Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

The Geopost August 22, 2026 2 min read
Share the news

Kremlini ka vazhduar fushatën e tij propagandistike lidhur me Kosovën, duke përsëritur narrativat e Beogradit për gjendjen e komunitetit serb dhe duke akuzuar institucionet e Kosovës për “shtypje mbi baza etnike”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka pretenduar se gjoja serbët në Kosovë po “shtypen para syve” të misioneve ndërkombëtare, duke fajësuar NATO-n, Bashkimin Evropian dhe OKB-në për atë që ajo e cilësoi si “miratim të heshtur” të zhvillimeve në Kosovë.

“Shtypja e njerëzve në Kosovë dhe M… mbi baza etnike po ndodh me miratimin e heshtur të misioneve ndërkombëtare të vendosura atje nën kujdesin e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe OKB-së”, ka pretenduar Zakharova, në një komunikatë të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, transmeton KosovaPress.

Ajo ka pretenduar se situata e serbëve në Kosovë është bërë “vërtet katastrofike”, duke përsëritur disa prej pretendimeve që prej vitesh promovohen nga Beogradi dhe Moska lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

Duke çuar përpara narrativat serbo-ruse, ajo tha se gjoja serbët “po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre me forcë”, ndërsa ka akuzuar institucionet e drejtësisë në Kosovë për “sajimin masiv” të procedurave penale dhe për “veprime frikësimi”.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se është rritur numri i rasteve të përdorimit “qartësisht joproporcional të forcës, deri në torturë”, ndërsa ka përmendur edhe rrënimin e objekteve pa leje në Ujman.

Në deklaratën e saj, zëdhënësja e diplomacisë ruse ka sulmuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për “serbofobi fanatike dhe të pakontrolluar”.

“Kredoja e tij politike bazohet në serbofobi fanatike dhe të pakontrolluar”, ka thënë Zakharova.

Ajo ka kritikuar edhe vendet perëndimore, duke pretenduar se “mosveprimi” i tyre po inkurajon atë që e ka cilësuar si “spastrim etnik të Kosovës”.Deklaratat e zyrtares së lartë ruse vijnë në linjë me qëndrimin tradicional të Kremlinit dhe Beogradit ndaj Kosovës, e të cilat vazhdimisht e paraqesin situatën në vend përmes narrativave që e akuzojnë institucionet për gjoja diskriminim dhe presion ndaj serbëve.

Rusia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe mbështet qëndrimin e Serbisë në forumet ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Deklaratat e zyrtares së lartë ruse vijnë në linjë me qëndrimin tradicional të Kremlinit dhe Beogradit ndaj Kosovës, e të cilat vazhdimisht e paraqesin situatën në vend përmes narrativave që e akuzojnë institucionet për gjoja diskriminim dhe presion ndaj serbëve.

Rusia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe mbështet qëndrimin e Serbisë në forumet ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Tags: Kosova Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe – kujt i kishin dhënë informacione?
Next: Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

Vulin paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës 6 min read
  • Ballkan

Vulin paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës

The Geopost October 7, 2026
Diaspora serbe përballë Vuçiqit: Letër kongresistit amerikan Joe Wilson për pengesat në votim 3 min read
  • Ballkan

Diaspora serbe përballë Vuçiqit: Letër kongresistit amerikan Joe Wilson për pengesat në votim

The Geopost October 7, 2026
Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi: Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime 4 min read
  • Ballkan

Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi: Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime

The Geopost October 7, 2026
Serbia dënon me vetëm një vit burg në shtëpi anëtarin e grupit të dyshuar për sabotime ruse në Evropë 2 min read
  • Ballkan

Serbia dënon me vetëm një vit burg në shtëpi anëtarin e grupit të dyshuar për sabotime ruse në Evropë

The Geopost October 7, 2026
BE-ja përgatitet për zgjerim: Integrim më i hershëm, por edhe masa më të ashpra pas anëtarësimit 3 min read
  • Ballkan

BE-ja përgatitet për zgjerim: Integrim më i hershëm, por edhe masa më të ashpra pas anëtarësimit

The Geopost October 7, 2026
“29 nga 72 diplomatët rusë janë të lidhur me inteligjencën – politologu zbulon rrjetin e ndikimit të Moskës në Serbi 3 min read
  • Ballkan

“29 nga 72 diplomatët rusë janë të lidhur me inteligjencën – politologu zbulon rrjetin e ndikimit të Moskës në Serbi

The Geopost October 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.