestimin e datës 28 korrik 2026 të të dyshuarve me inicialet M.J. dhe M.B., të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullësisë civile”, të sanksionuar sipas nenit 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), për ngjarje të ndodhura në Mitrovicë.
Me urdhër të Gjykatës Themelore, sot është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarit M.J. në Zubin-Potok.
Gjatë bastisjes, në cilësinë e provave materiale, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që, sipas autoriteteve, provojnë se i dyshuari M.J. ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive e ish-Armatës Jugosllave gjatë periudhës së luftës.
Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante hetimore.
Në fund të komunikatës, Policia thekson se mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, të trajtojë të gjitha rastet penale, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës.

Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort
Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit
Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike
SHBA-ja reagon pasi Kina dhe Rusia thellojnë bashkëpunimin në Arktik
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB kërkon që Bosnja të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e saj
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?