Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Oda Ekonomike Amerikane: Gazi i lëngshëm natyror amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën

The Geopost June 5, 2026 3 min read
Share the news

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (LNG) dhe zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme të gazit ta trajtojë si prioritet strategjik kombëtar.

OEAK thekson se përveç përfitimeve ekonomike dhe energjetike, një orientim i tillë do të forconte edhe më tej bashkërendimin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partnerin e saj më të rëndësishëm strategjik.

“Sistemi energjetik i Kosovës vazhdon të mbështetet në masë të madhe në termocentralet e vjetruara me linjit, ndërsa importi i energjisë elektrike vazhdon të jetë barrë e konsiderueshme për ekonominë. Remontet e planifikuara të kapaciteteve ekzistuese gjeneruese, rritja e kërkesës për energji dhe ekspozimi gjithnjë e më i madh ndaj luhatjeve të tregut e theksojnë edhe më shumë nevojën për një miks energjetik më të diversifikuar dhe më rezistent”, thuhet në njoftim.

Oda Amerikane rikujton se projekte të rëndësishme të infrastrukturës së LNG-së dhe të ndërlidhjes energjetike po zhvillohen në mbarë Evropën Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për shtetet që të sigurojnë qasje në burime të diversifikuara të gazit dhe të forcojnë sigurinë e tyre energjetike.

“Ndërsa, vendet fqinje po pozicionohen brenda këtyre korridoreve të reja energjetike, Kosova rrezikon të mbetet jashtë një arkitekture rajonale që po bëhet gjithnjë e më përcaktuese për konkurrueshmërinë ekonomike dhe sigurinë afatgjate të furnizimit.

Sfida me të cilën përballet Kosova nuk është më disponueshmëria e furnizimit, por gatishmëria e vendit për ta shfrytëzuar atë”, thuhet tutje.

OEAK thekson më tej se kjo kërkon investime strategjike në infrastrukturë, modernizimin e kornizës ligjore dhe rregullatore për gazin natyror, si dhe angazhim më të fuqishëm me partnerët strategjikë. Investimi në infrastrukturën që mundëson qasjen në LNG nga SHBA-ja do të kontribuonte edhe në forcimin e bashkërendimit strategjik të Kosovës, në një kohë kur siguria energjetike dhe siguria gjeopolitike janë gjithnjë e më të ndërlidhura.

“Përtej forcimit të sigurisë energjetike, qasja në gaz do të ndihmonte në uljen e varësisë nga importet e kushtueshme të energjisë elektrike, do të ofronte fleksibilitet më të madh për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe do të rriste konkurrueshmërinë e industrive të Kosovës në një kohë kur kërkesat rregullative të Bashkimit Evropian, që lidhen me emetimet e karbonit po bëhen më rigoroze dhe si të tilla do të afektojnë eksportuesit.

Rrjedhimisht, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bën thirrje Qeverisë që të demonstrojë vullnetin politik duke ndërmarrë hapa konkretë drejt integrimit të Kosovës në rrjetet rajonale të gazit. Mungesa e veprimit rrezikon të zgjasë cenueshmërinë energjetike të vendit dhe të kufizojë potencialin e tij ekonomik, ndërsa veprimi në kohë mund të ndihmojë në sigurimin e një të ardhmeje energjetike më të qëndrueshme, më konkurruese dhe më të sigurt”, thuhet në reagim.

Tags: Gazi Kosova Osa amerikane

Continue Reading

Previous: SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Next: Biserko: Serbia kontrollon votën e serbëve të Kosovës përmes presioneve dhe shantazheve

Rashiq kundër Vuçiqit, por në konflikt me narrativin për Kosovën 5 min read
  • Ballkan
  • News

Rashiq kundër Vuçiqit, por në konflikt me narrativin për Kosovën

The Geopost June 5, 2026
Vlahoviç: Vuçiq nuk mund ta shikojë me qetësi Malin e Zi të afrohet me Evropën 3 min read
  • Ballkan

Vlahoviç: Vuçiq nuk mund ta shikojë me qetësi Malin e Zi të afrohet me Evropën

The Geopost June 5, 2026
Si Serbia dhe Rusia kanë lidhje të thella historike dhe partneritet të veçantë, përfshirë propagandën 3 min read
  • Ballkan
  • News

Si Serbia dhe Rusia kanë lidhje të thella historike dhe partneritet të veçantë, përfshirë propagandën

The Geopost June 5, 2026
Biserko: Serbia kontrollon votën e serbëve të Kosovës përmes presioneve dhe shantazheve 8 min read
  • Ballkan
  • News

Biserko: Serbia kontrollon votën e serbëve të Kosovës përmes presioneve dhe shantazheve

The Geopost June 5, 2026
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

The Geopost June 5, 2026
Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi 3 min read
  • Botë
  • News

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

The Geopost June 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.