Në korrik të vitit 2026, më shumë civilë u vranë ose u plagosën se në çdo muaj tjetër që nga marsi i vitit 2022, bëri të ditur sot Misioni i Kombeve të Bashkuara për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë (OKB).
Sipas të dhënave të Misionit të OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, të paktën 437 civilë janë vrarë dhe 2.610 të tjerë janë plagosur gjatë korrikut.
Këto shifra paraqesin një rritje prej 30 për qind krahasuar me muajin qershor dhe prej 70 për qind në raport me korrikun e vitit 2025.
“Numri i civilëve të vrarë është më i larti i regjistruar që nga maji i vitit 2022”, thuhet në njoftimin e misionit të OKB-së.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë dhe të plagosur gjatë korrikut ishte më i larti i regjistruar brenda një muaji që nga marsi i vitit 2022.
OKB-ja ka paralajmëruar se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta, pasi procesi i verifikimit të rasteve vazhdon. Rritja e numrit të viktimave lidhet me intensifikimin e sulmeve të forcave ruse ndaj qyteteve dhe zonave të banuara në Ukrainë.

Empatia strategjike: Ndërtimi i kohezionit politik në të gjitha krahët e NATO-s
Suedia paralajmëron se ushtria robotike e Putinit po synon zgjedhjet gjermane dhe franceze
Kosova nderon viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit
Budanov: Evropa më në fund po vetëdijesohet për luftën hibride të Rusisë
Rutte: Rusia është kërcënim afatgjatë, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen dhe të rrisë mbështetjen për Ukrainën
Një projektligj i ri nxjerr në pah përçarjet në Iran për masat e ashpra të sigurisë në kohë lufte