Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Senati amerikan miraton projektligjin për sanksione ndaj Rusisë

The Geopost August 8, 2026 2 min read
Share the news

Senati amerikan, i udhëhequr nga republikanët, ka miratuar një projektligj dypartiak për sanksione ndaj Rusisë, një nismë e udhëhequr nga senatori republikan i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, para vdekjes së tij të papritur muajin e kaluar, në moshën 71-vjeçare.

Projektligji, i miratuar të premten me 86 vota pro dhe 11 kundër, synon të godasë ekonominë ruse dhe t’i japë fund luftës që nisi në vitin 2022, kur presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, konflikt që prej atëherë ka shkaktuar mijëra viktima civile, shkruan npr.

Plani parashikon sanksione ndaj drejtuesve të lartë rusë dhe vendosjen e masave të ashpra ndaj vendeve që blejnë naftë dhe gaz natyror nga Rusia. Projektligji i jep presidentit amerikan, Donald Trump mundësinë të vendosë tarifa ndaj këtyre vendeve importuese, deri në 100 për qind për blerësit kryesorë të energjisë ruse, si Kina dhe India. Përveç kësaj, projektligji zgjat edhe sanksionet ndaj Iranit.

Pak para vdekjes së tij, Graham u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të mbështetur projektligjin. Pas vdekjes së tij, kolegët e Grahamit në Senat thanë se do ta emërtonin legjislacionin në nder të tij.

Projektligji duhet të miratohet ende nga Dhoma e Përfaqësuesve përpara se t’i dërgohet presidentit për ta nënshkruar. Trump ka sinjalizuar mbështetjen e tij për projektligjin, ashtu si edhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Megjithatë, republikani nga Luiziana nuk do të ketë shumë vota për të humbur, pasi disa demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve kanë shprehur kundërshtim ndaj projektligjit. Ata janë të shqetësuar veçanërisht për faktin se nisma i jep Trumpit kompetenca të reja për vendosjen e tarifave.

Tags: Amerika Rusia SHBA

Continue Reading

Previous: Gazetarët po largohen nga Serbia: Kërcënime, mbikëqyrje dhe ndjekje penale ngrenë alarmin për lirinë e medias
Next: NATO forcon praninë në Arktik, Belgjika dërgon forca ushtarake në Grenlandë

Ambasada amerikane: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ambasada amerikane: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës

The Geopost September 24, 2026
Vëzhguesit rusë të zgjedhjeve në Bosnjë përfshijnë një senator nën sanksione perëndimore dhe një ish-kolonel të GRU-së 9 min read
  • News

Vëzhguesit rusë të zgjedhjeve në Bosnjë përfshijnë një senator nën sanksione perëndimore dhe një ish-kolonel të GRU-së

The Geopost September 24, 2026
Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm 6 min read
  • Botë

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

The Geopost September 24, 2026
Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi 8 min read
  • Analiza
  • News

Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi

The Geopost September 24, 2026
Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, synon praninë e 15 mijë trupave të SHBA-së 2 min read
  • Botë
  • Siguri

Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, synon praninë e 15 mijë trupave të SHBA-së

The Geopost September 24, 2026
SHBA ndryshon fokusin strategjik, Whitaker: Evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj 1 min read
  • Botë
  • Siguri

SHBA ndryshon fokusin strategjik, Whitaker: Evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj

The Geopost September 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.